Paditësi Endrin Koleka është paraqitur për aplikimin në zyrat e ATP gati një vit me vonesë. Ligji nr133/2015 I hartuar dhe miratuar nga mazhroanca e Ramës, linte një afat prekluziv prej 90 ditësh.
Në nenin 27 të tij thuhet:
“ATP-ja shqyrton kërkesat e paraqitura dhe që janë të patrajtuara, sipas dispozitave të këtij ligji. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, subjekteve të interesuara u caktohet një afat prekluziv prej 90 ditësh për aplikim në lidhje me njohjen e pronësisë. Ky afat nuk mund të zgjatet dhe as të rivendoset në afat nga gjykata apo ndonjë organ tjetër administrativ”
Edi Rama më datë 5 gusht me anë të një statusi në Facebook me titullin “Historia e një prone e parë nga dy botë të ndryshme” thotë se “Më 06.05.2016 me hyrjen në fuqi të ligjit 133/2015 që u shqyrtua deri në Strasburg , Edrin Koleka paraqet kërkesë në Agjencinë e Trajtimit të Pronave (ATP) për njohjen dhe kthimin e pronës në kufijtë ekzistues, sepse është sipërfaqe e lirë
Deri këtu gjithcka duket në rregull pasi ligji në fjalë të cilit i referohet dhe Rama , ka hyrë në fuqi më datë 9 shkurt të vitit 2016, pra afatet për aplikimin dhe dorëzimin e dokumentave duhet të kishin përfunduar brenda datës 15 maj të atij viti.
E megjithatë Ramën duket se e nxjerr zbuluar në një gënjeshtër vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë, nr 40 datës 19.03.2019. Në pikën pikën 5 të të këtij vendimi ku shprehen dhe pretendimet e palës paditëse thuhet se “Paditësi Edrin Koleka në datë 01.03.2017 ka paraqitur kërkesën për “Njohjen, kthimin apo kompensimin e pronës tokë kullote dhe pyll me sipërfaqe prej 22.4 ha, të ndodhur në fshatin Vuno, Bashkia Himare, Vlorë”, pronë të cilën e ka trashëguar nga gjyshi. Kërkesa e paraqitur nga paditësi ka qenë konform ligjit, e shoqëruar me dokumentacionin e duhur ligjor dhe hartografik”
Pra vetë Edrin Koleka thotë se është paraqitur në ATP rreth 1 vit me vonëse, përkundër pretendimeve të Ramës që i afron me gati një vit. Në fakt ATP këtë kërkesë nbuk duhej ta kishte marrë fare parasysh pasi ka tejkaluar çdo afat ligjor. Çdo qytetar tjetër, do e kishte humbur përfundimisht në baze të ligjit të nxjerrë nga vetë Edi Rama, të drejtën e aplikimit për pronën e tij. Pra vetë ATP ka shkelur ligjin me të dyja këmbët.
2.Ajo çka më e bën dhe më skandaloze këtë histori, është fakti se dokumentat ligjorë jo vetëm janë dërguar jashtë çdo afati ligjor, por kanë dhe mangësi të theksuara, të cilat çojnë në dyshime të arsyeshme se kemi të bëjmë më nje falsifikim të tyre, ku duket se janë vënë në rresht të gjitha institucionet.
Në pikën 5 të vendimit të Gjykatës Paditësit pretendojnë se kanë dorëzuar një mori dokumentash dhe mes të tjerave
1.Vendimin nr.779, datë 12.05.2013 të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë
2. Vërtetim Bashkia Himarë, datë 10.04.2013;
3.Vërtetim i Drejtorisë së Shërbimit Pyjor Vlorë, datë 22.04.2013
4.Vendim i Bashkisë Himarë, nr.11, datë 31.01.2013
5.Kthim Përgjigje datë24.04.2014 i Këshillit të Qarkut Vlorë
Por, duket se këto dokumenta janë të identike në data apo numra protokolli, por sjanë të njëjta me ato që janë dërguar në Gjykatë. Në gjykatë janë dërguar të tjera dokumenta, ato që janë marrë në vitin 2003, ku daton dhe fillimi i pretendimeve të fisit Koleka për pronën në fjalë. Madje vendimi i gjykatës që më lart mban datën 2013 në dy raste në pikën 4 dhe pikën 35 të vendimit gjykatës paraqitet si vendim i vitit 2003. Në pikën 4 ky fakt është pohuar nga pala paditëse, dhe në pikën 35 nga arsyetimi i gjykatës. Pra vendimi nr 779 i përket vitit 12.05 2003 dhe jo vititi datës 12.05.2013.
