PRONONCIMI I KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË PROTESTËN E TIK TOK
EKSTRAKT
Në protestën e 15 marsit të organizuar nga rinia kundër mbylljes së TikTok-ut, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për gazetarët duke e cilësuar këtë tubim si një manifestim të jashtëzakonshëm me anë të të cilit Edi Rama mori një ndëshkim përfundimtar. ‘ishte një manifestim i jashtëzakonshëm i të rinjve shqiptarë, që dolën kundër censurës dhe për lirinë e fjalës dhe të mendimit’, tha Berisha.
Krydemokrati vlerësoi fjalët e të rinjve si një shprehje të shpirtit dhe zemrës së tyre rinore, duke theksuar pasionin dhe kuptimin e thellë të këtyre mesazheve. Ai e akuzoi Edi Ramën si një armik të lirisë dhe të rinjve, duke e lidhur atë me regjimin e dikurshëm të diktaturës. Lideri i PD theksoi se Rama mori ndëshkimin më të madh dhe më të merituar për veprimet e tij. Berisha nënvizoi se kjo ishte një ditë e rëndësishme për të rinjtë dhe një moment për të shprehur lirinë e mendimit dhe fjalës.
Lideri i demokratëve Sali Berisha nuk e ka konsideruar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump, për mbylljen e Zërit të Amerikës, si një akt censure. Sipas tij, ‘Zëri i Amerikës’ është një ent publik, dhe një vendimmarrje e tillë është çështje e gjeopolitikës globale. ‘Nesër mund të vendoset të mbyllet televizioni shtetëror, por në qoftë se televizionet private kanë të gjithë hapësirën, shqiptarët nuk pësojnë asnjë censurë’, u shpreh Berisha në përmbyllje të protestës së të rinjve kundër vendimit të qeverisë Rama për mbylljen e platformës sociale TikTok.
Interesimit të gazetarëve kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha vlerësoi pasionin dhe fuqinë e fjalës së lirë që u dëgjua nga të rinjtë shqiptarë. Ai e cilësoi protestën si një manifestim të jashtëzakonshëm të rinisë, duke e krahasuar me mitingun historik të vitit 1990, kur studentët u ngritën për të kërkuar liri dhe demokraci.
Kryedemokrati Sali Berisha tha se fjalët e të rinjve ishin të denja për çdo kohë dhe se ato do të mbeten në histori si disa nga fjalimet më mbresëlënëse. Ai e vlerësoi këtë moment si një fitore të të rinjve shqiptarë, duke e theksuar se ata ishin ata që do të vendosnin të ardhmen e vendit.
FJALA E PLOTE:
Ishte një manifestim i jashtëzakonshëm i vajzave dhe djemve të rinj kundër censurës për lirinë e fjalës dhe të mendimit.
Ju i dëgjuat fjalët e tyre, fjalë që buronin nga shpirti i tyre i lirë, që buronin nga zemra te tyre rinore.
Edi Rama sot mori ndëshkimin përfundimtar.
Sot u damkos si një armik i egër jo vetëm i TikTokut, por një armik i egër i lirisë, armik i egër i të rinjve shqiptarë.
U damkos përfundimisht si biri i të atit, i cili 37 vite më parë urdhëronte varjen në litar të poetit Havzi Nela.
Pra, Edi Rama sot mori ndëshkimin më të madh, më të merituar.
Ia thanë të gjitha të rinjtë.
Kurrë nuk kam dëgjuar fjalime kaq të bukura, fjalimeve kaq kuptim të thellë, fjalime me kaq pasion sa dëgjova sot në këtë shesh.
Ishte dita e tyre, ishte fjala e tyre dhe unë u mrekullova nga fjalët që mbajtën.
Komenti im është ky, gjatë mandatit të parë të presidentit Donald Trump, pavarësisht se çfarë thotë propaganda kundër tij, asnjë gazetar nuk është ndëshkuar.
Unë e kam ndjekur sepse atë e kam tregues.
Dhe e dyta, fjala më e bukur që ai ka mbajtur, ka qenë fjala për censurën, garancitë që ai dha se nuk do ketë censurë në SHBA.
Në këtë kontekst, mbyllja e Zërit të Amerikës është çështje e gjeopolitikës globale.
Pra, ata konsiderojnë se shpenzimet kolosale që bëhen me këtë radio të kufizohen ose të shmangin një propagande që administrata aktuale dhe zonja Lake e konsideronte të tepërt.
Kështu që nuk ka të bëjë me censurën kjo. Ai është një ent publik. Nesër mund të vendoset të mbyllet televizioni shtetëror, por në qoftë se televizionet private kanë të gjithë hapësirën, shqiptarët nuk pësojnë asnjë censurë.
Në këtë aspekt, mund të them se ai ishte një akt anticensure mbyllja e Zërit të Amerikës.
Nga protesta e sotme shqiptarët dëgjuan thirrjen më fisnike, do të thosha më magjepsëse, do të thosha më të fuqishme, më pasiononte.
Fjalë të tilla për fjalën e lirë janë të denja për të gjitha kohërat.
Për të shkuarën, të sotmen dhe të ardhmen.
Gjithçka do e vendosin të rinjtë.
Ishte protesta e tyre siç e patë ju.
Unë isha një pjesëmarrës në këtë miting që për nga cilësia, po u garantoj, krahasohet me mitingun e datës 11 dhjetor 1990 kur studentët liberatorë u kthyen nga pallati presidencial dhe erdhën fitimtar në sheshin e Qytetit Studenti.
Dhe aty ata mbajtën fjalët më mbresëlënëse që unë kam dëgjuar ndonjëherë.
Pra, tani të themi, në 35 vite, këto ishin fjalimet më mbresëlënëse për mua, por edhe për të gjithë shqiptarët.
Të rinjtë e fituan betejën sonte.