Departamenti i Mjedisit
Prof. Dr. Jamarbër Malltezi
Drejtues i Departamentit të Mjedisit.
Ish student i Dhjetorit 1990 dhe aktivist në lëvizjet studentore që u përballën me diktaturën komuniste dhe triumfuan.
Prof. Malltezi kreu studimet e larta në degën Biologji kursi special 5-vjeçar në vitet 1990-1995.
Si fitues i bursës Fulbright kreu studimet Master Shkencor në University of Maryland at College Park.
Kreu studime pasuniversitare edhe në universitete të tjera përfshi doktoraturën për cilësinë e ujrave bregdetare të Sarandes në Universitetin Bujqësor të Tiranës, cikle kursesh pasuniversitare pranë Universitetit Stanford, Georgetown, etj.
Profesor i planifikimit mjedisor të përdorimit të tokës.
Konsulent mjedisi për shumë kompani dhe organizata ndërkombëtare prej 25 vitesh përfshi UNDP, WB, etj.
Autor i shumë artikujve shkencor mjedisor dhe bashkëautor në disa punime përfshi Vlerësimin Strategjik Mjedisor të Planit Rregullues të Tiranës në 2012, Vlerësime të Ndikimit në Mjedis, auditime mjediosore dhe zbutje të ndikimeve mjedisore në disa projekte madhore.