PROJEKT-BUXHETI 2024/ FJALA E DREJTUESIT TË DEPARTAMENTIT TË PYJEVE, HASAN CANI

MBI BUXHETIN E MINISTRISE TURIZMIT DHE MJEDISIT.

  1. Per fushen e Administrimit te Pyjeve.

Ne relacionin e Projekt Buxhetit (TURIZMI DHE MJEDISI) jepen prioritet e programit per administrimin e pyjeve ZM.

Hatimi i nje projektbuxheti duhet adresoje sfidat me te cilat perballet Shqiperia sot. Ai duhet te synoj te beje një shpërndarje më të mirë të mirëqenies për qytetarët, duke synuar të forcojë kërkesën e brendshme, të krijojë punësim cilësor me paga më të mira si dhe krijon premisat për një të ardhme më të mirë dhe të sigurt.

Buxheti i MTM duhet te siguroje zhvillimin e qendrueshem dhe shume funksional te burimeve natyrore p/k, duke permbushur funksionin ekonomik, ekologjik dhe publik, te siguroje mbrojtjen e mjedisit dhe biodivetsitetit, mbeshtetje per zhvillimin e nje turizmi elitare.

A i permbush p/buxheti i MTM keto?

MTM ka hartuar p/b per 5 fusha programi.

Per cdo fushe sipas prioriteteve.

Prioritetet per periudhen 2024 – 2026 jane:

  1. Kthimi i trendit pozitiv ne Pyje duke synuar rritjen e volumit te pergjithshem te fondit pyjor ne 11 miljon m3 ose rreth 20% me shume te volumit te pergjithshem aktual.
  2. Perdorimin e burimeve pyjore ne menyre te qendrueshme duke i kthyer elementet qendror ne vleren e paketes turistike ne bregdet, ne mal, historik e kulturor.
  3. Rritja e siperfaqes se zonave te mbrojtura ne 24 % deri ne fund te vitit 2026.

Buxheti i Ministrise Turizmit dhe Mjedisit me te cilen do te arrihen keto prioritete eshte planifikuar sa vijon: Buxheti sipas programeve.

Emertimi i Institucionit / ProgramitTotali i Shp. KorrenteShpenzimet KapitaleTotali i Shpenzimeve Buxhetore
Financim i BrendshemFinancimi i
Huaj
Totali i Shp. Kapitale
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit2,072,260860,847590,0001,450,8473,523,107
Planifikimi, Menaxhimi dhe Administrimi249,9503,00003,000252,950
Programe per mbrojtjen e Mjedisit499,11090,000390,000480,000979,110
Administrimi i Pyjeve448,800418,7600418,760867,560
Zhvillimi i Turizmit834,40019,340019,340853,740
Menaxhimi i Mbetjeve Urbane40,000329,747200,000529,747569,747

                                      Dif 2024 – EN 2023

341,760156,747103,000259,747601,507
42,36000042,360
38,210-38,00010,000-28,00010,210
51,350260,1600260,160311,510
369,840-395,160-10,000-405,160-35,320
-160,000329,747103,000432,747272,747

 Investimet Publike 2024 Financim i Brendeshem.

 Emërtimi institucionitEmërtimi i ProjektitParashikimi 2024 
  Administrimi i Pyjeve       418,760
Aparati i Ministrise se MTMZbatim Projekti “Ngritja e Infrastuktures Turistike me theks tek ajo Ujore Eko-Park Ulza”               200,600
Agjencia Kombëtare e Zonave të MbrojturaZbatim Projekti “Shtigjet ne rrjetin e Zonave te Mbrojtura”                 30,000
Agjencia Kombëtare e Zonave të MbrojturaObjekte pyllëzimi me fidane pyjore                 170,160
Agjencia Kombëtare e Zonave të MbrojturaFaza e dytë e hartimit të projektit “Qendra Multifunksionale dhe Stacionet e informimit në Parkun Kombëtar Lumi Vjosa                              18,000

Ne lidhje me prioritetin 1 theksojme se kjo eshte pa mundur te arrihet pse:

Siperfaqja me pyje ne nivel kombetar (sipas IKPK_2021), eshte 1 197 000 ha, me nje volum total prej 57.7 miljon m3. Ndersa rritja vjetore totale e pyjeve ne shkalle kombetare, eshte 1.36 miljon m3 ne vit. (qe i korespondon nje rritje mesatare prej 1.136 m3/ha vit).

Neqoftese bejme nje bilanc midis rritjes vjetore te pyjeve, te vleresuar nga IKPK 2021 dhe sasise vjetore prej 2.48 miljon m3/vit te materialit drusor qe nevojitet per dru zjarri (zonat rurale, institucionet etj), sipas FAO-s (2017), rezulton se nevojat per dru zjarri ne shkalle kombetare, jane 1.82 here me te larta sesa rritja vjetore e pyjeve. Me keto shifra ne menyre qe te kemi nje akumulim te volumit ne kembe te materiali drusore duhet qe cdo vit te vilet nje sasi materiali drusor me e vogel se rritja vjetore ne volum, ne nuvelin 80 – 85%.

Qe te arrihet volume prej 11 miljon m3 per tre vite (2024 – 2026), jo vetem qe nuk duhet te presim fare asnje m3 cdo vit, ku per 3 vite do te rritet volumi ne + 4 080 000 m3, pjesa tjeter qe nevojitet prej 6 920 000 m3, duhet te ripyllezojme nje siperfaqe prej 2ml/ ha. (Mos prerja kerkon burime alternative energjie)

Me buxhetin prej 170.160 miljon leke investime, mund te pyllezohen rreth 240 – 260 ha me pyje, por prioriteti nuk arrihet.

Ne lidhje me prioriten 2.

Burimet pyjore/kullosore jane nje game e madhe dhe te riperteritshme. Ku ne keto burime perfshihen prodhimet e dyta pyjore, bimet mjeksore eterovajore spontane, perdorimin e territorit per veprimtari shlodhese argetuese (rekreacion), perdorimin per veprimtari te ndryshme ekonomike etj. Te gjitha keto sigurojne punesim dhe te ardhura, duhen mbeshtetur me buxhet qe te zhvillohen. Buxhet zero.

Kullotat. (As nuk permenden fare ne prioritetet e qeverise).

Mbulojne nje siperfaqe totale prej 506 288 ha (sipas IKPK_ 2021). Me nje kapacitet kullosore afersisht 2 miljon koke bageti. Nevoja per investime jane te madha si ne infrastrukture (rruge, lera, korita, cezma) ashtu dhe ne pajisje per blektoret, per vatha, stane mjete per grumbullimin dhe transport qumshti. Sherbimin veterinar, subvencionim per krer etj. Mos mbeshtetja me finacim ka sjell uljen drastike te krereve.

Ne lidhje me prioritetin 3.

Rritja e siperfaqes se zonave te mbrojtura ne 24 % deri ne fund te vitit 2026. Qeveria me Vendimet nr. 59 dhe 60 date 26.01.2022, si dhe vendimin nr. 694, date 26.10.2022 ka hequr nga Statusi ZM siperfaqe prej 13 761.69 ha, siperfaqe kjo ne zonat me vlera te larta per biodiversitetin jo vetem ne nivel kombetare por dhe nderkombetare.

Per keto ndryshime jane shkelur aktet normative, konventa dhe direktivat BE dhe me gjere per ndryshimin e statusit te siperfaqeve te ketyre zonave.

Buxheti i Investimeve per ZM gjate vitit 2024 pa fondin e pyllezimeve eshte 248,600 miljon leke.

Ne kete tabele pasqyrojme ndryshimet ne siperfaqe sipas Zonave te Mbrojtura me VKM duke u hequr statusin si ZM,

NDRYSHIMI I SIPERFAQES DHE KATEGORISE NE DISA ZONA TE MBROJTURA
Nr.Emërtimi i ZMIshteMbeturSiperfaqja e hequr nga ZM ha
sip.haKategsip. mbeturkat
1Ek.Nat. “Pishë Poro–Nartë” RNM (PM)21238IV16124.61V5551.7
2Ek.Nat. Butrint PK9424.4II8622.2 802.2
3Mali i Dajtit PK29384.18II28561.85 822.33
4Lurë_Mali i Dejës PK20242.78II19288.88 953.9
5Ek.Nat. Prespa27750II27613.05 136.95
6Ek.Nat. Korab_Koritnik PN55550.2IV53850IV1700.2
7Ek.Nat. Liqeni i Ulzës4206IV/14205.15IV0.85
8Ek.Nat. Balloll RNM330IV323.3IV6.7
9Ek.Nat. “Kune–Vain–Tale dhe Patok – Fushëkuqe – Ishëm” RNM9393.91IV8092.3IV1301.61
10Ek. Nat /ligatinor “Liqeni i Shkodrës” RNM26535IV24049.75IV2485.25
 Shuma204054.47 190731.09 13 761.69

EK- Nat _ekosistem natyror

Konkluzioni:

  • Ky buxhet eshte nje buxhet mjeran i ngjan nje buxheti ndermarrjeje socialiste ne likujdim, se vetem fond pagash ka planifikuar.
  • Nuk permbush asnje prioritet me fondet e investimeve te planifikuara.
  • Mungojne investimet per kullotat.
  • Mungojne investime per menaxhimin e prodhimeve te dyta pyjore dhe bimet mjekesore eterovajore spontane, nxitjen e inisiativave per punesim.
  • Mungojne investime aq te domosdoshme, per parandalimin e erozionit, detar, lumor, brigjeve dhe shpateve duke shkatuar permbytjet e tokave, rezurvareve, zonave urbane dhe infrastruktures, te shkatuar nga fatkeqesite natyrore.
  • Mungojne prioritet per mbrojtjen e mjedist dhe menaxhimin e mbetjeve.

Mos hartimi i nje buxheti qe te permbushe nevojat emergjente ne Administrimin e Pyjeve, Kullotave dhe Zonave te Mbrojtura, Mbrojtja e mjedisit, vjen si rezultat i mungeses se politikave, strategjive, projekteve konkrete, si dhe mungesa e organizimit te strukturave me eksperte pyjor (inxhinier pyjesh) ne te gjitha nivelet nga Ministria, AKZM, AKP dhe ne 61 Bashki.

Partneritetit Publik Privat.

Buxheti per PPP jane ne interest e klienteve te qeverise. Tabela e buxhetit per PPP.

LISTA E PROJEKTEVE KONCESIONARE/PPP – VITI 2024
MTM
KategoriaLlojiObjekti i KontratësVlera e kontratës (ne lekë)
Sektori i MjedisitKontrate SherbimeshMenaxhimi dhe zhvillimi teknologjik i prodhimit të fidanëve pyjor/arror në Fidanishten Shtetërore të Cërrikut, Elbasan49,660,000
Kontrate Sherbimesh Total 49,660,000
 Për ndërtimin e landfillit inceneratorit dhe rehabilitimin e venddepozimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike18,374,766,200
Ndertim, Operim, Transferim Total 18,374,766,200
ShfrytezimShfrytezimi i Burimit ujor “Sasaj, Bunec”, Sarandë503,712,646
Shfrytezim Total 503,712,646
Sektori i Mjedisit Total 18,928,138,446 

Sqarim:

Fidanishtja ne Cerrik per prodhimin e fidanave pyjor, eshte ndertuar me nje teknologji bashkohore ne vitin 2012 – 2013 nga nje grant dhane nga vete TIKA me marreveshje te Ministrise se Mjedisit. (TIKA e ka Financuar dhe ndertuar).

Ne vitin 2015 MTM e ka privatizuar duke ja dhane Shoqerise “Almex Wood” shpk pa gare dhe pa konkurrent.

Sot MTM jep fonde PPP per Menaxhimi dhe zhvillimi teknologjik i prodhimit të fidanëve pyjor/arror në Fidanishten Shtetërore të Cërrikut, Elbasan”. 49 660 000.00 leke.

Pjesen e Luanit ne kete project buxhet e merr PPP me fond18,374,766,200 leke.

Ne tabelen e meposhteme paraqiten te pasqyruar objektet e pyllezuara ne Zonat e Mbrojtura per vitet 2018 – 2021. Ne terren nuk mund te gjes kaq siperfaqe. Nuk dihet ku kane perfunduar fondet ne kohen e Kovidit.

PYLLEZIME NE ZM SIPAS VITEVE 2018-2019-2020 -2021
Nr.Zona e MbrojturKategoriaObjekti/ngastraSip.ha
 
1Bjeshka e OroshitZonë Mbrojtur e Burimeve të MenaxhuaraOrosh124.407
2Bredhi i DrenovesPark KombëtarBredhi200.522
3Bredhi i Hotovës – DangëlliPark KombëtarKutal9.155
4ButrintPark KombëtarKalivo57.109
5Divjakë – KaravastaPark KombëtarGjenerukë70.922
6KaraburunRezervë Natyrore e MenaxhuarDukat48.44
7Korab – KoritnikPark NatyrorMbi Çaja563.73
8Liqeni i PogradecitPeizazh i MbrojturPlloçë13.632
9Luzni-BulacZonë Mbrojtur e Burimeve të MenaxhuaraLuzni6.896
10Liqeni i ShkodrësRezervë Natyrore e MenaxhuarTarabosh6.487
10RNM “Rrushkull”Rezervat Natyror i MenaxhuarQ. 20 sh,Q Durrës2
11Lumi i Buna – VelipojëPeizazh i MbrojturReç25.389
12Lurë – Mali i DejësPark KombëtarIsh-Turizmi i Lurë5
13Liqeni i Shkodrës Mali Taraboshit4
14Mali i DajtitPark KombëtarDajti 1218.79
15Mali me Gropa – Bizë – MartaneshPeizazh i MbrojturTeqeja Ballenjë55.994
16Mali i TomorritPark KombëtarArra e Zhurit52.131
17Qafë ShtamëPark KombetarMali i Shkretës237.626
18Shebenik-JabllanicëPark KombëtarQafë Shapkë47.61
19Vjosë-NartëPeizazh i MbrojturNartë 271.819
20ThethPark KombëtarPërroi Shellinzës5.24
21PrespaPark KombëtarÇercko89.725
 Totali  1846.624
Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale