FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË TUBIMIN QYTETAR TE ‘RRUGA E SHPRESËS’
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha e ka çelur siparin e fjalimit të tij në ditën e 301-të të protestës maratonë te ‘Rruga e Shpresës’ me thirrje të fuqishme për mobilizim të shqiptarëve kundër qeverisë së Edi Ramës, duke duke u drejtuar me tone të ashpra për shtypje dhe për keqpërdorimin e pushtetit. Berisha tha se, qeveria aktuale ka krijuar një “narkoshtet” që bashkëpunon me krimin dhe drogën, ndërsa populli shqiptar përballet me varfëri, padrejtësi dhe një boshatisje të vendit.
Nga ‘Rruga e Shpresës’ Berisha motivoi qytetarët që ditën e nesërme të shprehin zemërimin e tyre ndaj qeverisë, duke theksuar nevojën për ndryshim të pushtetit dhe kthimin e votës së lirë për të siguruar lirinë dhe identitetin kombëtar të shqiptarëve.
Kryedemokrati, Sali Berisha shprehu besimin se opozita do të arrijë të rikthejë votën e lirë përmes një qeverie teknike dhe zgjedhje të drejta, duke kthyer drejtësinë dhe dinjitetin e qytetarëve shqiptarë. Berisha akuzoi qeverinë aktuale të Edi Ramës si një organizatë kriminale dhe anti-shqiptare dhe u bëri thirrje mbështetësve të opozitës që të vazhdojnë luftën kundër regjimit çdo ditë, për të përmbushur misionin e tyre për ndryshim.
Kryetari i PD, Sali Berisha gjtë fjalës së tij i bëri thirrje kryeministrit Rama që të mos përdorë forcat e sigurisë dhe zyrtarët me të kaluar të dyshimtë për të shtypur protestuesit, duke përmendur emra si Ervin Hoxha dhe Ilir Proda, të cilët Berisha akuzon për lidhje me krimin.
Lideri demokrat, Sali Berisha shprehu vendosmërinë e opozitës për të vazhduar betejën kundër regjimit përmes protestave, bllokimit të rrugëve dhe mosbindjes civile, duke theksuar se zemërimi i qytetarëve ndaj qeverisë është në rritje dhe se ata janë të vendosur për t’i kërkuar llogari Ramës për korrupsionin dhe keqpërdorimin e pushtetit.
Berisha në përmbyllje të fjalës së tij përmendi edhe ish- deputetin e PS, Lefter Kokën, i cili sipas tij ka zbuluar fytyrën e vërtetë të korrupsionit shtetëror të drejtuar nga Rama. Ai e krahasoi situatën në Shqipëri me vendet që kanë vuajtur nga manipulimet zgjedhore, duke theksuar se në Shqipëri nuk do të tolerohet më një situatë e tillë.
Sipas Berishës, beteja e opozitës për qeverinë teknike dhe votën e lirë është një zotim për të mbrojtur dinjitetin dhe lirinë e qytetarëve shqiptarë.
FJALA E PLOTË
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më miqësore, mirënjohjen më të pakufishme ju, qendrestareve dhe qendrestarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar.
Të kauzës së identitetit, të lirisë së shqiptarëve, kauzës së interesit kombëtar.
Të dashur miq, nesër në betejën tonë drejt fitores. Në betejën tonë për përmbushjen e misionit të rikthimit të votës së lirë në Shqipëri, të ndryshimit të pushtetit dhe fitores së opozitës.
Opozita shqiptare në mbarë vendin hidhet e tëra në betejë, merr Shqipërinë në duart e saj!
Nesër, mbarë shqiptarët ngrihen në këmbë për të shprehur zemërimin e tyre, për të shprehur urrejtjen e pakufishme të ligjshme të njerëzve të ndershëm, të njerëzve që jetojnë me mundin dhe djersën e tyre.
Të njerëzve që vidhen sa askush tjetër në Europë. Të njerëzve që shtypen dhe iu rrëmbehet vota.
Të njerëzve që përjetojnë diktaturën, autokracinë të Edi Ramës të bazuar në bashkpunim të ngushtë me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Shqiptarët në këmbë, duan t’i ndryshojnë me çdo kusht drejtimin Shqipërisë dhe kombit tonë. Drejtimi i Edi Ramës, është drejtimi i zbrazjes masive të Shqipërisë.
Drejtimi i Edi Ramës, është drejtimi i ndërtimit të parajsës përrallore me fondet dhe pasuritë publike të vjedhura nga Edi Rama, familja e tij, organizata kriminale që quhet qeveri, Skrapi i partisë dhe organe të tjera të narkoshtetit.
Revolta nesër është revoltë për t’i dhënë mësimin historik këtyre narkoqeveritarëve që vjedhin më shumë se sa kanë vjedhur në kohërat qeveritare të këtij vendi, më shumë se çdo qeveri tjetër në Europë, që me hanxharët e krimit, të drogës ka bllokuar rotacionin e pushtetit.
Miq, beteja nesër është etapa tjetër drejt fitores!
Është përpjekja e madhe e demokrateve dhe demokratëve për t’i përcjellë mesazhin Edi Ramës dhe bandave të tij, se nuk ka forcë në botë që të na mposhtë ne në misionin tonë për rikthimin e votës së lirë me qeveri teknike për zgjedhje të lira, për ndryshimin e pushtetit, për rikthimin në Shqipëri të lirivë, të drejtave, dinjtitetit të qytetarëve shqiptarë.
Për rikthimin në Shqipëri të një drejtësie që qendron ndën ligjin e Kushtetutë dhe jo si organizatë kriminale e marrë peng nga Edi Rama.
Me betejën tonë ne duam dhe do arrijmë të kthejmë Shqipërinë në rrugën e integrimit, në rrugën e shpresës, në rrugën e zhvillimit.
Të dashur miq, çdo ditë, çdo demokrate e demokrat duhet të bëjë gjithçka për t’i nxirë jetën këtij regjimi të pashpirt, për t’i marrë frymën, për t’i shkurtuar ditët, për të ecur të sigurt drejt fitores.
Çdo ditë, Edi Rama, organizata e tij kriminale bëhen më anti-shqiptare, bëhen më çnjerëzore, bëhen më kriminale. Ndaj dhe, ne çdo ditë duhet të jemi në sulm, në sulm, në sulm kundër tyre.
Nesër paralajmëroj Edi Ramën: mos ndërse bastardin e familjes Hoxha, ish-gjobëvënësin, krye-gjobvënësin e Policisë Rrugore, përfaqësuesin e bandave të rrezikshme të Durrësit, dhe më parë të Tiranës, Ervin Hoxhën.
Mos guxo të ndërsesh narko-komisarin e implikuar në aktet më të rënda kriminale me bandat, Ilir Prodën kundër protestuesve, sepse përgjigja do të jetë lemeritëse për ju.
Bllokimi i rrugëve, protesta, mosbindja civile e opozitës është kushtrimi që burojnë nga thellësia e shpirtit të çdo qytetari të këtij vendi për t’u ndarë sa më shpejt nga ky regjim.
Të dashur miq, beteja që fillon nesër është një betejë në vazhdim. Bllokimi i Edi Ramës në Surrel do të jetë edhe kjo në agjendën e mosbindjes civile. Po, po.
Edi Rama, qytetarët janë të revoltuar me ty, janë të zemëruar, janë të gatshëm të të nxjerrin prej hundësh gjithçka ke vjedhur këto vite pushteti.
Lefter Koka ia hoqi maskën. I tregoi shqiptarëve se kush është peshku i madh i qelbur i Shqipërisë.
Natyrisht, nuk mund të kishim dyshim.
Peshku i madh i qelbur i Shqipërisë është Edi Rama dhe vetëm Edi Rama.
Ndaj dhe, le t’i tregojmë ne çdo shqiptari. T’i tregojmë ne çdo qytetari të lirë të Europës se, shqiptarët janë më të vendosur t’u japin ndëshkimin e merituar baronëve të drogës me Edi Ramën në krye në Tiranë.
T’u japin ndëshkimin e merituar atyre që punët publike i bëjnë për të vjedhur 90% të fondeve. Atyre që pasuritë publike i kanë shndërruar në një mallkim për qytetarët, njëlloj sikur të ishin regjimi pushtues më i egër i historisë.
Në mosbindjen tonë civile, ne u përcjellim shqiptarëve kudo që janë, por edhe miqve të Shqipërisë në të katërta anët e Europës se, të zotët e vërtetë të Shqipërisë janë qytetarët e saj!
Se armiqtë e saj, janë qeveritarët me Edi Ramën në krye, dhe se në këtë betejë ne qendrojmë të gatshëm për çdo sakrificë për të rikthyer votën e lirë.
Qendrojmë të gatshëm për të mbrojtur dinjitetin dhe lirinë e qytetarëve të cilat pa votën elirë nuk ekzistojnë.
Miq, autokratët, diktatorët, votat nuk i vjedhin ditën e votimit. Votat i ekzekutojnë para se të shkojnë në kuti.
Ja ç’ndodhi në Gjeorgji. Ja ç’ndodhi në Venezuelë. Ja ç’ndodhi në Tunizi. Po me Shqipërinë, kurrë më!
Me Shqipërinë vota e lirë, qeveria teknike janë zotimi ynë, janë beteja jonë.
Është radha jonë, është radha jonë!
Fitore, fitore, fitore!