Por le të supozojmë se ky mund të jetë një lapsus i gjatë zbardhjes. Në fakt ajo që bie në sy janë dhe një mori tjetër dokumentash që janë depozituar në Gjykatë të cilat datojnë në vitin 2003, por kanë të njëjtat numra potokolli, të së njtës ditë dhe muaji me ato që janë depozituar në ATP por me një ndryshim. Viti 2003 është bërë 2013.
- Vendimin nr.779, datë 12.05.2003 të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë
- Vërtetim Bashkia himarë datë 10.04.2003
- Vërtetim Drejtoria e Shërbimit Pyjor Vlorë, datë 22.04.2003
- Vendim Nr 11 datë 31.01.2003 Bashkia Himarë
- Kthim përgjigje datë 24.04.2003 i Këshillit të Qarkut Vlorë
Ngë të gjitha këto, e vetmja që ka vitin 2014 pavarësisht ditës dhe muajit të jjëjtë me ato të vitit 2003, është kthimi i përgjigjes nga Këshilli i Qarkut. Kjo sepse deri në vitin 2014, ky institucion drejtohej nga Anesti Dhimojani i Partisë Demokratike dhe më pas u zëvëndësua më Sadrit Danin e PS. Ndoshta kjo është një tjetër provë që kemi të bëjmë me një falsifikim të pastër të dokumentave zyrtare, të cilat të rregullt poshtë kanë vetëm firmën e drejtuesve të institucioneve. Fjala vjen në Bashkinë Himarë kryetar në vitin 2003 ka qenë Viktor Mato, ndërsa në vitin 2013 Jorgo Goro i cili sot ndodhet në burg për akuzën e falsifikimit të dokumentave.
Roli i ATP në këtë çështje duket qartazi se ka qenë favorizues për fisin e Koleka. E para se ka marrë në shqyrtim një dosje jashtë çdo afati dhe në kundërshtim me ligjin. Siç e shpjeguam dosja është dorëzuar rreth një vit pasi ishin djegur afatet. E dyta, se megjithëse ka pasur elemntë të veprës penale, siç shprehet në vendimin e gjykatës, sërish nuk i ka raportuar në organet kompetente por me një vendim të datës 30.03.2017 pra 30 ditë pasi është bërë aplikimi nga familja Koleka e ka rrëzuar duke i hapur rrugë për ankimim në gjykatën e apelit, e cila dhe kjo i ka njohur të drejtën fisit Koleka. Natyrishëm lind pyetja përse janë bërë këto veprime! Shpjegimi më i mundshëm q ëjapin juristët është që nga viti 2003 deri në vitin 2017 familja Koleka të ketë aplikuar në Komitetin Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ose në AKKP-në që u krijua pas vitit 2006 dhe të jetë rrëzuar. Riaplikimi me të njëjtat dokumente do ishte i pamundur, pasi ata duhet ti drejtoheshin gjykatës, gjë që nuk e kanë bërë deri në vitin 2017. Nga ana tjetër mungesa e arsyetimit të ATP e ka ndihmuar jo pak fisin Koleka që këto fakte mos bëhen publike.
- Roli i Arkivës së Shtetit
Por duket një rol të dyshimtë në çështjen e sipërpërmendur ka luajtur dhe Arkiva e Shtetit. Kjo ka hyrë në lojë në vitin 2018, gjatë kohës që çështja ishte në gjykim. Kjo më kerëkse të pretendeusve të pronës në fjalë. Me anë të një shkrese që mban datën 24.10.2024 Gjykatës i janë vënë në dispozicion një mori dokumentash që në pamje të parë nuk të thonë asgjë “të dhëna pronësie ku nga Arkivi Qendror Shtetëror janë venë në dispozicion Rregjistrat Themeltar të Arkivit si vijon:Faqe 401, V pa vit, D 46, fl 18, Faqe 392 v. 1937, d. 565, fl 33, Faqe 392, Viti 1941, D. 680, fl 41, Dëshmi Pronësimi dt. 19.06.1941, F. 156, V. 1934, D 894, fl 4,6, F. 179/9, pa vit, D 1, fl 43,45, F. 182, V. 1937, D 420, fl 200, Faqe 392, Viti 1937, D. 1,5,8, fl 27(3), Faqe 396, Viti 1940, D. 680, fl 4, Faqe 401, Pa vit, D. 46, fl 18, Faqe 404, Viti 1937, D. 62, fl 18, Faqe 409, Viti 1936, D. 249, fl 3, Faqe 409, Viti 1939, D. 263, fl 2, Faqe 505, Viti 1945, D. 393, fl 96, Faqe 505, Viti 1945, D. 394, fl 65, nga i cili rezulton se Spiro dhe Petro Koleka kanë qenë bashkëpronarë të një pasurie prej 22.4 ha pyll dhe kullotë të ndodhur në fshatin Vuno, Vlorë, pasuri kjo e shpronësuar nga shteti”
Ajo çka të bie në sy, dhe që ndoshta jep një lloj shpjegimi në lidhje me këto dokumenta është “dëshmia e Pronësise” që daton në vitin 1941. Në fakt këtu ka një mospërputhje për disa arsye. E para, vetë termi “dëshmi pronësie” është një term i cili përfdoret për trashëgiminë apo gjëndjen penale. Së dyti, në kohën kur daton ky dokument nuk kishte as dy muaj që kishte përfunduar Lufta Italo Greke, dhe aty ku fisi Koleka pretendon se ka rreth 13.8 hektarë tokë, mbrapa Hotelit të Ushtrisë në Jalë, është zhvilluar një nga betejat me të mëdha mes dy ushtrive, ndrkohë që shumica e banorëve të vunoit ishin shpërngulur. Por vëllëzerit Koleka në mes të asaj Zallamahie paskan pasur në mend për të marrë “dëshmitë e pronisisë”. Për me shumë që vetë Spiro Koleka e pranon që në vitin 1941 ka pasur një shpërngulje masive te Vunoit por vëllezërit Koleka nuk ka qenë aty sicc do e sqarojmë më poshtë.
E dyta meqë jemi të faktet historike. Vetë Spiro Koleka në librin e tij me kujtime të vitit 1988, pohon se ai së bashku me vëllanë e tij Petro Koleka nuk kanë qenë në Vuno së paku prej vitit 1924, ndërsa babai i tyre Thoma Koleka kishte vdekur para vitit 1914 ku Spiro Koleka nuk kish mbushur ende 6 vjec. “Skam për ta Harruar kurrë fytyrën e shenjtë të mëmës sime që, megjithëse analfabete, kur kisha mbushur gjashtë vjet në shtator të vititi 1914, më shoqëroi vetë në shkollë e më dorëzoi tek mësuesi. Ç’dashuri që kishte ajo për mua jetimin pa tatë e ç’vlerësim të madh për shkollën për diturinë” Më tej Spiro Koleka, shton se “ Nga fshati u largova muajt e parë të vitit 1924, kur isha 15-16 vjeç, shkova në Vlorë ku im vëlla ishte ngulur me familje. Vlora ishte qytet e kishte Zhvillim, pra edhe jetë më të mirë, natyrisht për ata që ishin në gjendje më të mirë. Pak gjëra mbaj mend nga mëma, pse ajo më la vetëm nëntë vjeç e gjysëm”. Pra siç pohon dhe autori duke pasur parasysh se bashkëshortja e Thoma Kolekës ka vdekur diku rreth viteve 1917-1918, që nga viti 1924 do të thotë se nga kjo degë e Kolekajve në Vuno nuk ka mbetur askush.
Dhe historia e fakteve historike nuk mbaron me kaq. Sërish Spiro Koleka, pronar i 50% të pasurisë me sipërfaqe 224 mijë metra katrorë pohon se Kolekajt e degës së Thomait kanë qenë familje e varfër “Mëgjithëse vajzë konomi ajo nuk ishte fanatike e si e tillë nuk më më shtrëngoi kurrë që të mësoja përmendsh lutjet fetare e as të shkoja në kishë rregullisht e detyrimisht. Por ajo, krahas punës për të mësuar në shkollë, më mësoi si të ndezja zjarrin, si të fshija avllinë, si të laja enët, e të nxirrja ujë nga pusi, të shkoja me manaret ( ato 4-5 dhen që mbanim në shtëpi), që ti kullosja, të mblidhja ullinj të bëja ndonjë gjellë të thjeshtë etj. Mëma më nguli dashurinë për punën fizike dhe bëja më shumë qejf çdo punë në shtëpi, natyrisht dhe më shumë se mjaft moshatarë të ki që ishin në gjendje se ne ishim të varfër. Mëma me motrën punonin gjithë ditën në ato pak rrënjë ullinj e ndonjë fik që kishim rë shpërndarë në disa vende që nga Varimanda në Skaran. Kur isha nën gjashtë vjec më merrnin dhe mua në “Fushë”. Prandaj që në moshë shumë të njomë i njoha “Fushën” e brinjat e fshatit, ku çoja manaret pse në fushë ishte e ndaluar “kishte tempi” thoshin në vuno, i njoha pra shumë mirë dhe nuk i harrova asnjëherë. Varfëria u bë nxitje për mua, që të luftoj për një botë pa varfëri dhe mjerim”. Pra varfëria e familjes qenka bërë shkak që Spiro Koleka tu bashkohet komunistëve, dhe jo ashtu siç pretendojnë pinjollët e familjes për pasuri prej 224 mijë metrash katrorë. Në atë kohë, dhe sidomos për vendin ku ndodheshin këto familje quheshin pronarë të mëdha tokash. Rast për këtë fjala vjen është rasti i Spiro Jorgo Kolekës, një tjetër degë e familjes Koleka, për të cilin misioni Italian i ardhur në Shqipëri në vitin 1913 për të verifikuar titujt e pronësisë e cilësonte si pronar të madh tokash, por që i dispononte në Ujë të ftohtë në Vlorë.
I sollëm këto të dhëna historike, pasi në dokumentat që ka lëshuar arkiva e shtetit, asnjëra prej tyre nuk daton para vitit 1920, kur familja e Spiro dhe Petro Kolekës ende nuk ishin shpërngulur nga Vunoi. Për më tepër ajo që bie në sy janë dhe dy dokumente të vitit 1945 kohë kur Spiro Koleka ka qenë deputet komunist i zonës së Himarës dhe Ministër i Punëve Botore (Publike), por nuk gjendet dokumenti i shpronësimit, i cili do rrëzonte çdo dyshim në lidhje me pronësinë e pretenduar nga Kolekajt.
Dhe faktet historike nuk mbarojnë me kaq. I rikthehemi dhe një herë datës 5 gusht, ku Rama merrte përsipër të treginte dhe hartat e pronave të tij. Në një prej tyre shfaqej ajo që quhej maja e Kolekajve ndërsa tek tjetra ai që ai do ta emërtonte si “Stani i Kolekajve” ( në këtë foto ishte kujdesur të fshihte fshatin turistik që po ndërton Vilma Nushi në zonë natyre të pamiratuar urbane) E para një emërtim nuk të bën sic është maja e Kolekajve jo patjetër të bën pronar. E dyta Rama tregon vetëm një pjesë të pronës por nuk tregon shtrirjen e saj. Maja e Kolekajve të paktën ajo që tregon Rama është pikërisht në vendin ku shpjeguam pak më parë që quhet Skutara, vend për të cilën mendohet se i ka kushtuar një kapitull të veçantë dhe rilindasi arbëresh Jeronim De Rada. Por sipas Kronikanit vendas Alqivjadh Dede në librin e tij “Vunoi i Këngës dhe Historisë” hedh idenë se ai vend i përket Manastirit të Të zonjës së Bekuar ose siç njihet ndryshe Manastiri Skuatarait, çka vërtetohet dhe nga hartat e para vitit 1945. Sipas Dedes, zona e Vishës ku ndodhet dhe Skutarai me akt të Patriarkut të kishës Greke i takonte Manastirit të Skutarait që prej fundit të vitit 1400 kutr të ardhurti nga veriu i Shqipërisë u vendosën aty, ndoshta kjo është dhe arsyeja që e mori emrin Skuatara. Kjo zonë sipas tij jepej me qera si zonë e kishës dhe për këtë ai sjell si dëshmi rastin e dy vëllezërve të fisit Bala. “Pilua me Naqen u ndanë si vëllezër që ishin. Pilua u ngjit në Skuatara ndërsa Naqia mbeti në Jal. Pilon në këtë shpërngulje e ndihmoi kunati Naqe Leka që ish epitrop ( kujdestar administrator i kishës që merrej dhe me pronat) i cili i mori arqimandritit të protet vërtetimin për të marrë nën administrim Skutarain, që iu njoh e drejta mbasi e miratoi Dhespoti në Gjirokastër, me një detyrim vjetor 6 napolona flori. Ai e mbajti deri në fund të luftës së dytë botërore sepse u dogj dhe u shkatërrua”. Pra flitet për Pilo Balën, për Naqe Balen që ishte në Jalë, por jo për Petro dhe Spiro Kolekën.
38 .Po ashtu, për të përcaktuar vendodhjen e saktë të pronës dhe kufizimet e saj,
Gjykata e Apelit vendosi kryerjen e një ekspertimi topografik duke caktuar si
ekspertë Gjyzela Murati dhe Fatmir Hasanaj, të cilët në aktin e ekspertimit dhe
shtesën e tij arritën në konkluzionin si më poshtë:
1. Pasuria, Në vendin e quajtur “Ara e Kolekëve”, e z.Petro dhe Spiro Koleka,
një sipërfaqe prej 2.3 ha ndodhet ne pjesen veriore te fshatit Vuno me këto
kufizime: Veriu – Pel Zhupa; Jugu – Përroi; Lindje – Llaguraj; Perëndim –
Prua. Brenda kufijëve të kësaj prone, nuk ka ndërtime dhe godina, gjendja
juridike e pronës është e papërcaktuar pasi është zone e pamenaxhuar nga
ana topografike, zëri kadastral është kullotë;
2. Pasuria në vendin e quajtur “Mjegullosh”, e z.Petro dhe Spiro Koleka një
sipërfaqe prej 4.8 ha, ndodhur në pjesën veriore të fashtit Vuno, me këto
kufizime: V-Trolaj; J- Anagnostaj; L- Andonaj; P- Kolektive. Brenda kufijëve
të kësaj prone, ndodhen themelet e një objekti (stan), i cili ka qenë Stan i
familjes Koleka dhe nuk ka ndërtime të tjera përveç një fragmenti zyrtar rrugë
me indeks pasurie 5297 si dhe indekse 5217 dhe 5290 të cilët janë indekse
truall që kanë të bëjnë me themelet e objektit stan, zëri kadastral është
kullotë;
Pasuria në vendin e quajtur “Bishti i Vishës së Vogël”, e z.Petro dhe Spiro Koleka, një sipërfaqe prej 1.7 ha, prona ndodhet në pjesën lindore të fshatit Vuno me këto kufizime: V-Kisha; J- Rrugë automobilistike; L- Prroi; P- Prroi. Prona ndodhet mbi rrugën Nacionale Vlorë Himarë, brenda kufijeve të kësaj prone, nuk ka ndërtime dhe godina apo pronësi të tjera. Gjendja juridike e pronës është e papërcaktuar pasi është zonë e pamenaxhuar nga ana topografike, zëri kadastral është kullotë;
4. Pasuria në vendin e quajtur “Maja e Kolekëve”, e z.Petro dhe Spiro Koleka, një sipërfaqe prej 13.6 ha, ndodhet në pjesën jug-lindore të fshatit Vuno, kullotë me këto kufizime: V-Kisha, J- Curraj, L- Qafa e Zhuplenit, P- Sinaj. Prona ndodhet poshte rruges Nacionale Vlorë Himarë, brenda kufijeve të kësaj prone, nuk ka ndërtime dhe godina apo pronësi të tjera. Gjendja juridike e pronës është e papërcaktuar pasi është zonë e pamenaxhuar nga ana topografike, zëri kadastral është kullotë.
