Protesta para parlamentit/ Berisha: Ky revolucion nuk është revolucion i PD-së, është një lëvizje e fuqishme shqiptare. Parlamenti duhet të jetë tempulli i demokracisë, dhe jo bunkeri i fjalës së ndaluar!

FJALA E KREUT TË PD, SALI BERISHA NË PROTESTËN PARA PARLAMENTIT

Të dashur qytetarë dhe qytetare të pranishëm në këtë protestë të jashtëzakonshme. Në këtë protestë në të cilën ju nuk protestoni për disa deputetë të PD, nuk protestoni as për PD. Por ju protestoni sot këtu, jo vetëm për 750 mijë zgjedhës shqiptarë që votuan për opozitën dhe kundër Edi Ramës.

Ju protestoni sot për çdo shqiptar i cili ka në vetdijen e tij të çmuara idealet e lirisë. Ju jeni këtu sot për çdo shqiptar dhe protestoni për çdo shqiptar, i cili beson se parlamenti duhet të jetë tempulli i demokracisë, dhe jo bunkeri i fjalës së ndaluar.

Ju protestoni sot për çdo shqiptar i cili beson, pavarësisht se për cilën forcë politike ka votuar, por i cili beson se aty në parlament ata që përfaqësojnë opozitën janë për t’ja thënë të vërtetat në sy qeverisë. Qoftë edhe qeveria e tyre, por që ata nuk e kanë votuar për të vjedhur, për të abuzuar, për të shkelmuar fjalën e lirë.

Ju votoni sot për të gjithë ata shqiptarë të cilët dëgjojnë për një mori të pafundme aferash, dhe duhet të dinë të vërtetën e vjedhjeve të këtyre qeveritarëve.

Ju protestoni sot, për të gjithë ata shqiptarë të cilët pavarësisht nga bindjet politike, shkëpusin nga vetja bijtë e zemrës dhe i nisin nëpër dhera të huaj, për në pasiguri.

Ju protestoni sot për të gjithë ata shqiptarë për të cilët besojnë, ose edhe nuk besojnë, por duan të besojnë se Shqipëria është vend i bekuar. Se Shqipërinë mund ta bëjnë shqiptarët.

Çfarë ndodh sot?

Pse ky parlament, nga tempull i fjalës së lirë, është shndërruar në bunker të fjalës së ndaluar?

Ua them unë ju. Shumë thjesht. Çdo hajdut që të futet në Shqipëri për të vjedhur, nëse e kapin në flagrancë, tenton edhe të të vrasë po mundi. Këta në shtëpitë tanë nuk futen direkt si banda, por në xhepat tona, në taksat tona, në të gjitha pasuritë publike tuajat dhe të shqiptarëve, këta vjedhin natën, vjedhin ditën, vjedhin në terr, në mesditë, çdo javë, çdo muaj, çdo vit.

Këta njëlloj si hajdutët që futen me urrejtje për atë që vjedhin. Këta i urrejnë qytetarët. A i shihni të takohen me qytetarët? Asnjëherë. Me çfarë? Ata vijnë njëherë në katër vjet me thasët e mbushura me eurot që u kanë vjedhur ju. Ata vjnë për të vjedhur votat. Ata vijnë me thasët me narkoeuro të siguruara nga bandat e tyre për të blerë votat. Sepse ju konsiderojnë ju, demokratë dhe socialistë, dhe ata të pa parti qenie inferiore, qenie të dyta, qenie që janë për të duartrokitur dhe asgjë më shumë.

Ndaj dhe ky revolucion, nuk është revolucion i PD. Në të vërtetë është një lëvizje e fuqishme shqiptare. Është një revolucion shqiptar, i çdo shqiptari, i cili nuk mund të pajtohet që për të vjedhur taksat tuaja, rruga në Shqipëri të ndërtohet me një çmim 6-10 herë më të shtrenjtë.

A e dini ju se punët publike që kryhen në këtë vend vidhen në masën 70-80%, po ka edhe raste 90-100%. Po cilat janë rastet 100% se ju do habiteni. Por nuk është vjedhje 100% madje e dyfishtë ajo që bëri Erion Veliaj te rruga Xhon Belushi? Ndërto rrugën me para të bashkisë. Me mjete të bashkisë. E prokuron sikur e ndërton një parti private, për të futur në xhep taksat tuaja. A nuk është kjo 100% vjedhje?

A nuk është 80% vjedhje kur një rrugë ndërtohet nga Banka Europiane me me 2 milionë dollarë në fushë, dhe një rrugë tjetër ndërtohet me paratë tuaja të buxhetit tuaj. 24 milionë euro. A nuk është kjo vjedhje? E tmerrshme!

A nuk është vjedhje kur një njeri pa moral, pa fytyrë, pa asgjë u thotë qytetarëve të Tiranës tani do paguani taksa për fëmijët tuaj. Në vend se t’i japë shpërblim për fëmijët e tij, i thotë do paguani taksë për arsimimin e tyre.

Po ka një Kushtetutë ky vend, ka një Kushtetutë ky vend e cila shpall arsimin publik falas për çdo fëmijë shqiptar. Kjo është e vërteta. Kurse qytetarët e Tiranës kanë qëkur ka marrë ai hajdut bashkinë që paguajnë çdo muaj taksat për arsimin, po ku shkojnë? Prandaj dhe e kanë shndërruar arlamentin në bunker të fjalës së ndaluar. Ku shkojnë këto taksa? Këto taksa vidhen në masën 80%. Ndërtohet shkolla 6 milionë euro.

A e shihni këtë pallat këtu? Ju garantoj që nuk ka kushtuar kurrë më shumë se 700-800 mijë euro. Kurse shkolla atje ndërtohet 6 milionë euro. Do thoni ju ky Veliaj qenka i ligë. I ligë është ai, por më i ligë është Rama.

Se midis atij që bën dhe atij që hesht, më i ligë është ai që hesht!

Sepse ndan paratë me të. Se nuk ka kryeministër në botë që lejon taksë antikushtetuese në territorin e vendit. Po ky e lejon se nëse te shkolla Sami Frashëri 6 milionë euro, ai ka vjedhur të paktën minimumi 5 milionë. Ato i ka ndarë me Edi Ramën. Nuk i ka ndarë as me shoferin, s me bodyguard-et, i ka ndarë me Edi Ramën. Ndaj dhe ai vazhdon dhe kalon në taksa të tjera.

Po si ka mundësi ditën e natën në çdo kohë, ky u vjedh qytetarëve të Tiranës 18 euro për ton mbetjesh, në një kohë kur kontrata e ka të shkruar, të firmosur,  që kjo sipërmarrje do e mbledhë me 11 euro tonin në rast plehrat nuk digjen, por dekompozohen. Ka pesë vite që nuk digjet asnjë ton pleh. Janë dekompozuar të gjitha. Erion Veliaj dhe Edi Rama kanë vjedhur qytetarët e Tiranës demokratë, socialistë, pa parti, të pasur, të varfër, të gjithë. Kanë vjedhur 18 euro të bëra së bashku ditë për ditë këto bëjnë 54 milionë euro.

Ai rrezitet në Surrel, tjetri në majë të Kodrës së Diellit, por kontot e tyre fryhen si derrat në kurriz tuaj.

Socialistë, më thoni është kjo apo jo? Të pa parti më thoni është kështu apo jo? Se për ju demokratët  unë e di që ju jeni të bindur.

Pra, ky revolucion nuk është mburojë për deputetët e PD-së, as për PD-në, por ky është revolucion për interesat e çdo qytetari, çdo shqiptari. Ky është revolucion për shqiptarët dhe Shqipërinë.

A mund të pranojmë ne një situatë të tillë? Edi Rama i ka si gangrenë vjedhjet me të cilat është kapur në flagrancë. Dhe tani nuk guxon të duket dhe urdhëron Lindën e tij, Lindën e parlamentit të përjashtojë deputetët, siç nuk ka ndodhur kurrë as në diktaturë.

Ndaj edhe i thashë këto fjalë për t’u përulur me nderim të madh para jush. Që vini këtu protestoni për të gjtihë shqiptarët. Po për shqiptarët që nuk janë në Shqipëri? Për qindra e mijëra që kanë lënë vendin tonë?

