FJALA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, FLAMUR NOKA NË PROTESTËN E PD PARA PARLAMENTIT
Të nderuar qytetarë të Tiranës.
Sot siç e patë ju, deputetët e PD-së dhe opozitës, ne përfaqësuesit tuaj u ndaluam për të disatën herë, të hyjmë në kuvendin ku ju na keni votuar për të ju përfaqësuar.
Edi Rama sot dhe gjithë këto ditë, ka treguar se është në një panik të tmerrshëm. Ai më shumë se kushdo tjetër në këtë tokë, e di se ku ka shkelur, se çfarë ka bërë. Ai më shumë se kushdo tjetër i di mëkatet e ti, ndaj paniku nuk e shpëton dot.
Ai është nën panik, ai mendon se duke bllokuar zërin e deputetëve të opozitës, duke e kthyer parlamentin në një burg me roje, ku të mos hyjnë deputetët, duke tentuar të zhdukë parlamentarizmin, sepse ai ka pasur dhe ka një urrejtje gjenetike për fjalën e lirë dhe parlamentin.
Ai mendon se do të ja hedhë.
I ka bërë llogaritë gabim. Edi Rama është i pashpresë. Qytetarët e këtij vendi nuk mund të pranojnë më që të kenë për kryeministër McGonigalin. McGonigali e ka vendin në burg dhe jo kryeministër i këtij vendi.
Shqiptarët e lirë nuk mund të pranojnë që të kenë për kryeministër, një njeri i cili për 9 vite rresht nuk ka punuar asnjë ditë për këtë vend, por ka punuar, çdo ditë, çdo orë, çdo minutë dhe sekondë për të luftuar PD-në dhe opozitën shqiptare. Ka luftuar çdo ditë, çdo orë, çdo minutë dhe sekondë për të zhdukur opozitën.
Ai u kap në flagrancë duke minuar demokracinë me McGonigalin, Agron Nezën dhe Duçkën. Ai është kapur në korrupsion dhe duke korruptuar dhe shqiptarët kurrë nuk mund të pranojnë të kenë për kryeministër, një njeri i cili është i korruptuar, sepse shqiptarët sepse ju nuk jeni të korruptuar, asnjëri prej jush nuk e njeh korrupsionin. Ju jeni njerëz të lirë, jeni njerëz të vlerave.
Ju jeni njerëz që keni ndërtuar me djersë dhe mund e jo me korrupsion. Taksat e shqiptarëve janë vjedhje prej 9 vitesh. Paratë tuaja kanë përfunduar gjatë gjithë këtyre viteve në xhepat e Edi Ramës dhe ministrave të tij, ndaj ne i themi atij; uji i kaminës po sos Edi Rama.
Ti nuk je më përfaqësues i joni. Sepse ne nuk mund të pranojmë të përfaqësohemi nga një i korruptuar. Sepse ne nuk mund të pranojmë që në krye të qeverisë të jenë një njeri i cili është etiketuar botërisht, si turpi i Shqipërisë, si turpi i demokracisë, si turpi i shqiptarëve.
Ndaj çdo përpjekje e Edi Ramës dhe kukullave të tij është e kotë, askush nuk do të mund të ndalë revolucionin që po vazhdon.
Askush nuk mund të frenojë një popull të lirë, që aspiron për liri dhe demokraci.
Ishim ne ata që shembëm një regjim në vitin 1990, jemi prap po ne ata që do ta shembim regjimin e krimit dhe korrupsionit, regjimin e McGonigalit.
Ai parlament tashmë nuk përfaqëson më qytetarët e këtij vendit, ai parlament është i Duçkës, është parlamenti i Agron Nezës, i McGonigalit dhe i korrupsionit dhe krimit, por kurrë parlamenti i qytetarëve. Këtu është parlamenti i qytetarëve.
Edi Rama mendon se mund të ndalojë zërin e PD-së dhe zërin e qytetarëve të lirë aty brenda në atë burg që e ka mbyllur me roje dhe e rrethon, por zëri juaj është këtu, zëri i shqiptarëve të vërtetë që e duan këtë vend, është këtu dhe do të jetë këtu.
Askush dhe asgjë nuk do të na ndalojë, askush nuk mund të na ndalojë ne në këtë revolucion, sepse kurrë nuk do të tolerojmë më një njeri si Edi Rama, që ka pasur dhe ka mision shkatërrimin e Shqipërisë, e kurrë zhvillimin e saj.
Një njeri që ka për mision zhvillimin e një vendi, nuk mund ta kthejë Shqipërinë në Kolumbinë e Europës. Se kurrë një njeri që e do këtë vend, nuk mundet kurrë që vendit të tij të ja bëjë atë që nuk ja ka bërë asnjë pushtues.
Edi Rama ka bërë gjenocid mbi shqiptarët. 970 mijë shqiptarë që kur ka shkelur ai në atë karrige e kanë braktisur këtë vend? Pse, sepse regjimi i krimit dhe korrupsionit ka ushtruar vetëm terror dhe varfëri mbi ta. E ne jemi sot për ti thënë, që stop; koha jote ka mbaruar, ti je e zeza e këtij vendi, ti je e keqja e Shqipërisë. Ti duhet të largohesh ose, do të largojmë.
Edi Rama është sot i pashpresë. Ai është futur atje në strofullën e tij në Surrel dhe ka që kur ka dalë skandali McGonigal nuk ka dalë, nuk e nxjerr kokën nga bunkeri.
Edi Ramës i themi; vrulli i revolucionit demokratik, vrulli i qytetarëve, i këtyre njerëzve të lirë do të të fshijë nga ajo karrige dhe nuk do të mundesh të të mbrojë as ai bunkeri yt i Surrelit që e ke ndërtuar pikërisht për këtë ditë, kur të shpërthejë revolucioni.
Edi Rama je i pashpresë, sepse ka ardhur koha që ti jo vetëm të ikësh, por tu japësh shqiptarëve llogari për gjëmat e tua që i bërë dhe po ja bën këtij vendi. Nuk të pranon askush më, as të tutë nuk të pranojnë në tavolina. Edhe të tutë që i ke shndërruar në skllevër, nëpër kafene thonë, që mjaft më se ky na turpëroi. Askush nuk të pranon.
Nuk mund të mbahesh me kthetra pas karriges, sepse iu shite shqiptarëve dikur si një njeri evropian, që do ke mision për qeverisje. Por koha vërtetoi që ti nuk ishe asgjë tjetër veç një bizantinist i vogël, meskin dhe kurrë rezultove të ishe një shqiptar i denjë për të qeverisur Shqipërinë, kurrë.
Ndaj është koha të bësh llogaritë mirë dhe të largohesh. Nuk ka gardë republike, polici, ushtri që të mbron dot në atë bunkerin që je futur atje, apo qoftë edhe në këtë bunkerin që e ke blinduar këtu.
Jo, jo, ta harrosh. Gjithmonë regjimet kur janë në dëshpërim dhe janë duke dhënë shpirt, këtë gjë bëjnë, këtë që po bën Edi Rama. Rrethojnë, ngrenë ushtri dhe polici, mendojnë se me reparte dhune do të mbrohen nga qytetarët. Ta harrosh.
Edi Rama ik, Edi Rama ik, Edi Rama ik.
Në SHBA për ty po hapen dyert e burgut, por edhe në Shqipëri do të hapen ato dyer për ty. Je i prashpresë, rrofshi ju, rroftë PD, rroftë liria.