Zero buxhet për kontigjencën energjitike, me arsyetimin absurd se gjendja në sistemin energjitik është shumë e mirë. Asgjë e vërtetë sepse nuk mund të parashikohet gjeopolitika, si dhe situatë në sistemin energjitik është alarmante. Ekspozimi i sektorit ndaj vetes dhe sistemit bankar është rreth 1.3 miliardë borxhe. Vetëm OSSHE është me rreth 700 milionë euro borxhe, kjo shifër është më e madhe nga ajo që kishte kjo kompani në vitin 2013.
- Paparashikueshmeria e tregut botëror të energjisë do të kërkonte minimalisht 200 milion euro të mbaheshin si kontigjencë. Por siç shikohet në projekt buxhet këto para shkojnë për PPP.
- Pas 10 viteve, asnjë lloj strategjie për diversifikimin e burimeve të energjisë. Jemi të fundit në rajon për fuqinë e instaluar të energjisë solare vetëm 35MË, kur kjo energji alternative ne vendet e tjera shikohet me prioritet dhe subvencionohet nga qeveritë përkatese, kurse ketu tek ne jo vetem që nuk mbështetet financiarisht por me burokracitë e shumta deri në ryshfet për dhënien e lejeve përkatëse.
Sot vërehet se rreth 48% e energjisë prodhohet nga sektori privat, ne saj të politikave pro-biznesit dhe reformave kur PD ishte në qeveri.
- Asnjë projekt infrastrukturor dmth zero buxhet për gazin dhe shfrytëzimin e tij, edhe pse kontrata me TAP e negociuar nga qeveria (kur PD ishte në pushtet) krijoi të gjitha kushtet për ndërtimin e veprave të energjisë, si psh TEC me gaz. Në këto vite asgjë nuk është bërë.
- Sistemi e veçanërisht OSSHE është në krizë të thellë. Kompania në krizë prej vitesh, e cila del vetëm me humbje dhe ka rritur pagat e saj në maksimum pa asnjë llogjike ekonomike. Nuk jemi kundër rritjes së pagave, por kundër faktit se këto shkojnë ne xhepat e zyrtarëve të lartë por jo të atyreve që mbajne peshën e sektorit.Vlen të permendet se është rritur gati me 100% administrata e ketij sektori, që shumica e tyre vetëm marrin pagat dhe as nuk paraqiten.