Të dashur miq.

McGonigal, i cili tradhtoi vendin e tij, por tradhtarë ka kudo. U pagua si vrasës me pagesë për të shkatërruar opozitën me një qëllim të vetëm, me një qëllim të vetëm, për pushtetin e Edi Ramës, ku të përcaktonte licensa, ku të vidhte dhe vetëm vidhte gjoba, pasanikët shqiptarë.

Të gjitha këto për të salduar pushtetin e tij, ku në rastin sipas tij mbështetej nga institucioni më i fuqishëm i zbatimit në botë FBI.

Pra, në pamje të parë, ai ishte armik i egër i opozitës shqiptare, qytetarët dhe qytetaret shqiptarë, demokratë, socialistë, të pa parti, çfarëdo bindje që jeni, nuk punuan më pak për pushtetin e Ramës dhe McGonigalë të tjerë. Kujtoni pak të gjitha deklaratat e McGonigalëve me pushtet diplomatik. Çfarë ishin ata? Ata ishin pengje të korrupsionit të Edi Ramës. Që tani struken se mos u dalin lidhjet e McGonigalit. Mos u strukni u them, dilni se për shqiptarët, ju jeni McGonigalë të vërtetë.

E thashë këtë se unë e di që shumë njerëz e marrin si një gjysmë fataliteti, e marrin si një lloj prediksioni për ne, por kurrë. Deri kur është fatalitet dhe prefiksion kjo për ne? Deri në momentin që ne do guxojmë, dhe t’i themi jo diplomatëve të korruptuar. Jo McGonigalëve. Jo Edi Ramës. Të marrim fatet e vendit në duart tona, të ndërtojmë Shqipërinë mbi bazën e atyre idealeve që kemi ne. E atyre aspiratave që kanë femijët tanë, ënddrat e bukura që kanë ata.

Ja pse qendrojmë ne!

Ata, po të shkoj unë aty në parlament, unë shkoj për shkak tuajin dhe do shkoj, por ata e kanë shndërruar parlamentin në pasarelë mode. Po ç’është ajo pasarelë mode aty? Me para të vjedhura! Pasarela aksesorët paratë e vjedhura. Çfarë nuk sheh aty.

Ata e duan parlamentin për të mbrojtur interesat e krimit. Për të votuar ligje sipas trafikantëve. At e duan parlamentin vetëm e vetëm, se si e si mund të forcojnë lidhjen e tyre me krimin, me vjedhjen për të miratuar marrëveshje.

Ju dëgjoj shpesh, me të drejtë dhe unë e vlerësoj. Më bëni mesazhe, letra, me thoni.: Këtë çoje në SKAP, atë çoje në Gjykatë Kushtetuese. Pavarësisht se unë i them SKAP, ne do t’i çojmë në SKAP. Pavarësisht se unë i them gjykatë e kapur, ne do t’i çojmë në gjykatë të kapur. Por ne problem kemi Edi Ramën, dhe pa larguar Edi Ramën nuk ka gjykatë, nuk ka drejtësi, nuk të drejta njeriu.

Edhe atyre aty u them mos m’i provokoni protestuesit se këta janë paqësor. Provokimin e parë, do të keni probleme serioze. Asnjë provokim.

Madje bëni mirë të shkoni atje ku është vendosur trau dhe jo këtu te rruga, se atje është territori.

Dhe dy fjalë do tu them: Po mbroni një bunker të krimit. Po mbroni një bunker të fjalës së ndaluar. Po mbroni një bunker të dhunës ndaj qytetarëve. Portesta jonë është paqësore. Është revoltë, komunikim, forcë.

Nuk ka forcë më të madhe se paqja.

Ju garantoj unë ju, por ju duhet të keni beism se forcë nuk është vetëm dhuna. Forcë është dhe paqja dhe ne do fitojmë. Revolucioni ynë do fitojë. Revolucioni ynë është i gjithë shqiptarëve.

Rroftë Shqipëria! Rrrofshi ju! Fitore! Fitore! Fitore!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale