Po, një fjalë për nëpunësit. Do doja të kujtonim edhe një herë thirrjen e vazhdueshme të Kryetarit të Partisë Demokratike, Z. Sali Berisha, për nëpunësit e administratës. Ne kemi respektin më të madh për nëpunësit e shtetit që kryejnë detyrën e tyre me ndershmëri, me profesionalizëm dhe në shërbim të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ata nuk duhet të tremben, duhet të vazhdojnë ta kryejnë detyrën e tyre, edhe një herë, e kryejnë për gjithë qytetarët shqiptarë, kurrsesi për satrapët e patronazhistëve. Besoj se është e qartë për publikun që vendosmëria e Partisë Demokratike për t’i shkuar deri në fund, për t’i gjetur të gjithë, secilin, dhe për t’i vendosur përballë ligjit është shumë e madhe. Theksoj: shumë e madhe.

Deklaratë për Shtyp
Skandali me koncesionin e hemodializës/ Spahia: Ky model klientelist duhet të marrë fund. Rama të japë dorëheqjen dhe t’u hapë rrugë institucioneve që të hetojnë korrupsionin pa pengesa
Deklarata e deputetit të PD, Bardh Spahia: Koncesioni i hemodializës është një tjetër dëshmi e mënyrës se si Edi Rama e ka përdorur shëndetësinë jo

