Premtimi/ Berisha: Kthim i pronës pa kufizime! Kompensim monetar ose me toka në zona me vlerë, dhe zgjidhje përfundimtare të çështjes brenda 4 vitesh, madje edhe përmes kredive shtetërore

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA GJATË VIZITËS NË FAMILJEN E VJETËR TIRANASE, KAZANI

EKSTRAKT

Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha gjatë një vizite në familjen e vjetër tiranase, familjen Kazani, shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe nderimin ndaj komunitetit tiranas, duke e vlerësuar si një komunitet me dinjitet dhe standarde të larta morale. Ai theksoi rolin e këtij komuniteti në rrëzimin e diktaturës dhe shprehu besimin se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me qeverinë aktuale të Edi Ramës. Berisha ritheksoi se Partia Demokratike është një parti konservatore që mbron vlerat tradicionale, si familja dhe prona private. Kryetari i PD e konsideroi çështjen e pronësisë një mision të domosdoshëm për paqen, drejtësinë dhe moralin e shoqërisë, duke deklaruar se PD nuk do të tërhiqet derisa ta përmbushë këtë mision.

Lideri opozitar, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për shkatërrimin e të drejtës së pronës në Shqipëri, duke pretenduar se qeveria ka krijuar një agjenci (Korporata e Investimeve) që shpallet në mënyrë të paligjshme pronare e tokave dhe pronave publike e private. Sipas Berishës, kjo agjenci vepron në kundërshtim me Kushtetutën dhe rikthen praktikat e ligjeve të vitit 1946. Berisha denoncoi faktin që për 12 vite janë zgjidhur shumë pak dosje pronësie dhe e cilëson situatën si një rrezik madhor për pronën private. Berisha e paraqet këtë si një rikthim të psikologjisë komuniste që ka dëmtuar konceptin e pronësisë në shoqëri. Ai premtoi se Partia Demokratike nuk do të njohë asnjë vendim të kësaj agjencie dhe, nëse vjen në pushtet, brenda katër viteve do ta zgjidhë përfundimisht çështjen e pronësisë në vend.

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi qeverinë se po përdor sistemin e e-Albania për të gjobitur dhe zhvatur pronarët përmes korrupsionit, duke sjellë si shembull një qytetar që i kërkuan 5 mijë euro për 1 dynym tokë. Ai tha se fondi prej 75 mijë hektarësh për kompensim është shkatërruar dhe se vetëm 800 nga mbi 20 mijë dosje janë zgjidhur në 12 vite. Berisha premtoi kthim të pronës pa kufizime, kompensim monetar ose me toka në zona me vlerë, dhe zgjidhje përfundimtare të çështjes brenda 4 vitesh, madje edhe përmes kredive shtetërore.

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi qeverinë se ka shkatërruar Tiranën me betonizim dhe ka braktisur trashëgiminë kulturore. Ai premtoi se PD do të investojë për ruajtjen e kësaj trashëgimie dhe do t’u kthejë qytetarëve paratë e taksave përmes rritjes së pensioneve dhe masave lehtësuese për jetesën. Berisha premtoi që askush të mos marrë më pak se 200 euro pension, me një rritje prej 20% për ata aktualë, dhe zbatimin e Kartës së Konsumatorit që kthen 20% të çmimit të ushqimeve bazë. Sipas Berishës, kjo është një politikë e drejtë dhe e realizueshme.

Lideri Opozitar, Sali Berisha akuzoi qeverinë për mungesë të theksuar të ilaçeve në spitale, sidomos për pacientët me sëmundje të rënda, si ato në Onkologjik, duke e cilësuar këtë si “krim kundër njerëzimit”. Ai premtoi se nëse PD vjen në pushtet, në Shqipëri do të instalohet lista italiane e ilaçeve të rimbursueshme, duke garantuar trajtim të barabartë me pacientët italianë për sa i përket barnave. Sipas Berishës, qytetarët shqiptarë paguajnë shuma të mëdha për kujdes shëndetësor (820 milionë euro në vit), dhe kjo situatë do marrë fund. Berisha tha se asnjë ilaç që nuk është i lejuar në BE nuk do shitet në Shqipëri, dhe mbylljen e subjekteve farmaceutike të përfshira në abuzime si “Doshi dhe Nushi”.

FJALA E PLOTË

Së pari, do të shpreh nderimin më të madh për të zotin dhe zonjën e shtëpisë, për këtë mikpritje të mrekullueshme, kanë hapur zemrën në shtëpinë e tyre për ne. Dhe unë jam shumë mirënjohës gjithmonë ndaj jush, po jam mirënjohës pafundësisht edhe ndaj komunitetit tiranas, një komunitet i mrekullueshëm, qytetar. Një komunitet me standarde morale shumë të vyera, të çmuara, burra dhe gra me dinjitet njerëzor të faktuar, provuar në çdo rrethanë.

Por, meqë jemi këtu, unë mund të them me shumë kënaqësi se komuniteti që mund diktatorët, jeni ju.

Kjo është e vërteta.

Një ditë kaloja në treg, dhe një zonjë më tha se, unë tha, kam qenë komisionere në lagjen ku u mund Ramiz Alia. Dhe, e vërteta është se, atë fat do pësojë dhe edhe Edi Rama kësaj radhe.

PD është parti konservatore në kuptimin, pra, një parti e traditës. Ajo beson se, traditat kanë vlera të pa shuara, kanë vlera të përjetshme. Familja ka vlera të përjetshme, ndaj dhe ne kemi në piedestal familjen. Ne besojme se, prona është bazë e ndërtimit të prosperitetit të një familje, shoqërie dhe në këtë kontekst ju garantoj se, pavarësisht se nuk ka arritur gjatë viteve të qeverisjes qëllimet e saj, PD nuk tërhiqet gjersa të përmbushë këtë mision dhe e konsideron zgjidhjen e çështjen e zgjidhjes së pronësisë një mision të sajin, të domosdoshëm për paqen, drejtësinë për moralin e një shoqërie.

Se jam këtu me, njerëz që kanë të gjithë memorien e së shkuarës. Hiperkolektivizmi, jo vetëm që privoi njerëzit nga prona dhe kolektivizmi, por për fatin më të keq tek një pjesë e madhe e shoqërisë e fshiu dhe konceptin.

Por fshirja e konceptit, njëlloj siç fshiu besimin tek Zoti, duhet ta pranojmë. U krijuan ateistët. U krijuan në diktaturë, u krijuan ateistët, që edhe sot janë një pjesë. Krijimi i kësaj psikologjie bëri që PD që në hapat e parë të kishte, të kishte hapa të kufizuara, të padrejta në në raport me të drejtën e pronës. Sepse, e drejta e pronës, nuk kishte pse të njihej jo kaq, aq, etj.

Do t’ju tregoj një histori, e kam treguar edhe njëherë tjetër.

Në vitin 1991, po shkoja në një balle, dhe ndalem aty në një përrua të thellë, i them atyre të shkojmë te kjo shtëpi, ishte një shtëpi në shpat aty. Shkojmë aty, na pret i zoti shtëpisë. E pyes, i them: Zef, i them, si e ndatë tokën, a patët sherre?

Jo, Sali, çfarë sherri. Asnjë sherr. Po, pse i thashë unë, nuk patët? Po secili tha, tokën e vet. Ku i dinit? Po, i kishim ato gurët, tha. Gurët nuk i kishim lëvizur. Dhe, e tregova këtë histori se, ata ishin të varfër, por të hekurt e kishin konceptin e pronës.

Jo mo tha, për 10 ditë e ndamë ne tokën tha, nuk kishim asnjë problem. Asnjë gjë fare.

