Asistencë Ligjore 24/7 për Protestuesit

Berisha nga Spitali i Traumës: Kliti Hoti u shënjestrua për t’u vrarë me urdhër politik të Edi Ramës! PD do të përballet dhëmb për dhëmb me regjimin

PRONONCIMI PËR MEDIA I KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NGA AMBIENTET E SPITALIT TË TRAUMËS

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama për plagosjen e deputetit demokrat të Shkodrës, Kliti Hoti, i cili u qëllua me armë gjatë protestës së sotme dhe po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës.

Në një deklaratë për mediat nga ambientet e spitalit, ku shkoi për të vizituar deputetin e plagosur, Berisha e cilësoi ngjarjen si një tentativë për vrasje me prapavijë politike, duke e konsideruar përgjegjës personalisht Edi Ramën.

Sipas Berishës, Hoti nuk po ushtronte asnjë akt dhune, por po qëndronte pranë protestuesve të dhunuar nga policia, në cilësinë e deputetit dhe mjekut. Ai theksoi se efektivët e kanë marrë në shenjë dhe e kanë qëlluar në drejtim të kraharorit, ndërsa plumbi e ka kapur në shpatullën e djathtë.

Berisha u ndal edhe te gjendja shëndetësore e deputetit, duke bërë të ditur se ai kishte një plagë të thellë, me djegie përreth, si dhe një kontuzion në mushkëri. Sipas tij, në momentin e deklaratës mjekët po kryenin skanerin dhe analizat e tjera për të përcaktuar plotësisht dëmtimet dhe vendndodhjen e plumbit.

Kryetari i PD-së e cilësoi plagosjen e deputetit si një përshkallëzim të rëndë të situatës politike, duke deklaruar se me këtë akt, sipas tij, Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës.

“Ky akt kriminal i Edi Ramës është dëshmia më e madhe se ai kërkon konflikt të hapur. Kur një deputet në detyrën e tij, në funksion të deputetit dhe të mjekut, qëllohet me armë, Edi Rama de facto i shpall luftë popullit opozitar dhe asaj force politike”, deklaroi Berisha.

Ai paralajmëroi një reagim të fortë politik nga Partia Demokratike, duke theksuar se opozita do të mobilizojë të gjitha kapacitetet e saj për t’u përballur me qeverinë.

“Partia Demokratike do të mobilizohet me të gjithë potencialin e saj për t’u ndeshur, për t’u përballur dhëmb për dhëmb me këtë regjim kriminal. O sot, o kurrë kundër tij”, u shpreh Berisha.

Gjatë deklaratës, kryedemokrati foli edhe për bilancin e protestës, duke theksuar se numri i të plagosurve ka kaluar 70 persona. Sipas tij, rreth 50 protestues janë trajtuar në strukturat spitalore, ndërsa mbi 20 të tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore në një qendër të ngritur pranë zonës së Tajvanit.

Berisha akuzoi gjithashtu Policinë e Shtetit për përdorim të tepruar të forcës dhe tha se paraqitja e efektivëve si të plagosur synonte të krijonte një perceptim të rremë mbi atë që ndodhi gjatë protestës.

I pyetur nëse PD do të organizojë një protestë të menjëhershme pas plagosjes së deputetit, Berisha tha se vendimet do të bëhen publike, duke nënvizuar se opozita po shqyrton strategjinë e mëtejshme.

Berisha komentoi edhe reagimin e ministrit të Brendshëm, Ervin Demo, për pezullimin e efektivit të përfshirë në plagosjen e deputetit. Ai e cilësoi këtë masë të pamjaftueshme, duke theksuar se edhe në raste të mëparshme pezullimet e policëve nuk kanë sjellë largimin e tyre nga detyra.

Në përfundim, lideri i PD-së e konsideroi plagosjen e Kliti Hotit një apel për qytetarët shqiptarë që të reagojnë kundër qeverisë.

“Ky rast është një kushtrim, është një apel për çdo shqiptar. Duhet të ngrihemi dhe të largojmë me të gjitha mjetet këtë regjim kriminal”, përfundoi Berisha.

PRONONCIMI I PLOTË

Para kamerave, në sytë e të gjithë shqiptarëve, me urdhër politik të Edi Ramës, u qëllua për t’u vrarë, në tentativë për t’u vrarë, deputeti i Partisë Demokratike i qarkut Shkodër, doktor Kliti Hoti, i cili gjatë gjithë kësaj periudhe në cilësinë e në funksionin e deputetit dhe të mjekut ka qëndruar me një përkushtim të madh pranë të gjithë protestuesve të agresuar barbarisht pa asnjë motiv, pa asnjë motiv nga narkobanditët e Edi Ramës për të shpëtuar lëkurën e Edi Ramës.

Deputeti Kliti Hoti siç e panë të gjithë shqiptarët nuk ishte po po vraponte pas një një një protestuesi që po e trajtonin shtazërisht narkobanditët dhe ata e qëllojnë në distancë, e marrin në shenjë zemre por Zoti, një fuqi e mbinatyrshme, instinkti i kthjellët bën një rrotullim të lehtë dhe arma shkrehet në shpatullën e tij.

Plumbi kap shpatullën e tij, shpatullën e djathtë. Një goditje nga afër shumë e rëndë me një plagë të thellë me djegie përreth se kushedi ç’plumba kanë këta, me djegie përreth, sikur të ishte ndonjë plumb që quheshin dum-dum, nga ata që kanë eksploziv kur shpërthejnë me shtypje të keqe, me shtypje të fortë të një pjese të mushkërisë.

Tani po vazhdojnë analizat e tjera por ky akt kriminal i Edi Ramës është dëshmia më e madhe se ai kërkon konflikt të hapur. Kur një deputet në detyrën e tij në funksion të deputetit dhe të mjekut qëllohet me snajper, deputeti i forcës kundërshtare, Edi Rama de fakto i shpall luftë popullit opozitar dhe asaj force politike. Dhe me këtë rast ju siguroj se Partia Demokratike do t’i përgjigjet atij në mënyrën më të merituar.

Tani po vazhdojnë analizat e tjera por ky akt kriminal i Edi Ramës është dëshmia më e madhe se ai kërkon konflikt të hapur. Kur një deputet në detyrën e tij në funksion të deputetit dhe të mjekut qëllohet me snajper, deputeti i forcës kundërshtare, Edi Rama de fakto i shpall luftë popullit opozitar dhe asaj force politike. Dhe me këtë rast ju siguroj se Partia Demokratike do t’i përgjigjet atij në mënyrën më të merituar.

Ky rast është një kushtrim, është një apel për çdo shqiptar. Duhet të ngrihemi dhe të largojmë me të gjitha mjetet këtë regjim kriminal. Nga dje gjer sot janë pa të palogosurit e sotit, as vetëm dje, janë mbi 70 të plagosur. 70 të plagosur ua them unë. Rreth 50 janë të trajtuar në dhe ishte komunikata e Ministrisë së Shëndetësisë.

Mbi 20 kanë trajtuar mjekët në qendrën që kanë ngritur afër Tajvanit të plagosur edhe me plagë serioze, fare serioze por që kanë preferuar për arsye të ndryshme të marrin ndihmën aty dhe jo të drejtohen në spital.

Nga këta ka vetëm një narkobandit me një hematomë në kokë që të gjithë të tjerat, asnjë polic, janë sajime si janë të gjithë të përdorur për të simuluar gjoja plagosje dhe lëndime pa pasur asgjë. Po, një polic është me një hematomë, duket se ai është goditur me gurë ose me ndonjë gjë tjetër, nuk e di, por është. Të tjerët i kemi ndjekur, nuk ka asnjë.

Janë të gjithë praktikë e vjetër e narkobanditëve se si të krijojnë përshtypjen, pra gjithsej janë 7 të sjellë këtu, silleshin këtu pa asnjë lloj problemi por silleshin vetëm për të krijuar përshtypjen tek mediat se ka dhe policë të plagosur. Një është. Njëri po, ka marrë një gur, nuk e di çfarë ka hematomë këtu. Është e vërtetë.

Pra, kjo dhunë që shkon në 70 me 1 dëshmon fytyrën e vërtetë të regjimit të Edi Ramës dhe atij Demos i cili është dëshmuar një kriminel i vërtetë me qëndrimet që mban.

Natyrisht kjo është një situatë kritike por në mënyrë absolute Partia Demokratike do mobilizohet me të gjithë potencialin e saj për t’u ndeshur, për t’u përballë dhëmbë për dhëmbë me këtë regjim kriminal. O sot o kurrë kundër tij.

Pyetje: Z. Berisha do të protestoni që sot për këtë akt që ju po e quani kriminal?

Sali Berisha: Që të gjitha do të njoftohen. Kemi të bëjmë me një strategji që duhet të përshtatim dhe do përshtatim ne. Këtë e marrim akt lufte ndaj nesh.

Pyetje: Edhe një pyetje tjetër. Z.Ervin Demo, ministër i Brendshëm ka reaguar për rastin e deputetit Kliti Hoti ku ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të efektivit ku e quan se është një dhunë jo proporcionale dhe shkelje e ligjit nga policia. Jeni të kënaqur me këtë hap të parë të drejtorit të policisë?

Sali Berisha: Ai është një horr në detyrë, ai është një horr në detyrë i cili të njëjtën gjë thanë, a u kujtohet që thanë para një muaji se pesë policë u pezulluan? Ata janë që të gjithë në detyrë duke bërë, duke bërë kamxhikun e protestuesve. Ata janë të gjithë në detyrë. Fytyra e vërtetë e Edi Ramës, Edi Rama ka kërkuar një akt të tillë dhe Demo i pakarakter siç është, nuk mund të shpëlajë fytyrën e zezë të Edi Ramës dhe aktin e tij. E pa e gjithë Shqipëria. Deputeti po ecte. Ata ishin pas gjë në dorë. Një telefon kishte vetëm. Vetëm telefonin, bravo. Telefonin. Ata po ecnin, disa kthehen dhe e qëllojnë si kriminel. E dini si sillen në komisariate me qytetarët? Pyeti pak. Sillen në mënyrën më armiqësore, të cilat sjellje të tilla janë shkas për të sulmuar komisariatet. Sjellje të tilla janë shkas për qytetarët që t’i sulmojnë komisariatet.

Pyetje: Po bëni thirrje për sulm?

Sali Berisha: Jo, nuk po bëj thirrje! Po them se çfarë janë. Se të sillesh ti, njeriu që e ke sjellë që pretendon se e ke sjellë në emër të ligjit aty dhe t’i sillesh si kafshë ndaj tij, atëherë ti e bën objekt sulmi komisariatin. Dhe të garantoj se këtu Edi Rama është i aftë për të zbatuar çdo skenar që beson se me një grusht horrash do mund t’i shpëtojë verdiktit të qytetarëve.

Pyetje: Z. Berisha nga vizita që keni zhvilluar tek deputeti Kliti Hoti, cila është gjendja e tij shëndetësore dhe nga konsulta me mjekët, cilët do të jenë hapat në vijim?

Sali Berisha: Mjekët po po bëjnë një skaner tani dhe po kompletojnë analizat. Nuk është e qartë çështja e plumbit ku ndodhet sepse plaga është e madhe, djegia rreth plagës, edhe njëherë, sikur të jenë plumba dum-dum. Djegie shumë e pazakontë edhe me plumbin e armëve të zjarrit. Edhe me plumat e armëve të zjarrit. Dhe një kontuzion i hershëm i mushkërisë aty çka do të thotë që goditja ka qenë shumë e fuqishme, sepse mushkëria ka një mbrojtje nga kafazi i kraharorit, aq më tepër kur aty ka qenë dhe shpatulla. Pra janë nuk mund të ketë një përgjigje përfundimtare nga mjekët akoma, janë duke u marrë me analizën e të gjithë situatës.

Por nga ana tjetër theksoj se doktor Kliti Hoti qëndronte i vendosur dhe i pamposhtur në misionin dhe vendosmërinë e tij. Kështu që, Edi Rama është përgjegjës personal për këtë tentativë vrasje të deputetit të Partisë Demokratike.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale