I nderuar Z.Berisha, Kryetar i PD,
Të nderuar drejtues dhe anëtarë të departamenteve,
Të nderuar pjesëmarrës,
Unë jam Klea Duçka, anëtare e Departamentit Brain Gain dhe Ekselenca të PD dhe ndjehem e nderuar që të jem pjesë e këtij paneli sot për të diskutuar në emër të departamentit mbi buxhetin e parashikuar për sektorin e energjisë dhe infrastrukturës, i cili përbën rreth 24% të PBB.
Do të deshiroja ta nisja fjalën time, duke u përqendruar fillimisht tek sektori i energjitikës, i cili është me rëndësi strategjike për ekonominë, për shkak të potencialit të madh që ofron, jo vetëm në stimulimin e rritjes së përgjithshme ekonomike por edhe për sa i perket zgjerimit të tregut të punës.
Për sektorin e energjisë dhe infrastrukturës janë parashikuar gjithsej rreth 52,8 mld lekë në buxhetin e vitit 2024, ose rreth 7.17% e totalit të shpenzimeve, nga të cilat rreth 3,2 mld lekë ose 6.14% janë vënë në dispozicion për energjinë, krahasuar me 6,6% që ishte vitin e kaluar. Përveçse vihet re një rënie e ndjeshme financimit për këtë sektor, vlen te theksohet se perballemi edhe me nje sere problematikash, te cilat janë lënë jashtë vëmendjes së qeverisë dhe që duhet e gjejnë zgjidhje, duke nisur nga energjia elektrike. Shqipëria dhe Paraguaji janë të vetmet vende në bote, të cilat varen thuajse plotësisht nga energjia hidrike, pra nga hidrocentralet. Duke marrë parasysh këtë fakt, por edhe keqmenaxhimin (sidomos sa i takon keqpërdorimit të burses Alpex për transaksionet) si dhe varësinë e ndërmarrjeve shtetërore dhe korporatave energjitike nga fondet publike, nevojiten rregullime graduale të tarifave në nivelet e rikuperimit të kostos, me masa shtesë për të mbeshtetur grupet e rrezikuara. Është gjithashtu kritike të rritet transparenca e sektorit të energjisë dhe korporatave energjitike. Në këtë kontekst, Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa konkretë për të diversifikuar burimet e saj të energjisë dhe për të përmirësuar efikasitetin e rrjetit të energjisë elektrike. Një politikë e qëndrueshme e energjisë që përfshin investime në teknologji të reja, si dhe zbatimin e strategjive financiare për të mbështetur tregjet e energjisë, do të ishte një hap kritik përpara për të siguruar një të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme të energjisë për Shqipërinë. Vlen te theksohet se investimet ne teknologji te reja, kane nevoje per fonde te vecanta qe duhen alokuar ne funksion te kerkimit shkencor dhe inovacionit: p.sh.: per zhvillimin dhe aplikimin e energjive solare dhe eolike. Gjithashtu duhet investuar ne kapital njerezor dhe ketu nenkuptojme arsimin: deget e inxhinierise dhe arsimin teknik profesional.
Le te kalojme tani ne pjesen e infrastruktures. Ne buxhetin e vitit 2024 vihet nje renie e investimeve me rreth 24% krahasuar me vitin e kaluar. Zgjerimi i autostrades Tirane-Durres nuk eshte perfshire i plote ne kete buxhet, nderkohe qe nje pjese e madhe e fondeve vazhdojne te alokohen ne funksion te koncensioneve dhe projekteve abuzive si ai i Portit te Durresit apo projekti i rindertimit, per te cilin ka mungese te plote transparence nga ana e qeverise, dhe qe financohet me se shumti nga borxhi publik duke e thelluar ate. Vonesat ne zbatimin e projekteve, procedurat e ngadalshme burokratike si dhe mungesa e transparences cojne ne rritje te kostos se projekteve dhe shperdorim te fondeve. Infrastruktura e vendit është shumë më e pazhvilluar se standardet e vendeve të tjera evropiane. Janë 18000 kilometra rrugë, prej të cilave vetëm 5400 kilometra janë të asfaltuar te cilat jane qe nga koha e qeverisjes se PD.
Trajtimi i problemeve të infrastrukturës në Shqipëri është një detyrë komplekse që kërkon një qasje të shumëanshme. Këtu janë disa hapa te bazuara qe edhe Mali i Zi si vend fqinj ka ndermarre dhe kane pasur sukses:
- Investimi në Infrastrukturë: Mbledhja e më shumë fondeve për projektet e infrastrukturës, si ndërtimi i rrugëve, përmirësimet e furnizimit me ujë dhe projektet energjetike. Kjo mund të bëhet nëpërmjet buxhetit të shtetit ose nëpërmjet ndihmës së huaj.Siq u be ne 2010 ku 10 miliardë dollarë shkuan për përmirësimin e furnizimit me ujë, me 6 miliardë dollarë nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër nga ndihma e huaj.
- Tërheqja e investimeve të huaja: Përmirësimi i mjedisit te biznesit për të tërhequr më shumë investime të huaja. Kjo mund të arrihet duke adresuar mungesat e energjisë dhe duke modernizuar infrastrukturën e vjetëruar.
- Partneritetet me entitete ndërkombëtare dhe kombetare: Vazhdimi i punones me entitete ndërkombëtare si Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe të tjera për të përmirësuar infrastrukturën komunale. Në Gjermani, për shembull, autoriteti i Autobahn po punon me një konsorcium kompanish private për të ndërtuar projektin Autobahn A3 – projekti më i madh i infrastrukturës PPP i autorizuar ndonjëherë në vend. Ai përfshin planifikimin dhe zgjerimin e një autostrade federale me gjashtë korsi 76 kilometra.
- Zbatimi i procedurave të shpejta: Qeveria duhet të zbatojë reforma që ulin kohën dhe vonesat në zbatimin e projekteve infrastrukturore. Përmirësimi i koordinimit midis agjencive dhe reduktimi i barrierave burokratike do të ndihmonte në zbatimin më efikas të projekteve.
- Prioritet për sektorët kyçe: Investimet duhet të përqendrohen në sektorët kyçe si transporti publik, rrugët, dhe infrastruktura e energjisë, duke përdorur një qasje bazuar në nevojat reale dhe potencialet e zhvillimit.
Për ta përmbyllur, dëshiroj të theksoj se për të përmirësuar situatën e investimeve publike në infrastrukturë në Shqipëri, është thelbësore të ndërmerren hapa të fuqishme dhe të koordinuara. Përmes përmirësimeve në menaxhimin e fondeve, krijimit të një mjedisi më të favorshëm për investitorët, dhe zbatimit të procedurave të shpejta, Shqipëria mund të ndërtojë një infrastrukturë të qëndrueshme dhe të përshtatshme me nevojat e saj të zhvillimit ekonomik.