Të dashur demokrate dhe demokratë. Opozitare dhe opozitarë.
Në këtë shesh dhe kudo që jeni. Përshëndetjet më vëllazërore. Mirënjohjet më të pakufijshme. Zonja dhe zotërinj, në emrin tuaj më lejoni, t’ju uroj me gjithë zemër mirëseardhjen në Tiranë, shtetarëve më të lartë të BE, Parlamentit, Komisionit Europian dhe vendeve fqinjë të Ballkanit Perëndimor. Për ne është një rast shumë i veçantë t’ju shprehim atyre, qeverive, kombeve dhe vendeve të tyre, Parlamentit dhe KE, mirënjohjen tonë më të pakufijshme, për ndihmën e gjithëanshme, solidaritet të jashtëzakonshëm që ju keni dhënë dhe ju jepni shqiptarëve, dhe Shqipërisë në këto dekada.
Prania e qeveritarëve më të lartë të BE është mbështetja më e madhe që vlerat europiane në Shqipëri kanë marrë në tërë historinë tonë. Në këtë kontekst ky samit është një mbështetje e madhe për të gjithë shqiptarët që konsiderojnë integrimin e vendit në BE, si të ardhmen më të mirë për veten dhe vendin e tyre. Ky samit është një mbështetje e madhe në veçanti edhe për PD, forcën politike që në betejë për vlerat europiane, në revolucionin e vitit ’90, me moton “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, përmbysi diktaturën komuniste, hodhi themelet e rinj të demokracisë dhe ekonomisë së tregut, anëtarësoi Shqipërinë në KE, në NATO, firmosi marrëveshjen e stabiliziom asociimit, mori rekomandimin e statusit të vendit kandidat.
Tre dekada më parë, ne nisëm rrugën e demokracisë si kombi i tretë më i varfër i planetit, vetëm me 204 dollarë për frymë. Sot nga ajo kohë, të ardhurat janë rritur së paku 25 herë.
Bujaria e kombeve dhe vendeve tuaja, ka qenë e një rëndësie thelbësore në këtë arritje, ndaj dhe ne u mbetemi borxhli përjetë ju dhe taksapaguesve tuaj për ndihmën e çmuar. Zoti i bekoftë kombet dhe vendet tuaja.
Të gjithë shqiptarët, të gjithë ne sa jemi këtu, shqiptarët sado që janë ju jemi mirënjohës me nderin e madh që i bëni Shqipërisë.
Por njëkohësisht ne jemi fatkeqë, sepse ne përfaqësohemi në këtë samit, me njeriun, që me të gjitha kodet e botës, duhet të ishte sot para drejtësisë,dhe jo i ulur sot aty me ju.
Ne ndjehemi fatkeqë, sepse pushteti i atij që na përfaqëson, qendron mbi krimin elektoral, votën e vjedhur të qytetarëve shqiptarë, korrupsionin dhe drogën dhe të zezat e këtij kombi.
Sot është dita kur Europa dhe bota mund të njihen me të vërtetat e Shqipërisë. Ky samit është një mundësi e atë që shqiptarëve t’ju dëgjohet zëri.
Ndaj siç e kërkon tradita jonë, miqve do u themi të vërtetën. Ne nuk jemi këtu në një manifestim festiv siç do të donim të ishim. Ne jemi këtu në një protestë, me qëllimin më madhor, që sot të jehojë para liderëve, medieve, edhe zëri i popullit të opozitës shqiptare.
Ne nuk mund të pranojmë që ky samit të konsiderohet si një mbështetje për Edi Ramën dhe qeverinë e tij, ndër më të korruptuarat në planet, dhe përdoret prej ti si një akt shtypës, përndrydhës për popullin opozitar.
Shqipëria është sot në rrezik ekzistencial. Para disa muajsh, ne dolëm në protestë me sloganin: Shqipëria në rrezik. Pse jemi në rrezik, nuk kemi ndonjë pushtues të huaj?
Ne nuk kemi një pushtues të huaj, apo një vend që na kërcënon me luftë. Vetëm pasi u sollën në vëmendje rreziku që i kanosej Shqipërisë, numrat, faktet, seria e rekordeve të zeza, skandalet tronditëse filluan të bëjnë sens, filluan të flasin, të marrin kuptimin e tyre.