Mirëpo, nuk ishin këto koncepte kudo. Jo për ta justifikuar, por kishte arritur diktatura dhe kur kujtoj ligjet e parlamentit, ato pasqyronin këtë psikologji. Nuk pasqyronin të drejtën e plotë të pronës, ndonënse ne e kishim shpallur, por në mënyrë graduale shkuan duke u korrigjuar. Jo tërësisht. Dhe si përfundim, këto 12 vite, çështja e pronës, jo vetëm nuk u zgjidh, por dua t’u them juve të vërtetën, sot janë ligje të vitit 1946. Është gjë e pabesueshme. Me krijimin e agjencisë Korporata e Investimeve, që Edi Rama ka vënë aty një Belinda të dytë, ata i marrin sot tokën çdo shqiptari pa asnjë lloj kufizimi dhe çmime qesharake. Kjo ka qenë në ligjet e 1946.

Domethënë, prona këto 12 vjet, janë zgjidhur gjithësej 800 dosje, nga 22 mijë apo më shumë dosje që janë, dhe tani me Korporatën e Investimeve që shpallet pronare një agjenci, që është e pabazuar në Kushtetutë, ligj dhe zgjedh vetëm vullnetin për të vjedhur toka, shpallet tani pronare e tokave dhe e pronave të shtetit shqiptar. Dhe për ta, nuk njihet asnjë kufizim. Është tokë e privatit apo e shtetit, apo e cilitdo.

Pra, është krijuar një rrezik i ri. Ose merr këtë, paketa e maleve. Paketa e maleve është t’ua marrësh pronën tjerëve.

Si mund t’ia marrësh tokën tjerëve?

Pra, Edi Rama, jo vetëm që nuk po e zgjidh këtë, por në themel po shkatërron të drejtën e pronës.

Një anë i ka dhënë autoritet agjencisë mbi pronat, që nuk ndodh kund në botë. Të tjerat u thotë, plaçkitja edhe këtyre të tjerëve. Ato janë kullota, troje.

Me një fjalë prona është në një rrezik madhor. E vërteta është, është në një rrezik absolut madhor.

Çfarë u premtoj unë ju?

Së pari, në mënyrë absolute. Asnjë vendim të kësaj agjencie nuk do ta njohim. Dhe unë paralajmëroj shqiptarët. Mos u bëni bashkëautor në krimin e përvetësimit të pronave të të tjerë, se PD, qeveria e saj, nuk do ta pranojë kurrë një gjë të tillë. Kurrë!

Së dyti, në 4 vite, cilado që të jetë kosto, ne do të zgjidhimin në mënyrë përfundimtare çështjen e pronës në Shqipëri.

Ne patën krijuar një fond 75 mijë hektarë për kompensim. 75 mijë hektarë në zona të pëlqyera.

Këta e morën atë. Këta e prishën atë fond. Po ne, pavarësisht se çfarë ndodh me atë se gjendja është tjetër, do të bëjmë kthimin e pronës aty ku është, pas asnjë kufizim.

Dy. Kompensimin monetar të saj, ose kompensimin përkatës me trojet tokë në zora të preferuara turistike, bregdetare, breg-liqeni, malore, kudo që të jetë.

Në këtë mënyrë, në rast se paraqitet nevoja për kthim he kompensimin e pronës, qeveria edhe kredi do marrë për të shlyer detyrimin ndaj jush, pronarëve.

E kam menduar shumë mirë dhe kjo e bën të pakufizueshme. Kjo i jep qeverisë të gjitha mundësitë për t’i dhënë përgjigjen më të plotë çështjes së pronës. Nuk do mbartet kjo çështje nga 4 vjeçari. 12 vite qenë të humbura.

Kur është dorëzuar pushteti kanë qenë të zgjidhura 54 mijë dosje. Në 12 vite ka zgjidhur 800 dosje, dhe ju siguroj se ka krijuar, mundet 8000 tjera duke vjedhur tokën e pronarëve kudo.

Unë isha në Himarë. Doktor më tha, kjo ealbania, kjo vetëm na gjobit ne. Na thonë, aplikoni aty, aplikoj. Nuk të përgjigjet, 2 muaj. Pas 2 muajsh të vjen sekseri. Thotë, ke aplikuar. Po, kam aplikuar duhet përgjigje. Për një dynym mund ta nxjerrim, po jep nja 5 mijë euro ti.

Urdhëroni, si e kanë bërë. Po unë thotë, kam shumë, nuk kam një dynym. Dhe ky është kurth, se si të gjobisin pronarët, sistem gjobash nga qeveria.

Ndaj dhe, ftoj pronarët, duke i garantuar se për ne është çështje themeli në programin tonë kthimi, kompensimi, monetar ose fizik, dhe Shqipëria i ka sot të gjitha mundësitë.

Po të mos kishte mundësi, unë do u thosha: nuk ka mundësi.

Ka 100% mundësi.

Po, me këta jo që nuk kthehet, por krijohet një ortek i dytë problemesh të mëdha me pronën.

Paketa e maleve thotë, 500 të parët. Çfarë do të thotë ajo?

Po, shko bleje tokën, unë të bëj një lëhtësim për taksat, por jo të të lehtësoj me tokën. Toka është e pronarëve. Në këtë mënyrë, ky regjim po shkon drejt 1946 në ligje.

Tirana, armikun më të egër ka patur betonin. E shkatërroi betoni Tiranën. Është jashtëzakonisht e dhimbshme. Zonat që i shpallën të mbrojtura, dhe ju kujtohen të gjitha. Duke filluar që nga Pazari i Vjetër, që ishte një kryevepër. Gjë më të gjallë Shqipëria nuk mund të kishte se sa atë Pazar. Kush e mban mend? Unë e mbaj mend. Ai ishte gjallëria ma e madhe.

E ka Parisi atë karshi katedrales. Këta vazhduan me të njëjtën psikologji. Me të njëjtën uri për të fituar sa më shumë me betonin. Dy arkitektë të rinj tiranas bënë një plan, bënë një projekt shumë të bukur. E bënë me ndihmën e zviceranëve dhe bënë një projekt shumë të bukur. Gjetën dhe territorin dhe e paraqitën për tavënë zonë të mbrojtur dhe për ta trajtuar si të tillë. Jo mo, nuk i pyeti fare kush. I morën dhe vazhduan me betonin.

Absolutisht, ne do bëjmë gjithçka për të ruajtur trashëgiminë tejet të çmuar kulturore, autoktone të Tiranës, të themeluar qindra vjet më parë dhe që në të gjithë librat udhëtarët e përshkruajnë si një qyetet të mëkëmbur dhe të pastër.

Dhe, në të cilin, thonë ata, në 1860, 1840, gratë bënin Pazar njëlloj si burrat në tregun e Tiranës. E përshkruajnë shumë bukur. Hani e ka shkruar, e kanë shkruar dhe të tjerë.

Duhet të investojmë, dhe me përparësi, ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Tirana nuk lindi nga betoni. Jo. Betoni erdhi më vonë dhe po e shkatërron Tiranën më shumë se çdo gjë tjetër.

Ne e nisëm me këto elementë.

Por ne, programin tonë.

Kemi një program me të cilin synojmë që, paratë, taksat që ju paguani, t’ua kthejmë një pjesë të mirë dhe nuk bëjmë asgjë tjetër, veçse atë që bëjnë qeveritë e të gjitha vendeve të lira.

Një qeveri që zgjidhet nga qytetarët dhe e di se, është përgjegjëse para tyre, çdo vit kur ndan buxhetin, zërin e parë e ndan për rroga, pensione. Pastaj, e ndan për shkollat, kopshtet, spitalet, qendra shëndetësore, etj. me radhë.

