Mirëmbrëma demokratë!
Dr. Berisha, përshëndetje! Z.Meta, përshëndetje!
Unë jam ish-student i dhjetorit i ’90-tës.
Tre momente do ndaj bashkë me ju, miqtë e mi.
Momenti i parë ishte më datën 9 dhjetor, një përplasje me regjimin. Një pedagog i moshës sime sot, kishim goxha diferencë moshe më thotë: Miku im, jemi me ju, por e kemi të pamundur të dalim aty ku keni guxuar ju të përballeni me diktaturën. Pse e kujtova këtë moment?
Shqipëria sot po kalon momente të vështira. Sot sistemi demokratik është kapur nga regjimi. Kemi një detyrë të vështirë përpara. Unë sot i them mikut tim të vjetër, pavarësisht se kam këtë moshë, me dy djem: Unë sot guxoj akoma përsëri.
Miqtë e mi, ne duhet të guxojmë, për sot dhe për nesër. Duhet të guxojmë, sepse Shqipëria për hir të së vërtetës po kalon momente të vështira.
Dikush më thotë, a ka shpresë?
Po, ka shpresë. Shumë shpresë. Shpresa jemi ne!
Faleminderit, ju përshëndes!