EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë mbledhjes me grupin parlamentar në nisje të sesionit të ri të Kuvendit, është shprehur se opozita do të shumëfishojë denoncimet dhe përpjekjet për të çmontuar qeverinë e krimit të Edi Ramës.
‘Është tmerrësisht e vështirë ulja në atë sallë, por detyrime më supreme ndaj zgjedhësve tanë, na detyrojnë ne që jo vetëm që të ulemi, por të shumëfishojmë përkushtimin tonë, të shumëfishojmë alternativën tonë për qytetarët shqiptarë dhe denoncimet në të gjitha drejtimet të këtij regjimi që kryesohet nga një njeri, sot më i diskredituari në Ballkan dhe Europë, pas Putinit dhe Lukashenkos’, tha Berisha.
Gjatë fjalës së tij, Berisha vuri theksin edhe tek dy skandalet e mëdha, atë të djegësave dhe sterilizimit. Kryetari i PD-së, deklaroi se Skapi i partisë kërkon që të amnistojë Erion Veliajn dhe Ilir Beqjan, por ata janë të pa amnistueshëm pasi kanë firmat e tyre si provë.
Duke folur për realitetin politik, Berisha tha se ‘Parlamenti nis punimet me një aleancë të re. Aleanca Rama-Doshi-Brava është realiteti i ri. Por edhe kjo është aleancë krimi, e cila do të përfundojë së bashku me regjimin e krimit. E them këtë sepse pas zgjedhjeve vendore janë bërë evidente, çka ishte e njohur. Kjo aleancë ka dalë në shumë bashki në poste të ndryshme’.
FJALA E PLOTË
Ju përshëndes përzemërsisht.
E nisim këtë sesion parlamentar, në sesionin e betejave më të fuqishme kundër këtij regjimi të damkosur në shkallë maksimale, në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar.
Unë e kuptoj që për mënyrën si funksionon parlamenti, ai funksionon si një parlament cubash, hajdutësh dhe njerëz që nuk kanë, nuk njohin as ligj, as moral, as kushtetutë, as rregullore. Institucioni në të cilin të drejtat e deputetëve dhe për rrjedhojë të atyre që përfaqësojnë deputetët, shkelmohen çdo orë, çdo ditë. Parlament i cili është totalisht në funksion të regjimit të Edi Ramës, regjimit të krimit, drogës dhe vjedhjeve.
Parë në këtë kontekst, është tmerrësisht e vështirë ulja në atë sallë, por detyrime më supreme ndaj zgjedhësve tanë, na detyrojnë ne që jo vetëm që të ulemi, por të shumëfishojmë përkushtimin tonë, të shumëfishojmë alternativën tonë për qytetarët shqiptarë dhe denoncimet në të gjitha drejtimet të këtij regjimi që kryesohet nga një njeri, sot më i diskredituari në Ballkan dhe Europë, pas Putinit dhe Lukashenkos.
Vera e nxori lakuriq Edi Ramën. Ishte një verë në rrafshin rajonal ku ai u paraqit siç është, një gangster, një gangster i vërtetë që nuk respekton asnjë normë, asnjë parim. Por kjo verë i preu biletën atij. Mjafton të rikujtoj këtu qëndrimet e tij ndaj Kosovës, antikombëtare, antishqiptare, por qëndrime që shkelin çdo kod në marrëdhëniet e fqinjësisë mes dy vendeve.
U vërsul i pari me tërbim duke i vendosur Kosovës sanksione dhe mendoi se Albin Kurtit i erdhi fundi dhe të organizojë funeralin politik. Mori atë që meritonte, mori turpin dhe shpërfilljen gjer në asgjësim. Organizoi turin Ballkanik, turin e vetëposhtërimit, turin e merituar të vetëposhtërimit. U përpoq të zëvendësonte Lajçakun dhe Eskobar dhe të dilte tani ky si ndërmjetësues ndërkombëtar për zgjidhjen e problemeve. Hartoi një draft me ekspert të shquar për problemin më nevralgjik që është çështja e asocasionit, por edhe drafti edhe përpjekja përfundoi në koshin e humorit, talljes dhe përçmimit që meritonte.
Edi Rama është turpi i Shqipërisë, turpi i shqiptarëve. Çdo ditë që kalon është një mbulim turpi për ne. Është i vetmi kryeministër në rajon që nuk pranohet nga dy kryeministra të vendeve fqinj, që refuzohet në mënyrën më të merituar. Ai nuk ka më një minutë të qetë në shpirtin e tij, sepse është i zbërthyer tani totalisht, i lidhur këmbë e krye me krimin, drogën, vjedhjen.
Nuk u prit në Athinë. Po sigurisht sepse samiti ishte për vlerat Europiane që duhet të ndajnë vendet e Ballkanit, ishte për një deklaratë historike e cila përbën dokumentin legal të prespektivës Europiane të vendeve të rajonit, me kusht që ata të ju përmbahen vlerave Europiane. Ky shkelmon vlerat Europiane dhe pastaj thotë se policia dhe drejtësia ime e pavarur, më thonë këto gjëra. Mban në burg Fredi Belerin, absolutisht si të burgosur politik., vetëm e vetëm që të skadojë 90 ditëshi i afatit që ai të mos betohet si kryebashkiak i Himarës.
Iu them atyre që besuan se të besosh nacionalizmin e Edi Ramës është si të besosh turpin. Dhe kini kujdes atë që ka thënë Niçja; se ky nacionalizëm është streha e fundit e horrave.
Po ç’ka të bëjë me nacionalizmin respektimi i ligjeve tona? Përkundrazi ka të bëjë me nacionalizmin qytetar, shqiptar sepse ti je njeri i ligjit, i kushtetutës. Se ti për një shqiptar ke shkuar në burg dhe ke dhënë mandatet dhe betimet, sepse ligji po nuk qe i dënuar nuk e ndalon. Shumë thjeshtë, një parim shekullor i prezumimit të pafajësisë.
Kurse këtij që don të ja marrësh me çdo kusht mandatin për pronat e tua, të klanit tënd mafioz dhe klaneve të tjera mafioze, këtij i thua se me thotë policia dhe drejtësia e pavarur që nuk mund të betohet. Ka gjë më të turpshme. Enver Hoxha i bënte këto, por një drejtues i një vendi të lirë nuk e bën dot kurrë këtë. E bën vetëm për interesa të tij mafioze dhe i çon marrëdheniet me një fqinj, i cili për hir të së vërtetës duhet të themi këtu, pavarësisht se ka pasur probleme në marrëdhëniet tona, por në tërësi ka predominuar, bashkëpunimi, miqësia. Greqia në asnjë rast që nga vitet ’90 e gjer dje asnjëherë nuk është bërë pengesë në proceset e integrimit evropian, euroatlantik të Shqipërisë.
Mund të ketë patur rezervat e veta, mund të ketë patur hezitimet, por nuk i ka lejuar vetes kurrë, asnjëherë. Tani të kërkon të zbatosh ligjin tënd dhe i thua po më ndërhyn. Çfarë po ndërhyn. Prevalon interesat mafioze të tij mbi interesat e vendit, mbi idealet demokratike të shqiptarëve dhe natyrisht e çon tjetrin drejt atyre qëndrimeve, që nuk i kanë pasur ndonjëherë. Me fqinjët gjithmonë krijohen probleme, por problemet zgjidhen dhe nuk kanë shkuar ndonjëherë në atë që të na pengojnë apo lobojnë kundër, cilido që ka qenë në pushtet.
Por tani me prevalimin e interesave mafioze të tij do të na vijnë.
Shkon në Bled, si turpi i dheut. Nuk ka kryeministër më të turpshëm se ky. Cila ishte fjala e përfaqësuesit tonë në Bled. Ishte se barsoletat me Putinin dhe Progozhinin. Pat që qeshën në sallë, por media thanë të tjerë u shtangën, ngrijnë nga krahasimit që i bënë BE-së me telefonatën e Putin për ne.
Unë i them këto sepse shqiptarët duhet ta dinë se ky përfaqëson vetëm veten e tij, interesat e tij kriminale dhe pastaj u detyrua të sqarojë se kush ishte autobusi dhe avioni rus.
Shpërthyen në Bled dhe në shtesat e tij pro ruse. Po, nuk i kontrolloi dot, sepse ky është i vetmi kryeministër që lobonte për Vuçiçin që të mos zbatonte sanksionet ndaj Putinit, por të qëndrojë Rusi e vogël.
Afera McGonigal është shpata e Demokleut mbi qafën e një krimineli. McGonigal e pranoi fajin për Deripaskën, thuhet se do të pranojë fajin edhe për Shqipërinë, ç’ka automatikisht e fajëson Edi Ramën, e shpall fajtor Edi Ramën. Ky është kryeministri, ky është krim-kryeministri, turp-kryeministri.
McGonigal do të ketë gjyqin së shpejti, por ne do të bëjmë gjithçka që zëri ynë të dëgjohet në institucionet e SHBA-së. Sepse McGonigal me Edi Ramën ndërmorën veprime, megakorruptive në Shqipëri. U hoqën licenca nafte dhe u dhanë licenca nafte dhe për pasojë Shqipëria gjobitet deri në 300 mlon euro.
U sulmua opozita, u manipuluan dosje, të gjitha në bashkëpunim me njëri-tjetrin, McGonigal me Edi Ramën. Skapi i partisë thotë se ajo është një çështje e shkuar. Jo ne do të dorëzojmë në drejtësi dosjen Rama-McGonigal. Ne do të bëjmë çdo gjë për të krijuar komisionin. Nuk jemi ne që kemi shpikur çështjen McGonigal është Edi Rama, një njeri që nuk respekton asnjë parim, asnjë vlerë, asnjë standard. Që rekruton kryezbuluesin e SHBA sikur të ishte kryezbuluesi i Putin e jo i vendit partner kryesor.
Ju i keni ndjekur vetë aferat e mëdha korruptive. Çdo firmë e tij është një akt kriminale në Partneritet Publik Privat, në koncensione. Çdo firmë e tij.
Ju e shikoni se çfarë ka ndodhur me djegësat. 200 mln euro deri më tani, Elbasani, Fieri dhe Tirana. Djegës nuk ka. Dhe fshehtas marrin edhe 100 mln euro tani për të kaluar tek strategjia që ishte e gatshme në vitin 2013. Dhe këto përpiqen ti kalojë.
Dy afera, vjedhje shekulli, djegësit dhe sterilizimi. Inceneratori i Tiranës ka një emër dhe ai është Erion Veliaj dhe këtij nuk i hyn as gjembi në këmbë. Dhe Erion Veliaj përkundrazi dikton, orienton hetimet. A mund të imagjinoni ju, të akuzohet Arben Ahmetaj për djegësin e Tiranës që ka kundërshtuar 4 herë me shkrim leverdishmërinë e tij dhe herën e 5 e ka firmosur, dhe ‘no coment’ është kompetenca e tij. Akuza se ka pasur në komision një person.
Po sa ka pasur Erion Veliaj në komision, a nuk ka pasur 2 persona. Kush e ndryshoi strategjinë nga landfill në djegës për Tiranën. E ndryshoi Erion Veliaj. Por kush e ndryshoi përsëri strategjinë nga prokurim me çelësa në dorë tek koncesion për 30 vite. Askush tjetër përveç Erion Veliajt. Kush mashtroi për mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe të Qarkut, me firmë Erion Veliaj.
Kush kishte detyrë të raportonte çdo muaj ecurinë me zotim, me shkrim para kryeministrit. Erion Veliaj, por paratë përfundonin në xhepat e Erion Veliaj dhe Edi Ramës dhe prandaj nuk shihej asnjë muaj se çfarë ndodhte, prandaj janë zhdukur, prandaj përpiqen tani të kërkohen se pse janë shpërndarë këtu dhe aty, sigurisht që janë shpërndarë sepse aty ka pasur për ta dhe shumë të tjerë.
Skapi amnistoi Erion Veliajn me urdhër të Ramës. Skapi amnistoi Ilir Beqjan. Por rastisi një gjykatës i cili konstatoi se ligji ishte shkelur në mënyrën më flagrante dhe urdhëroi të hetohet. Kush të hetohet? Njeriu që ka firmat në të gjitha etapat e vjedhjes së tmerrshme me sterizilimin. Firma e tij, Skapi nuk gjeti vepër penale.
Kanë hetuar 3 vite me kontratë falso dhe vetëm pasi i denoncuam ne këtu, dolën e thanë se e kemi gjetur kontratën. Po pse? Sepse Ministria e Shëndetësisë e zhduku kontratën. A ju kujtohet ju zjarri që u vu në arkivin e Ministrisë së Shëndetësisë. Beqja organizoi zjarr për të zhdukur dokumentet. Kishte vendosur 7 firma, 7 kontrata origjinale ekzistojnë.
Tani është koha të veprojmë, të veprojmë.
Afera të tjera më të mëdha janë në horizont, Durrësi, Butrinti e tjera me radhë.
Ne duhet që këtë sesion çdo ditë ta shndërrojmë në një shesh beteje për të bërë transparencë të plotë të gjitha këtyre vjedhjeve. Për të denoncuar.
Ky parlament nuk ka bazë legjitime. Në vitin 2021, 3 ditë pas të gjithë kemi qenë të bindur se zgjedhjet u vodhën, se shqiptarët votuan për ndryshimin, rotacionin. Çfarë tregoi telefonat Sky. Tregojnë trafikun më intensiv të bandave kriminale për rrëmbimin e votave. I rrëzojnë komplet zgjedhjet dhe legjitimitetin. Por ne i pamë vetë me sytë tanë se çfarë ndodhi në farsën e 14 majit. Beteja është mes legjitimes dhe të paligjshmes. Betejë e vështirë, por ne do ta fitojmë këtë betejë bashkë me qytetarët shqiptarë.
Parlamenti nis punimet me një aleancë të re. Aleanca Rama-Doshi-Brava është realiteti i ri. Por edhe kjo është aleancë krimi, e cila do të përfundojë së bashku me regjimin e krimit. E them këtë sepse pas zgjedhjeve vendore janë bërë evidente, çka ishte e njohur. Kjo aleancë ka dalë në shumë bashki në poste të ndryshme.
Por ne nuk impresionohemi. Ne do të vendosim lidhje, bashkëpunim të ngushtë me të gjithë ata që duan të qëndrojnë opozitë e vërtetë. Është një rast edhe njëherë që ti bëjmë thirrje demokratëve kudo që janë të bëjnë gjithçka për bashkimin e tyre, natyrisht duke patur vijë të prerë demarkacioni qëndrimin ndaj Edi Ramës dhe aleatëve të tij, Doshi-Pengu.
Faleminderit!