143 mijë lekë ishte pensioni mesatar në vitin 2013. 138 mijë ishte në Mal të Zi. Qeveria e Malit të Zi, çdo vit buxhetin e ndante. Një pjesë rrogëtarëve, një pjesë pensionistëve, pjesë tjera, siç thashë.

Dhe sot, pensionisti i Malit të Zi merr 450 mijë lek pension. Sot, pikërisht për këtë që thashë, qeveria u kthen qytetarvë taksat që u ka marrë.

Paratë janë të qytetarëve.

Në Maqedoni, pensioni sot është 390 mijë lekë, në Serbi është mesatari, 405 mijë lekë, dhe Kosova e ka pensionin më të lartë se ne.

Kurse këta, e lanë aty. Jo vetëm e lanë aty. E rritën nga 143 mijë, në 172. Një rritje krejtësisht e parëndësishme, sepse çmimet: buka u dyfishua, mishi u dyfishua, qumështi u dyfishua, domatet u dyfishuan, specat u dyfishuan.

U mbidyfishuan çmimet. Dhe faktikisht, sot, për të patur, për të blerë ato që blihen me pension në vitin 2013, duhet kesh një pension 390 mijë lekë. Ky, i vuri kapak vitet e fundit.

Sivjet, në janar pruri 8 mld, të gjitha taksat tuaja, në tavolinë dhe tha tani, për pensionistët 16 milionë euro.

Gjë e turpshme. Mos të kesh respekt, për 760 mijë burra dhe gra që janë shkri për të prurë Shqipërinë gjer këtu. Duhet të kesh një urrejtje të papërmbajtur njerëzore t’i trajtosh në këtë mënyrë. 16 milionë.

Ne kishim dërguar prej 1 viti e gjysmë ligjin për 200 euro pensioni minimal. Jo, tha kjo na çon në humnerë.

Nuk çon në humnerë, përkundrazi, e bën shoqërinë më të drejtë, e bën qeverisjen më të moralshme dhe është një detyrim ligjor dhe kushtetues.

Ne e nisim këtu.

Ne u rikthejmë paratë qytetarëve. Nuk do të ketë shqiptar që të marrë ndën 200 euro.

57% e pensioneve, janë pensione të pjesshme, jo të plotë. Pra, nën 172 mijë lekë.

Të gjitha do shkojnë në në 200 miljë lekë dhe do rriten me 20%.

Do aplikohejmë Kartën e Konsumatorit, në mënyrë që të merrni mbrapsht 20% të çmimit të bukës, të vezëve, të qumeshtit. Të të gjitha produkteve që bleni. T’i blini më lirë.

Kjo është shumë e drejtë. Këtë e ka pothuaj çdo vend. Me ato që shpenzohen, e fitohen behën nga 450 euro, po nuk është pak, janë dy pensione.

Plus, ilaçet.

Unë jam mjek. Edhe po të mos isha mjek, njeriu nuk mund të pranojë kurrë të lejë spitalet pa ilaçe. Këta kanë kaluar çdo lloj kufiri. Kë lënë pa ilaçe këta? Të sëmurët e Onkologjikut. E pranojnë edhe vet, se është krim kundër njerëzimit.

Ta lësh atë pa ilaçe, në kthetrat e një sëmundjeje siç janë ato, ai është krim kundër njerëzimit. Se ky ka një gjë. Vetë përgjegjësi, nuk pranon kurrë.

Po, tha, mjekët. Nuk e kanë bërë mjekët atë. Nuk e bëjnë tenderin e ilaçeve mjekët. Tenderin e ilaçeve e bën ministria. E bën drejtoria e spitalit. Por, nga dita që tha janë krim kundër njerëzimit e deri sot, nuk ka marrë asnjë masë, sepse ministrja është me duart e zeza të saj në paratë e ilaçeve.

Tani, më thoni ju mua. A mundet një shtet, të lejë njerëzit, anëtarët e shoqërisë së vet, anëtarët e kombit pa ilaçe, se ato kushtojnë? Jo, nuk mund t’i lejë. Kushtojnë, dhe janë të bleshme. Janë plotësisht të bleshme.

I blinim ne më parë. Kushtonin, por nuk mund të ekzistonte. Mendja e njeriut nuk mund të pranojë që ta lesh atë pa ilaçe aty. Janë bazë ato ilaçe. Këta rrinë. Mjekët duke i marrë të sëmurët në telefon: për dy muaj nuk ka ilaçe, për tre muaj nuk punon aparatura. Asnjë nga aparaturat kryesore nuk punon aty. Pse?  Vetëm që të shkojnë të paguajnë jashtë, tek privatët.

Krim! Ndaj dhe, del pastaj. E publikuan vet dy javë më parë. Instituti i statistikave nxorri se, shqiptarët paguajnë në vit 820 milionë euro për kujde shëndetësor. Ne jemi kombi që bukën e ha më shumë në Europë. Por, paguajmë gjithësej bukë, 220 milionë. Ilaçe paguajmë 820 milionë. E merrni me mend çfarë gjobe mbi qyetarët kjo?

Kjo gjobë, ose s’kanë dhe nuk i marrin. Ata që kanë u kërkojnë fëmijëve jashtë, njerëzve jashtë: më ndihmoni, shtrijnë dorën , apo shesin çfarë kanë, etj. me radhë. Merr fund kjo.

Ne do të instalojmë në Shqipëri listën e rimbursimit të ilaçeve që ka republika italiane. Absolutisht.

Le të kushtojë sa të dojë. Atë listë do ta kenë shqiptarët në Shqipëri.

Nuk themi se do marrim rrogat e italianëve, jo. Por, për ilaçe do jemi njëlloj me ta. Do marrim ato ilaçe që marrin ata në farmaci, dhe nuk do shiten kurrë ilaçe që nuk shiten në dy vende anëtare të BE.

Doshi dhe Nushi mbyllen të dy, dyllosen!

Programi ynë është programi më miqësor i mundshëm për bizneset. Ne jemi përpjekur gjithmonë të jemi qeveri e taksave të ulëta. Ne besojmë në bindjen tonë, paratë si të tilla janë më të vlefshme në kontot e biznesmenëve se të qeverisë. Se biznesmenët i përdorin ato më mirë, më me mençuri dhe më me efikasitet.

Ndaj dhe ne mbetemi gjithmonë qeveri e taksave të ulëta. Do ulim tatim fitimin në 10%. Do ulim për herë të parë, që nga vitet 1990 TVSH-në në 15%, me shpresë dhe besim te Zoti se do ta ulim edhe më poshtë. Por, fillimisht njëherë 15% sa të sigurohemi që funksionon.

Do të ulim 3 herë çmimin e energjisë për bizneset. Mund ta shesë plotësisht Shqipëria me 6 lekë çmimin e energjisë. Sepse, kaskada e ka nxjerrë disa herë veten dhe kaskada lejon qeverinë ta japë me një çmim, më të ulëtin e mundshëm për bizneset, por edhe për familjarët do të zbresë në 7 lekë.

Tarifa e ujit do të përgjysmohet.

Në qoftë se ka një gjë që Shqipëria duhet ta japë falas, është uji. Austria e jep ujin falas. E jep falas thtoë, se Austria ka ujë. Edhe Shqipëria ka ujë. Shqipëria mund ta japë falas, sepse ka ujë dhe u bën qytetarëve të vet një nder.

Kështu që, ne do e transformojmë, do i kthejmë paratë dhe krijojmë një mundësi të re për çdo qytetar shqiptar, biznesmen, fermer, çfarëdo që të jetë.

Kjo është një fushatë me premtime konkrete, për të cilat ju garantoj se janë garant këta deputetë që do t’i zbatojnë me rigorozitet të madh në parlamentin shqiptar.

Ndërkohë, fushata tjetër është, e shihni vet që bazohet e tëra në… mund t’i vëmë shumë epitete, por një fushatë që nuk jep asnjë llogari se ccfarë ka bërë 12 vite. Po ti ke qeverisur 12 vite. Dhe, t’u them një gjë.

E keni dëgjuar tani. Nuk përmendin dot, as tunelin e Llogarasë. Po nuk mund të përmendin dot, se kanë vjedhur 60 milionë dhe e ndërtuan vetëm për të vjedhur. Tuneli i Llogarasë, me kronometër e shkurton rrugën 13 minuta, por ajo rrugë, është rruga më panoramike e bregut. Se, Qafa e Llogarasë është qafa më panoramike e gjithë bregdetit. Dhe shkurton 13 minuta.

Po ti, sa i shpenzove ato 200 milionë euro, preje rrugën e bregut, e cila është rrugë e vitit 1916 e prjektuar nga austriakët dhe mund ta shkurtosh distancën me prerje të reja, mund ta shkurtosh jo 13 minuta, por edhe 40 minuta mund ta shkurtosh.

Këta shkuan në Turqi, dhe futën në xhep 60 milionë euro. Po ndërtoj thotë, aeroportin e Vlorës, më i madhi në Ballkan. E kuptoni ccfarë krimi është ky?

Për ccfarë e do, më thoni ju mua,a eroporti më i madh në Ballkan. Ccfarë do të thotë kjo? Aeroporti, ndërtohet njëherë, shfrytëzohet ai kapacitet, pastaj shtohet kapaciteti tjetër. Marrëveshja është kjo.

Vitin e parë, ccdo biletë që është ndën 600 mijë bileta, do pauguhet nga qeveria, do kompensojë. Ndërkohë, bregu i tërë, nga Vlora në Ksamil, në mënyrë absolute, nuk ka kurrë, jo kapacitet për 600 mijë turistë, por nuk ka kapacitet, se duhen shtretër. Shtretër, ka 10 mijë shtretër. Nga Llogaraja gjer në Sarandë janë 10 mijë shtretër.

Pra, shiko ccfarë gjobe. Ujërat e zeza në të gjithë bregun. Megjithëse, janë impiantet e ndërtuara, derdhen, nuk ka rëndësi ajo. Rëndësi ka të vjedhin sa më shumë.

Ky bën, sicc e shihni, një fushatë, ndan gratë veccmas. Do t’u them një gjë. Më kujtohet mua. Unë isha fëmijë dhe kohë fanatizmi. Nuk i cconin prindërit e këta, gratë në mbledhjen e organizatës së gruas. Dhe tani, i merrnin, e quanin gjë të madhe shumë se gratë mblidheshin vecc dhe po bëhet emancipim.

Ccfarë do të thotë ajo, pas kaq vitesh? Një skemë e përdorur në vitet ’50, e kthen tani dhe bën një paccavure me ato fjalët që thotë, gjëra korr e mos lidh. Vetëm si të zhvlerësojë programin dhe fushatën.

Si të shpëtojë nga mashtrimet që ka bërë. Si të shpëtojë nga vjedhjet që janë bërë, që rushfeti që paguajnë shqiptarët, nga 820 milionë euro që paguajnë vetëm për shëndetin nga xhepi i tyre, në një kohë kur ua ka premtuar falas. E kërcënoi atje qytetarin, prit se kemi punë bashkë.

Më morën 20 mijë euro për kotec dhe pastaj e kërcënoi. Ealbania është bërë për të marrë ryshfete.

Marrin fund këto. Më datën 11, unë kam besimin më të madh se, Tirana do votojë ndryshimin dhe në krye të votimit do jenë tironsit.

Shumë faleminderit!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale