Pas miratimit të formularëve nga KQZ, përfaqësuesit e PD-së kanë nisur mbledhjen e firmave. Demokratët ftojnë qytetarët dhe forcat opozitare t’i bashkohen nismës përpara zgjedhjeve vendore.
Përfaqësues të PD-së, janë vendosur në park për të ftuar qytetarët t’i bashkohen nismës.
Ky është një hap konkret në mbrojtje të hapësirave publike dhe kundër modelit të zh
villimit urban e cila po i kushton kryeqytetit gjelbërimin dhe cilësinë e jetesës.
Partia Demokratike i bën thirrje qytetarëve të Tiranës, shoqërisë civile, aktivistëve dhe organizatave qytetare të angazhohen në mbledhjen e firmave, duke theksuar se për të ardhmen e Parkut Rinia duhet të vendosin qytetarët dhe jo një individ i vetëm.
Partia Demokratike shprehet e gatshme të bashkëpunojë me çdo faktor opozitar, pa përjashtim, për të siguruar sa më shpejt nënshkrimet e nevojshme dhe për t’i hapur rrugë referendumit.
PD e konsideron këtë nismë edhe një provë konkrete të mundësisë për bashkërendimin e opozitës përpara zgjedhjeve vendore. Bashkimi duhet të dëshmohet përmes aksionit në terren dhe jo vetëm përmes deklaratave publike.
Nisma për referendumin synon t’u japë qytetarëve mundësinë të shprehen drejtpërdrejt për të ardhmen e një prej hapësirave kryesore publike të kryeqytetit.