Vilma Nushi
Emri i Drini Nushit është i 14 në listën e vitit 2021, ku i bëhej thirrje për të aplikuar për marrjen e çertifikatës së pronësisë. Në këtë listë ishin dhe pjesëtarë të tjerë të fisit të tij, por dhe anëtarët e familjes Koleka, ku mes tyre dhe nëna e kryeministrit. Por me sa duket këtë tokë Nushët e kanë marrë më parë se sa të fillonte regjistrimi fillestar. Kjo bie në sy dhe nga fotografimi ajror i bërë nga Legalizimet, i cili i përket viteve 2017-2018, siç duket dhe nga imazheria ku nuk ka filluar ende ajo rilindja e famshme e 100 fshatrave në këtë zonë. Më e bukura e gjithë kësaj është se megjithëse po ndërtohej në një zonë natyrore të pamenaxhuar, dhe të pastudiuar, sërish nuk është ndërhyrë nga ana e organeve shtetërore, qoftë nga Bashkia Himarë, qoftë nga IKMT qoftë dhe nga agjensia e Legaliziemeve që drejtohej nga Artan Lame.
Vetë fshati Vuno qendra e tij është zonë e mbrojtur e trashëgimisë kulturore dhe historike sipas ligjit. Banorëve atje nuk u lejohet asnjë lloj ndërhyrje në shtëpitë e tyre, madje shumë prej tyre sidomos në pjesën e poshtme të fshatit nuk kanë marrë ende pronësinë, megjithëse i kanë të ndërtura që më shumë se para një shekulli. Por me sa duket rregulli dhe ligji në fshatin i cili përbën një nga mrekullitë natyrore të këtij vendi, nuk qenka i njëjtë për të gjithë. Vilat e zonjës Nushi vërtet ndodhen në kufi të fshatit, por sipas hartës së Agjensisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit ( AKPT ), dhe këto duket se janë ndërtuar në një zonë e cila i përket kategorisë N5 zonë natyrore, shkëmbinjsh dhe vargmalesh në bregdet e cila ende sot e kësaj dite, nuk ka marrë statusin e tokës ose të zonës së urbanizuar truall mbi të cilat lejohet ndërtimi. Nga ana tjetër, për vetë afërsinë që ka me fshatin, vilat e ndërtuara atje duhet t’i përshtateshin infrastrukturën, ndërsa kontrasti i vilave dhe hotelit me pishina bie jo pak në sy me pjesën tjetër.
Por ka dhe diçka tjetër. Nga kqyrja e vendimit të gjykatës për fisin Koleka e vitit 2019, rezulton se fqinj me pronën e Nushajve duhet të jetë dhe prona e Edi Ramës në malin Mjegullosh, pasi të dyja ndodhen në pjesën veriore të fshatit. “Pasuria në vendin e quajtur “Mjegullosh”, e z.Petro dhe Spiro Koleka një sipërfaqe prej 4.8 ha, ndodhur në pjesën veriore të fashtit Vuno, me këto kufizime: V-Trolaj; J- Anagnostaj; L- Andonaj; P- Kolektive. Brenda kufijëve të kësaj prone, ndodhen themelet e një objekti (stan), i cili ka qenë Stan i familjes Koleka dhe nuk ka ndërtime të tjera përveç një fragmenti zyrtar rrugë me indeks pasurie 5297 si dhe indekse 5217 dhe 5290 të cilët janë indekse truall që kanë të bëjnë me themelet e objektit stan, zëri kadastral është kullotë” thuhet në përfundimet e ekspertëve që caktoi gjykata. Pjesa e veriore e Mjegulloshit është pikërisht kjo zonë.