Të shohim pak me paanësi. A janë vërtetë Shqipëria dhe kombi shqiptar në rrezik ekzistencial? Në rast se janë cila është fuqia e cila rezikon ekzistencën e një kombi që i ka rezistuar të gjitha kohërave, pushtimeve dhe mënxyrave të tyre.
Ata që i vjedhin një populli votën, i vjedhin të ardhmen. Më shumë se kushdo tjetër, këtë e dimë ne shqiptarët. Në të shkuarën tonë, në diktaturën më ourelliane ne të gjithë votonim njëherë në katër vjet, siç votonin qytetarët e kombeve të lira. Por dallimi mes nesh dhe atyre ishte dallimi mes natës dhe ditës. Vota e njerzve të lirë, hidhej e gjallë në kutitë e votimit. Ajo prodhonte shtet ligjor, të drejta dhe liri për qytetarët shqiptarë, ndarje dhe balancë të pushteteve, treg të lirë, prosperitet, prodhonte të ardhme për ta. Kurse te ne, votimi në diktaturë ishte thjesht funerali i votës sonë, i cili nga frika e terrorit dhe patronazhistëve, vota jonë kishte vdekur, përpara se ta hidhnim në kutitë e votimit. Ajo prodhonte vetëm dhunë, shtypje, varfëri, e mbi të gjitha shkatërronte, vidhte të ardhmen e një kombi të tërë.
Pas dekadash në sistemin e votës së vdekur, në vitin 1991, në e përmbysëm atë, por dolëm prej tij si një popull i uritur, pothuaj fantazëm dhe u derdhëm në detra si ‘boat people’ në eksode biblike. Kjo vetëm e vetëm për t’i shpëtuar tiranisë së mjerimit që trashëguam nga diktatura.
Sot, pas 31 vitesh, për herë të dytë, pikërisht në prag të këtij samiti, ne paraqitemi sërish para Europës dhe botës si ‘boat people’. Por shkaku nuk është më tirania e mjerimit si 31 vite më parë. Por shkaku është i lidhur si më shumë se asnjëherë me votën e vdekur. Rama ka vendosur sistemin e patronazhistëve si në diktaturë. Armata e të cilëve përbëhet nga 9000 punonjës të administratës publike, oficerëve të policisë, ushtrimi, oficerë të republikës së shtetit që bëjnë gjahun e votës ditën dhe natën te qytetarët.
Europa dhe bota dëgjuan se si pak muaj më parë, hakerat e ajatollaëve hakeruan sistemin e të dhënave personale dhe private nga database e qytetarëve shqiptarë. Ky ishte një agresion i vërtetë dixhital. Por hakerat e ajatollahëve vetëm përsëritën aktin e shëmtuar të hakerave të kryeministrit, i cili tri vite më parë hakëroi nga database i qeverisë, të dhënat personale të sqytetarëve dhe i vuri në dispozicion të patronazhistëve famëzinj për të ushtruar terror mbi zgjedhësit shqiptarë
E vërteta është se Transparence International e dënoi këtë akt, por Edi Rama dy vite më parë përpara këtij samiti, mburri dhe rrahu gjoksin përpara patronazhistëve të tij famëzinj. Përveç këtyre, në Shqipëri për të marrë votën pa hyrë në kuti, narkoqeveria përdor qindra-miliona euro të bandave për blerjen e saj. Këtu vota e varfër blihet edhe me 500 narkoeruro. Këtu narkoeurot përdoren për çdo krim, përfshi dhe atë që kishin planifikuar për ditën e sotme.
Mbi këtë bazë, në Shqipëri është vendosur sundimi njëpartiak, monizmi i plotë. Njëriu që merr pjesë sot në këtë samit, kontrollon të gjitha pushtetet. Madje sot Edi Rama ka 10% pushtet më shumë se sa kishte në vitin 1991 diktatori i fundit komunist. Për treguesin e zbatimit të ligjit, për treguesin e respektit të të drejtave të qytetarëve të saj, Shqipëria renditet 54 vende nën Kosovën, por edhe katër vende poshtë republikës socialiste të Vietnamit komunist.
Ndaj nga ky shesh, të zotohemi ne se pa votën e lirë, nuk ka dhe nuk do ketë stabilitet në Shqipëri.
Ju ftoj të brohorasim: Poshtë stabilokracia dhe vota e vjedhur, rroftë demokracia dhe vota e lirë.
Zonja dhe Zotërinj!
Në përpjekjen e Edi Ramës për të mposhtur lirinë e mendimit ai ka shënuar ndër rekordet më të zeza në Europë dhe në Botë. Ai ka sulmuar brutalisht media, dhe iu është kthyer gazetarëve me një fjalor ordineri. Ka mbyllur me dhunë tv. Vetëm dy ditë më parë hodhi në erë resortin turistik të një pronari i një grupi mediatik, vetëm se ai nuk pranoi kontrollin qeveritar të mediave të tij. Organizata Kombëtare e Lirisë dhe Media ka denoncuar brutalitetin e tij dhe dhunimin e gazetarëve.
Unë u them udhëheqësve politikë të Europës, se Edi Rama është absolutisht i padenjë të qëndrojë sot në atë samit.
Përveç këtyre, rikujtoj se alergjia ndaj fjalës së lirë dhe mendimit ndryshe është trashëgimi biologjike e Edi Ramës. Babai i tij do të firmoste si xhelat, në gusht të vitit 1988, varjen e poetit Avzi Nela për vargjet e tij. Edi Rama, kurrë nuk kërkoi falje për aktin prej xhelati të babit të tij.
Të dashur miq, Shqipëria është në rrezik të vërtetë ekzistencial. Këto kohë të gjithë jeni dëshmitarë se si shqiptarët pas 31 viteve u shfaqën kanaleve të La Manshit, si ‘boat people’, ata këtë vit të rrezikshëm kaluan sirianë dhe afganë dhe kryeministri i Shqipërisë fajësoi për këtë qeverinë britanike.
Por drama që patë në La Mansh është vetëm maja e ajsbergut të shpopullimit të Shqiërisë këto 8 vite. Sipas Eurostat në vitet 2014-2021 vetëm në vendet e BE emigruan, 744 mijë shqiptarë, apo 27% e popullsisë, u larguan gjatë kësaj qeverisje, nga këta mbi 500 mijë janë të rinj dhe fëmijë. Këto shifra, as luftrat nuk i sjellin. Këtë shpopullim s’ka pandemi që e provokon.
Cila është e vërteta? Çfarë po ndodh në Shqipëri? Merreni vetë me mend! Çfarë do të thotë kur shkollat mbyllen se nuk ka më nxënës, kur bizneset ulin qepenat? Jo se nuk kanë xhiro, por se nuk gjejnë dot punëtorë, sepse punëtorët janë larguar.
Unë sot për sipërmarrësit shqiptarë, punëtorët më të preferuar, më të sigurtë, janë ata zotërinj që kanë marrë një ekspuls sot nga vendet tuaja, sepse të paktën ata për tri vite nuk mund të largohen nga Shqipëria. Çfarë do të thotë kur përpara këtyre fenomeneve ke përballë një kryeministër mafioz, që arroganca është e vetmja përgjigjë që ka për të dhënë për situatën e krijuar. Çfarë do të thotë? Kur për 7 vite largohet 27% e popullsisë.
Kombi po ikën, po i vjedhin të ardhmen e tij. Unë para se të drejtoja një parti politike që shembi sistemin, kam qenë mjek. Nuk është e nevojshme të jem mjek për të kuptuar që këto shifra flasin për një trup në vdekje e sipër. Kombi ynë po shpërbëhet. E vërteta mbi shqiptarët është se po bëhet spastrim etnik në proporcionet e një genocidi. Shqipëria është në rrezikun më të madh ekzistencial në tërë historinë e saj, ne do ta shpëtojmë atë.
Kam lexuar këto ditë dokumentet e Konventës per Parandalimin e Krimit të Genocidit, të miratuar nga OKB. Në faqen e parë të këtij dokumenti shkruhet se ka 5 akte që cilësohen genocid. Në aktin numër 3, thuhej: “Genocid quhet kur qëllimisht një grupi i vendosen kushte jetësore të kalkuluara, për të sjellë shkatërrimin e pjesshëm, ose të plotë të një populli. A nuk tregojnë këtë histori shifrat që unë fola më sipër? A nuk është vjedhja deri në gjak që po i bëhet shqipatrëve, sot një dëbim nga trojet e tyre. Shpopullimi, vjedhja e votës, vrasja e shpresës, vjedhja e fondeve buxhetore të pasurive publike. Shndërrimi i këtyre të fundit në një mallkim për qyetarët shqiptarë, njësoj si në regjimet e vjetra koloniale. Shartimi i shtetit me krimin. Të gjitha këto janë vendosja e kushteve jetësore të kalkuluara, për të sjellë shkatërrimin e pjesshëm, ose të plotë të një populli.
Unë kam qenë Kryeministër i Shqipërisë dhe ju garantoj, se kjo kurrë nuk mund të ndodhë, pa një platformë të qartë kushtesh të kalkuluara. Kurrë nuk mund të ndodhë, as në skenar lufte.
Lufta e dytë botërore ka patur humbje të jashtëzakonshme. Humbjet më të mëdha në përqindjen e popullsisë i vuajti Polonia mike, 20% të saj. Ua them unë, shteti shqiptar ka gjithçka, për të ushqyer, për të prosperuar qytetarët e vetë, por problemi qendron, se ata vidhen ditën dhe natën nga pushtetarët e tyre.
Mesazhi im për BE-në është ky: “Liderët që gjenden në Shqipëri i falënderoj, raportet e tyre kanë bërë një punë të çmuar për të ekspozuar monizmin e Edi Ramës.”
Por Edi Rama ua shet samite dhe konferenca si kjo e sotmja si mbështetje ndaj tij.
Ai mbahet në pushtet duke thënë mashtrime, se ka mbështetje ndërkombëtare. Unë personalisht nuk e besoj se ka një lider evropian që mbështet arkitektin e shpopullimit, që mbështet kryeministrin e lidhur me krimin dhe mafia, që mbështet një kryeminsitër që po bën një genocid të vërtetë në kombin e tij.
Në Shqipërinë e vërtetë, në pushtet është mafia. Sepse qeveria është fund e krye e lidhur me krimin, drogën, e faktuar në përgjimet e shumta. Në këto vite u ndërtua në Shqipëri narkoshteti i parë në Europë. Por, ju kujtoj sot, se tre ministrat e Brendshëm e këtyre 9 viteve, janë të lidhur me klanin e drogës. Një prej tyre është dërguar në Shtëpinë e Bardhë, kurse tjetri po merret me sigurinë e samitit, në mos qoftë në samit brenda.
Antimafia italiane na ndihmoi, por ne kemi nevojë për ndihmën tuaj që këta kriminelë ministra të marrin vendin që u takon.
Shqipëria në të gjitha vlerësimet, në raportet e komisioneve perëndimore, vlerësohet si vendi më i korruptuar në Europë. E vërteta është se Edi Rama dhe qeveria e tij dhe nomenklatura e partisë së tij, janë më të korruptuarat në Europë, kurse shqiptarët e thjeshtë që janë në këtë shesh dhe në shtëpitë e tyre janë viktimat më të dhimbshme të vjedhjeve dhe korrupsionit në kontinent.
Në Shqipëri, punët publike, rrugt, shkollat ndërtohen me një çmim 8 herë më të lartë, sesa në vendet tuaja. Ushqimet kushtojnë 10% më shtrenjtë se në vendet tuaja. Nafta kushton njësoj si në Zyrih, por rrogat e shqiptarëve janë 6 deri në 8 herë më të ulëta, se ato të qytetarëve tuaj.
Po kështu, janë deklaruar vjedhje deri në qindra miliona dollarë me firmën e Edi Ramës, si sipërmarrje e përbashkët me ministrat e tij.
Këtë javë një skandal i ri ka shpërthyer. Qeveria është angazhuar në një projekt grabitjeje, ndoshta të përmasave më të mëdha që Europa ka njohur. Edi Rama me arabin e tij Alabbar po krijon parajsën e tij, ndaj i duhet të mbledhë para nga Europa dhe bota e krimit dhe t’i investojë në Portin e Durrësit.
Të nderuar gazetarë të medieve të huaja, korrupsioni shqiptar është sa kombëtar, aq edhe ndërkombëtar.
Edi Rama dhe qeveria e tij përdor të gjitha format e korrupsionit, politik, monetar, erotik, për të blerë mbështetje kundër kundërshtarëve të tij, kundër popullit opozitar.
Ai është kryeministri i vetëm që e përdor me sukses korrupsionin për lobim kombëtar për të ndëshkuar ata që luftojnë korrupsionin në Shqipëri, vjedhjen dhe abuzimin. Ai përdor krimin e organizuar për çdo ditë për atë që denoncon liritë e tij dhe të qeverisë së tij, vrasjet, rrëmbimet, trafiqet.
Në Shqipëri, në katër anët e saj, thonë se po takove Ramën, duhet të kontrollosh xhepat, se ai ose të ka lënë diçka në xhep, ose të ka marrë. Ai, ashtu siç blen votat, blen deputetë, blen politikanë, blen pronarë mediash, madje gjer edhe drejtues të opozitës . Por jo më pak i rrezikshëm dhe agresiv është ai i rrafshit ndërkombëtar. Shpërndan bonuse çdo ditë, blen të zyrtarëve, ambasadorëve të vendeve të lira, kundër kundështarëve të tij politikë, vetëm e vetëm për të çimentuar monizmin e tij të bazuar mbi vjedhjen, krimin dhe korrupsionin.
Medieve evropiane dhe atyre amerikane u bëj thirrje, të investigojnë atë që po ndodh në Shqipëri, investigojeni Edi Ramën. Një koleg i juaji gjerman i gazetës Bild, me investigimin e tij, gjeti në regjistrime me zë origjinal, se ai vetë, deputetë, ministrat e tij, drejtorë policie, vepronin si një grup i strukturuar mafioz.
Ju garantoj ju do të gjeni një të vërtetë që do të trondisë botën nga rrjeti mafioz, nga përfaqësues të kartelit, në Sinalova të Meksikës, ata të Ndraghetës, janë filmuar tek hyjnë dhe dalin në zyrën e tij, dhe janë një rrezik i madh. Jo vetëm për Shqipërinë, por edhe më gjerë. Ai ka futur në rrjetin e tij zyrtar parlamentar të vendeve të huaja, por ambasadorë të shteteve të mëdha sot në Shqipëri kanë ambasadorë që me shkelje të plotë të Konventës së Shkelësve të Doktrinës së Monrosë, sillet si guvernatore, dhe bën gjithçka për të përllogaritur kundër qeverisë së opizitës së vendit, për t’i emëruar asaj kryetarin e saj, duke akuzuar pa asnjë fakt, provë apo dokument, liderin e zgjedhur me votën e lirë. Ndërkohë, ulet krah për krah, përqafohet me armikun e votës së lirë të Shqiptarëve, për të akuzuarin kryesor per vjedhjen e shekullit atë të inceneratorëve.
Opozita shqiptare përballet sot me lobimin korruptiv, lobistit numër një të Edi Ramës dhe kryekorruptorit të planetit, George Soros. Por ne qendrojmë, dhe do të qendrojmë të pamposhtur.
Mafia shqiptare dhe ajo ndërkombëtare nuk do na mposhtë kurrë.
Prandaj, jam këtu pr të ftuar mediat investigative, europiane dhe amerikane që të hetojnë se jo vetëm do zbardhin krime të denja për çmimet Pulitzer, por do ndihmojnë një popull që vuan, sot dhe çdo ditë ekzistencë e tij.
Qyetarëve europianë iu bëj thirrje. Ju sot i njihni shqiptarët si popullin e gomoneve. Ju kam thënë se varfëria e ka shkaktuar eksodin e tyre masiv. E vërteta qendron, se nuk është e vërteta shkaku i këtij eksodi, por është vjedhja që atyre po u bëhet nga kryeminstri më i korruptuar i Europës.
Qytetarët europianë nëse e ndihmojnë popullin shqiptar, jo vetëm që ndihmojnë një popull të lashtë të kontinentit, i cili ndonjëherë edhe ka kontribuuar në mbrotjen e Perëndimit, por ata parandalojnë një të keqe të madhe edhe për qenien e tyre. Qeveria e Edi Ramës, eksporton drejt tyre, më shumë se çdo gjë tjetër krim drogë dhe refugjatë. Vëllai i tij, Olsi Rama është mburoja politike e ortakut të tij të Këshillit të ministres së Jashtme, Xhaçka. Përgjegjës për vjedhjet në call center, me skema bitcoin të 2.3 miliardë eurove këto muajt e fundit nga paratë e qytetarëve spanjollë, gjermanë dhe të vendeve tjera. Shqipëria ka nevojë për mbështetjen tuaj në këtë betejë epike me krimin, mafien e qeveritarëve shqiptarë.
Zero tolerancë ndaj krimit dhe drogës do të jetë zotimi ynë për shqiptarët dhe partnerët tanë.
Zonja dhe zotërinj!
Për PD e ardhmja politike është vetëm Europa. Edi Rama po tenton ta shtrëngojë këtë trajektore, por kurrë nuk do t’ja dalë. PD nuk do e lejojë kurrë këtë.
Samiti i BE dhe vendeve perëndimore është përgjigja më e fuqishme i bashkimit që i dërgon diktatorit rus, Vladimir Putin, ekspansionizmit gjenetik rus, ambicjeve të tij që të nxisë edhe rajonin tonë. Por ky samit është edhe një përgjigje e qartë e ndërrimeve të fshehta, por edhe të hapura, ndaj neotomanizmit të Presidentit Erdogan në rajonin tonë.
Ky samit në Tiranë konsakron sot edhe njëherë, Procesin e Berlinit, që ne e PD e mbështesim fuqimisht si projekt të pazëvendësushëm në rrugën e integrimit në BE.
Samiti gjithashtu, ndryn në arkivat e zeza në aleancën tri-laterale Beograd – Shkup – Tiranë në projektin serbo-rus të Ballkanit të Hapur.
PD nuk është kurrë kundër bashkëpunimit të hapur me fqinjët e saj në rajon, por ky projekt me protagonist kryesor Aleksandër Vuçic dhe Edi Rama, me mbështetës të thekur Sergej Lavrov, por edhe Alexis Soros, synon vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencë ruse, në gadishullin tonë, duke sjellë konfliktualitet dhe përçarje.
Ky projekt synon izolimin dhe më vonë ndarjen e Kosovës midis këtyre aventurierëve.
Që kështu sot me këtë samit, merr goditje fatale projekti i Ballkanit të Hapur.
Duke përshëndetur sanksionet e BE, NATO-s dhe SHBA-s ndaj Rusisë, ne dënojmë kundërshtimin që u bën këtyre sanksioneve Aleksadër Vuçiç, si dhe mbrojtjen që Edi Rama i bën nga samiti në samit padronit të tij Vuçiç, për qendrimin, që ky i fundit mban kundër BE dhe Nato-s ndaj Rusisë. Në këtë mbrojtje, Edi Rama mbron interesat ruse në rajon, Serbinë si Rusi e vogël në ballkan.
PD nuk do e pranojë kurrë Ballkanin e Hapur. Për PD-në, për mbarë shqiptarët, dielli lind nga Perëndimi.
Zoti e bekoftë kombin shqiptar, Shqipërinë dhe flamurin kombëtar. Zoti ju bekoftë ju, popullin opozitar.
Së fundmi, le t’i themi policisë: liroje fatkeqin, liroje!
Sepse, ai është një mjeran, që ka shitur veten.
Dhe përpiqen sot, ta lidhin meqenëse ky është një samit, e vërteta e pamohueshme, liderë të krishterë, ta lidhin me pista që çojnë nga Turqia apo ndonjë vend tjetër. Nuk kanë asgjë të përbashkët. Ka vetëm një autor, ky është Edi Rama. Ka vetëm një arkitekt, është Edi Rama. Ka vetëm një djegës, ky është ministri i familjes Çuçi. Atë lirojeni dhe mos shpërndani dokrra dhe përralla, se autori i vërtetë është i ulur në samit si kryekriminel i Ballkanit dhe Europës. Rroftë Shqipëria!