Programi
Ku qëndrojmë
PD është një parti konservatore që i përqëndron politikat tek individi dhe liria ekonomike.
Statuti
Statuti i PD njihet si Kushtetuta e Demokratëve dhe ndryshohet me vullnetin e Kuvendit Kombëtar. Ky statut është adoptuar në Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit 2021.
Ekonomia
Sfidat dhe proçeset ekonomiko-financiare globale sot, kërkojnë një politikë të re publike për të rifilluar zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Kjo politikë e re duhet të ketë si bazë reformat strukturore me qëllim promovimin e konkurueshmërisë. Motoja e Partisë Demokratike ndër vite ka qënë pikërisht konkurueshmëria, dhe promovimi i sipërmarrjes. Kjo e fundit përgjatë çdo qeverisjeje të Partisë Demokratike, falë reduktimit të burokracisë, të presionit fiskal dhe të korrupsionit nga ana e qeverisë së Partisë Demokratike, ka shërbyer si katalizator i punësimit dhe i reduktimit të varfërisë.
Politika e Jashtme
Partia Demokratike mbështetet mbi parimet themelore të lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor. Anëtarësimi në BE është objektiv parësor që përfaqëson vullnetin mbizotërues të popullit shqiptar. Forcimi i partneritetit strategjik me ShBA-të, NATO dhe BE, integrimi euro-atlantik i Kosovës, si dhe thellimi i bashkëpunimit me vende të tjera mike janë boshti i politikës sonë të jashtme. Mbrojtja e interesave kombëtare qendron në themel të angazhimit politiko-diplomatik të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Sipërmarrja, Zhvillimi i Biznesit dhe Inovacioni
Një ekonomi e zhvilluar e një vendi të zhvilluar është motoja jonë. Partia Demokratike do që kombi ynë të jetë komb i bizneseve start-up dhe sipermarrjeve. Bërja e Shqipërisë vendi më i mirë për të nisur e rritur një biznes – ështe një nga synimet tona kryesore. Partia Demokratike është parti e taksave të ulëta, e rritjes dhe zhvillimit. Ne i mëshojmë fort përdorimit të nxitësve për sipërmarrjet punuese dhe ato të teknologjisë së avancuar, si dhe ndihmës përmes fondeve për start-upe të të rinjve dhe grave. Ne do të promovojmë çdo liri ekonomike për të siguruar që bizneset në vendin tonë të mund të çlirojnë potencialin e tyre të madh – që ata të mund të investojnë, punësojnë, eksportojnë dhe rriten. Ne do të investojmë në aftësi dhe trajnim, gjë që do të sigurojë që bizneset të mund të gjejnë dhe punësojnë punëtorët që u nevojiten. Rregullimi i mirë është thelbësor për biznese të suksesshme: ne do të përpiqemi të arrijmë ekuilibrin e duhur rregullator midis mbështetjes së praktikave të shkëlqyera të biznesit dhe mbrojtjes së punëtorëve, konsumatorëve dhe mjedisit
Sporti
Programi Kombetar i PD per SPORTIN ka mision te reformoje dhe rikonceptoje infrastrukturen organizative e institucionale dhe te pershtase e permiresoje kornizen ligjore mbi te cilat zhvillohet sporti. Sporti me vehte – Strategji kombetare per sportin, per nje Shqiperi aktive, per nje komb energjik, per nje shoqeri vitale dhe te shendetshme. Dyfishim i buxhetit te sportit – Fondet per sportistet e traineret, kampionet dhe rekordmenet jo per zyrat dhe xhepat e zyrtareve.
Arti & Kultura
Kultura është gjuha e përbashkët që karakterizon një shoqëri, dhe përfshin, përveç arteve dhe letrave, mënyrën e jetesës, të drejtat themelore të njeriut, sistemet e vlerave, traditat dhe besimet. Kjo është arsyeja pse projekti ynë është kulturor, emancipues, një përgjigje ndaj barrierave të padukshme të krijuara nga shoqëria. Kultura dhe trashëgimia kulturore dhe kultura është ADN-ja e një kombi e në projektin tonë do të jenë kartvizita e Shqipërisë.
Pyjet & Burimet Natyrore
Për një Shqipëri të Gjelbër. Sigurimi i zhvillimit dhe përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore pyjore dhe kullosore. Promovimi i bio ekonomisë bazuar në pyje duke përfshirë ekoturizmin. Zhvillimi i aftësive profesionale dhe fuqizimi i kapaciteteve teknike menaxheriale. Mbrojtja e biodiversitetit, restaurimi, ripyllëzimi dhe zgjerimi i pyjeve, dhe zonave të mbrojtura, për të rikthyer humbjen e biodiversitetit dhe për të siguruar ekosisteme pyjore elastike dhe shumëfunksionale nga ndikimi i ndryshimeve klimatike. Stimujt financiarë për pronarët dhe menaxherët e pyjeve. Monitorimi strategjik i pyjeve, kullotave dhe biodiversitetit. Një agjendë e fortë kërkimi dhe inovacioni me nje kuader ligjor gjithëpërfshirës dhe koherent i qeverisjes pyjeve kullotave dhe biodiversitetit.