EKSTRAKT
Në fjalën e tij përmbyllëse në konferencën “Rënia e euros, fituesit dhe humbësit”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se, zgjidhja e vetme për këtë situatë, është largimi i kësaj qeveri.
‘Një gazetare holandeze u tha një të vërtetë shqiptarëve, që aty dalin zyrtarët më të lartë, ministra, qeveritarët të lartë. Sigurisht sepse janë kokat e krimit të organizuar shqiptar. I thashë këto fjalë në mënyrë që krahas masave dhe propozimeve për lehtësimin e situatës, zgjidhja e vetme do ta keni shumë të qartë, është largimi i kësaj qeverie që aktualisht është narkoqeveria e parë dhe e vetme në Europë’, tha Berisha.
Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së, renditi edhe disa prej arsyeve se pse euro ndodhet në këtë gjendje në vendin tonë.
FJALA E PLOTË:
Edhe njëherë dua të ju falënderoj shumë përzemërsisht për praninë tuaj, për ndërhyrjet e vyera të rëndësishme që bëtë për një çështje që përben një çështje themelore për ekonominë dhe financat e këtij vendi.
Një raport i cili për shkaqet që ka, i ka dhënë fuqi toksike euros, monedhës kryesore europiane mbi shoqërinë dhe ekonominë shqiptare.
Ne diskutuam këtu me të drejtë faktorët që kanë ndikuar. Qeveria ashtu është siç thatë, nuk flet, por thotë parasë sonë nuk ja din kush fundin. Banka citon faktorë që sigurisht nuk janë pa ndikim, por harron se ato që citon, sipas të dhënave zyrtare janë shumë herë më pak relevant se sa ç’mund të imagjinojmë.
Turizmi thotë çfarë thotë qeveria, por ka patur të regjistruara 3.2 milion net në vitin 2022. 3. 2 milionë net në Shqipëri. Tani këtu ka informalitet, por imagjinoni 7 milion turist se këta i numërojnë turist edhe vizitorë, nuk i ndajnë. Ne jemi udhëkryq si pozicion udhëkryqi. Vijnë nga gjithë veriu i Europës, kalojnë në Kosovë në Maqedoni, vijnë nga perëndimi ecin drejt lindjes këto i harrojnë, por i quajnë turist. Janë turistë dhe vizitor.
Dua të shtoj një gjë tjetër. Cili është efekti i bitcoinit këtu. Edhe ky është një faktor me efekt jashtëzakonisht problematik. Konvertimin e bitcoinit e bëjnë në lek, por këtu ka rrezik që pas Dubait, kryeqyteti i dytë i bitcoinit të jetë Tirana. Po ju rikujtoj ju, vetëm dy momente. Një vite më parë në kulmin e krizës energjetike, që nuk kishte asnjë arsye. Ua them unë ju, prej 3 vitesh çdo problem energjik në Shqipëri, është ‘man matte’ është i krijuar nga njeriu, nga vjedhja.
Shqipëria fatmirësisht ja kemi dalë falë një strategjie që u ndërmorr dhe ne jemi mbiprodhues energjie. Ne prodhojmë të paktën 2 miliardë kilovat orë energji më shumë se konsumojmë. Dhe ne kemi në basen, mrekulli natyrore e cila shërben si depozitë energji kolosale, por këta vjedhin e vjedhin dhe ndaj krijojnë vetë krizat.
Por kthehem tek ajo e para. Çfarë tha ish-drejtuesi i OSHEE për krizën? Atë tha po e krijojnë impiantet e bitcoin, po e krijojnë serat e bitcoin dhe serat e hashash. Nuk është problemi i energjisë, por cili është ndikimi që kanë ata në monedhën e lekut, në euron. E thashë këtë se të gjitha rrugët të çojnë te krimi. Ngado që ti sillesh kësaj çështje, për fat të keq të del krimi shtetëror i lidhur me krimin e bandave.
Shpërdorimi në dogana dhe tatime nga 250 kontrolle të ushtruara nga Kontrolli i Shtetit, pra jo gjithçka, është 130 miliardë lekë. Kontrabanda e naftës. Imagjinoni, Shqipëria në vitin 2011 me rreth 460 mijë makina të regjistruara, konsumonte 720 mijë ton naftë. Sot Shqipëria konsumon as 500 mijë ton dhe sot ka dyfishin e automjeteve. Sepse vjen me gjemi kontrabandë nga qeveria. Pra nuk ka diskutim që kjo situatë është stigma më e qartë e një narkoshteti. Dhe kjo euro është një narkoeuro.
Ju bëtë një seri propozimesh dhe ne do të promovojmë, mbrojmë propozimet tuaja. Ne do ti paraqesim në parlament propozimet tuaja. Sigurisht janë të arsyeshme, të drejta, nuk zgjidhin themelin, por janë lehtësuese dhe ne duhet ti ndërmarrim. Por një gjë duhet të kemi të qartë, se themeli qëndron tek lidhjet e tmerrshme të krimit të asaj ndërtese dhe ndërtesave përreth.
Të dashur miq!
Ju e mësuat këtë çështjen e këtyre telefonave të kriptuar. A e dini ju që në lokacionin e tyre, përqendrimin më të lartë e arrinte në ndërtesën e Këshillit të Ministrave, ata që i dekriptuan dhe pastaj që i ndiqnin.
Një gazetare holandeze u tha një të vërtetë shqiptarëve, që aty dalin zyrtarët më të lartë, ministra, qeveritarët të lartë. Sigurisht sepse janë kokat e krimit të organizuar shqiptar.
I thashë këto fjalë në mënyrë që krahas masave dhe propozimeve për lehtësimin e situatës, zgjidhja e vetme do ta keni shumë të qartë, është largimi i kësaj qeverie që aktualisht është narkoqeveria e parë dhe e vetme në Europë.
Ju falënderoj shumë për praninë dhe organizimin dhe ju ftoj ta vazhdojmë këtë betejë, sepse jemi absolutisht në një pushtim të egër krimi. Jemi në një pushtim të egër krimi dhe çlirimi nga ky pushtim është misioni më i rëndësishëm sot për çdo qytetar shqiptar.
Faleminderit shumë!