Protesta, Meta: Liri a vdekje për t’i treguar vendin këtij regjimi mafioz

Të dashur motra dhe vëllezër të Tiranës dhe Shqiptarë kudo ku jeni.

Nuk do të doja të flisja gjatë, se pata fatin pak javë ta bëja këtë gjë përpara jush, por sot është shumë e qartë. Koha e fjalëve dhe e fjalimeve duhe t’i lerë kohë veprimeve të organizuara për t’i treguar vendin pjellës më bastarde të kësaj toke që orkestroi sot në ditën e samitit europian, një ngjarje të denjë për një kryeministër skizofren dhe tradhëtar. Për zbatuesin e platformës së spastrimit etnik në formën më të errët që e ndjen sot çdo familje shqiptare në formën e shpopullimit, të përzënies të të rinjve, të të rejave të këtij vendi, përmes një instalimi të regjimit mafioz.

Prandaj, të gjithë me poezinë e Avzi Nelës, liri a vdekje për t’i treguar vendin këtij regjimi mafioz. Edhe njëherë përshëndetjet më të përzemërta të gjithë juve, dhe liderit të PD prof.dr.Sali Berishës. Liri demokraci! Europa jemi ne!

Artikuj të ndërlidhur
PD në Seli & Degë

Fjalimi i turpshëm në OKB/ Berisha: Rama është armik i egër i Kosovës, tani po përhap shpifje të ulëta kundër Vetëvendosjes. Foltoret e Ripërtëritjes në Vlorë dhe Elbasan dëshmuan se orteku i opozitës po rritet çdo ditë dhe do të përmbushë misionin e tij

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË BASHKËBISEDIM ME QYTETARËT EKSTRAKT Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar si ‘të turpshëm’ fjalimin

LEXO MË SHUMË
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale