‘Pse e fshihni kreun e Meduzës’/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi nga Berati

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË PARLAMENT

EKSTRAKT

Gjatë fjalës së mbajtur në sallën e parlamentit, kryetari i PD-së Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se nuk pranon të japë llogarisë, ndërsa qeveria ka mungesë transparence të madhe. Berisha deklaroi se qeveria nuk po jep informacion të plotë mbi projekte investimesh disa miliardëshe dhe se deputetët dhe qytetarët nuk janë të informuar mbi detajet e tyre. Ai pretendoi se mungojnë studimet e ndikimit në mjedis dhe dokumentet strategjike, duke përmendur edhe direktivat europiane për zonat e mbrojtura, përfshirë ‘Natura 2000’.

Sipas tij, vendimmarrja për projektet zhvillimore në zona të ndjeshme ekologjike është bërë pa sqaruar më parë pronësinë e tokave dhe pa konsultim të plotë publik. Ai ngriti akuza për mënyrën e trajtimit të pronave në zonën e Zvërnecit dhe zona të tjera bregdetare, duke pretenduar përfshirje të figurave të ndryshme në proces.

Në fjalën e tij, kryedemokrati Sali Berisha kritikoi gjithashtu mënyrën e konsultimit me ekspertët dhe akademikët, duke theksuar se, sipas tij, nuk është marrë në konsideratë mendimi i komuniteteve lokale që zotërojnë dhe punojnë tokat prej dekadash. Berisha e përshkroi situatën si ‘mungesë totale transparence’ dhe kërkoi llogaridhënie më të madhe nga qeveria për projektet strategjike, duke paralajmëruar pasoja politike dhe shoqërore nga mungesa e transparencës në vendimmarrje.

FJALA E PLOTE

Është antikushtetuese, antiligjore fshehja që i bëni kreut të Meduzës, Edi Ramës, që nuk guxon të vijë këtu në parlament të mbajë përgjegjësi për të gjitha aktet katastrofale të qeverisjes së tij.

Fshihet prapa, të më falni zonjat, në kuptimin absolutisht jo të keq, prapa fustanit të grave. Një herë rri peng i Belindës, tani i thotë kësaj zonje që do më përfaqësosh mua.

Dhe betimi i saj se mua nuk më shkruan njeri fjalimin, pak se po nuk foli urtësia artificiale dy fjali nuk i lidh bashkë. Ndaj që të mos themi ‘cherchez la femme’, hiq dorë nga përfaqësimi antikushtetues i kreut të Meduzës.

Thuaji që nuk më lejon kushtetuta. Nuk mundem. Kam ligj. Morali i shtetit është kushtetuta. Neni 110 nuk thotë se kur mungon kryeministri e zëvendëson Erjona. Jo. Ndaj dhe hiqni dorë nga këto skema.

Silleni këtu, jeni mësuar këtu flisni nga 4 orë, të mos guxoni të nxirrni një fjalë nga goja.

Të nxirrni fjalët e këqija që po i bëni këtij vendi nuk kanë fund. Merrni pak revoltën qytetare.

Çfarë qëllon në bazë? Në bazë të saj qëllon pa asgjë… mungesa absolute e transparencës. Zero transparencë. Në një aferë e cila siç e shihni është bërë botërore, botërore. Si ka mundësi që asnjë deputet, asnjë qytetar i Vlorës apo i Shqipërisë nuk dinë absolutisht asgjë për këtë investim disa miliardësh.

Po le të marrim pak nga ana qeveritare, shtetërore. Kur një qeveri pranon një projekt ide të një investitori të huaj, nuk mund t’i japë kurrë leje zhvillimi pa qartësuar pronësinë në çdo metër katror. Dhe çfarë del tani? Qartësimi i pronësisë.

Nga koskat mafioze… fjala e keqe… Pirin Ndreu… Po, po, e sheh si të them unë ty. A të kujtohet kur dilte thoshte ka ardh Gjoni, Gjoni nga Mirdita, dëgjo, dëgjo këtu. Ka ardh Gjoni nga Mirdita thoshte dhe na i ka marrë kaq hektarë në Karaburun. Ja kush i ka.

E di cili është Gjoni nga Mirdita? Është Pirini nga Lezha. Është Agaçi nga Berati. Po, po. Mos u… çfarë të them unë ty, shko gjeji.

Shko te Pëllumb Petriti pak, merru me të. Prandaj dhe ja dalin këto. Pse nuk i bëni, pse i fshihni këto ju? Kur një qeveri vendos për të mbështetur një investim në një zonë të mbrojtur, qeveria shpall parimet. Shpall parimet mbi të cilat e bazon mbështetjen. Dhe ato parime janë të stipuluara në direktivën e Komisionit Europian Natura 2000.

Dhe pastaj nën direktivat që kanë ardhur në vite. A din… a ka një zotim? A keni parë ju ndonjë studim të mjedisit? Ndonjë studim strategjik të mjedisit? Zero keni parë. S’ka transparencë, zero.

Keni parë ju një direktivë çfarë do ndërtohet, sa kate do jenë ato që do ndërtohen, me çfarë materiale do ndërtohet, çfarë habitati do preket, si ky habitat do kompensohet?

Dhe a lejohet apo s’lejohet nga direktiva Natura 2000? Se në qoftë se s’lejohet, absolutisht do t’i vësh drynat Brukselit se nuk pranohesh. Sepse pasuria natyrore e një vendi është pasuri e Europës.

Zonat e mbrojtura të një vendi janë për vendin por për mbarë Europën. Dhe ato kanë një ligj shumë të fortë. Ku i keni këto ju? Asnjë. Asnjë, zero. Deklaroi se është bërë një konsultë me profesorë, me akademikë, me ekspertë. Dakord.

Nuk them që s’është bërë, mund të jetë bërë. Po e dini ju që krahas profesorëve, krahas akademikëve, janë dhe ca të tjerë aty që kanë akademinë e shekujve.

Janë ca banorë aty, janë ca fshatarë, që i kanë mbjellë rrënjë për rrënjë ato ullinj.

Që i kanë mbjellë rrënjë për rrënjë ato baçe. Që kanë djersën, kanë kockat e njerëzve të tyre. Po a e dini me çfarë keni folur ju me ta? Po turpi më i madh, mor! Ju keni folur me tela me gjemba!

Ata u gdhinë një ditë e panë veten të rrethuar me tela me gjemba. Njërin prej tyre e dëgjova të thotë, se unë i shkruajta një letër kryeministrit, ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe më ktheu përgjigje.

Se formularët e 7501-shit nuk, mbi bazë detyre nuk ta dhanë pronën, nuk ta dhanë tokën në pronësi. Kush e ka ndaluar atë? Mafia! Si mund të ndalohet? Si nuk mund t’i jepet toka në pronësi atij i cili ligji ia jep?

Të gjitha këto pra ju i shumëzoni me zero. Dhe në fund skema, ju akuzoni se i keni shumë të përbashkëta. Këta i ka futur greku, këta i ka futur rusi, këta, ky, këta, ai një të çmendura kështu apo jo? Se luftë hibride, luftë e tillë, luftë atillë.

Mafie, mafie dhe vetëm mafie jeni. Njëlloj si Beogradi. Po! Ajo që ndodh në Beograd, po ndodh në Shqipëri. Ç’keshit ju? Pse kjo mungesë totale transparence?

O zotëri, këtu janë këto probleme pronësie. Prit, t’i zgjidh këto.

Po, o zotëri, edhe o shqiptar, do të investoj, por nuk do ndërtoj ndërtesë mbi një kate, dy kate apo tre kate. Sa është? O shqiptar, kjo do jetë zonë hoteliere apo rezidenciale? Kjo do sjellë këto, asnjë gjë të tillë. Sikur e ka pronë të vetën ai.

Që po merr xhipen, po vjedh xhipen, 220 mijë metër katror, një nga kanionet më të bukura në botë. E nga mos revoltohen qytetarët? Kanë 100% të drejtë. Mirëkuptoj plotësisht revoltën e tyre. Po, po. Po, po.

Dhe ndaloni, ndaloni menjëherë antimitingjet, sepse do të keni të gjithë pasojat. Ja ku e kam këtu ceremoninë e ndarjes së pallaskave të krimit, eksponentëve të krimit socialist në Vlorë. Këtu i kam. Këtu!

E keni parë atë? Mos gënjeni. Nuk, nuk po shkoni. Unë e di që, jo, jo, pse të them unë ty, më fal, më fal një minutë. Që ti mbrapa i fut thikën atij, shko tek… shkoni në China Club në Berlin.

Edhe çfarë ju thonë muret aty? Po që këtu tek unë, këtu del ti si vegël… bëhet si më i flakti i tij. Atë e di mirë unë. Ulu zi, ta them unë ty. Se thika që i fut atij, edhe ty t’i ka futur ato thika, në fakt. Po, po.

Ju shkaktoni sëmundje të rënda kardiovaskulare. Ju shkaktoni autizëm. Ju shkaktoni depresion. Nuk ndal kjo. Ne jemi për respektimin absolutisht, të orientimit të gjithësecilit, për të gjithë njerëzit, edhe nuk lëvizim nga kjo.

Po të stimulosh, është sulm u tmerrshëm në identitet, dhe t’u bëj thirrje prindërve, të denoncojnë me forcën më të madhe këto akte ndaj fëmijëve të tyre. Këto akte të një perversiteti absolut.

Të një dëmi dhe kërcënimi të madh të shëndetit të fëmijëve. Hajde, merrni pak, shihni. Se çfarë sjell, detronizimi pastaj.

Se çfarë pasojash psikologjike kur pendohen. Sepse ju jepni hormonet e njërit seks seksit tjetër. Dhe krijoni problem më të mëdha.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale