Vëllezër dhe motra protestues!
Kjo protestë kulmon prej qëndrimit tuaj të palëkundur kundër një rikthimi të Shqipërisë në një regjim monist, kundër një regjimi që ngjason si një seri e dytë e filmit horror “Enver Hoxha”.
Enver Hoxha dikur kishte me 200 petritatideologjik, sot Edi Rama shqiptarëve ju ka lëshunë shpine 200 hajdutë, që ideologji kanëvjedhjen dhe krimin.
Enver Hoxha likujdonte fizikisht opozitën dhe kundërshtarët politik. Sot Edi Rama përpiqet tëlikujdoj opozitën me vrasës politik McConigaldhe me gjykate.
Ky njeri e ka plotësuar totalisht kuadrin e Hagës për krime kundër njerëzimit.
Edi Rama nuk është një kundërshtar politik i radhës, por një rrezik për qëndrimin e shqiptarëve në Shqipëri dhe sigurinë e tyre për jetën. Ky është i pranishëm në kuzhinën tuaj, në shportën me ushqime që keni në shtëpi, ku ka futur dorën e ndyrë të hajdutit për të vjedhur te çmimi i bukës, tek uji dhe energjia elektrike. dhe kudo
Bashkë me djersën dhe mundin e shqiptarëve, ata po vjedhin të sotmen dhe të ardhmen e brezave që do të na pasojnë
Vëllezër dhe motra
Ç’është ky njeri? Ky është vetëm një trashëgimtar i mentalitetit të krimit, që nuk i la të mbyllen kujtimet e diktaturës. E hapi derën mortore të saj me vetëdije të plotë, krenar për ADN-në e tij kriminale.
Qeveria e tij është Qeveri e Funeralit Kombëtar.Edi rama po ushtron gjenocid mbi shqiptaret.
Djemtë dhe vajzat shqiptare po shpopullojnevendin e tyre për të populluar shtetet e tjera,
Ky njeri e ka çuar narkoshtetin në atë nivel sa dhe Eskobari do të dukej një çunak.
Kostumi i tij i preferuar ka në xhep ryshfetin, drogën dhe krimin e organizuar. Për fat të keq ka edhe gjyqësorin, parlamentin dhe ndonjë diplomat që ha, merr dhe ikën.
Si të mos i mjaftonin këto, ka bërë dhe po bën gjithshka të mbajë të rrëmbyera edhe simbolet e Partisë Demokratike
Vëllezer dhe motra
Ai e urren Partiinë Demokratike. Ai e urren forcën që shembi regjimin e etërve të tij, por ne jemi këtu, në shesh të burrave e jo fshehur pas dritares, që t’i themi punëdhënësit të Deripaskës dhe korruptuesit të McGonigal-it, se flamurit të Partisë Demokratike ti maksimumi mund t’i marrësh shtizën por kurrë atë. Ska gjykatë nëbotë që të shkel mbi verdiktin e këtyre njerëzve të lirë
Edi Rama, për ne je një sajesë sorosiane, një shërbëtor i zellshëm për të dhe lidhjeve të tij okulte. Lidhjet që mban me krimin e organizuar shqiptar të kanë mbajtur më gjatë në atë karrige, derisa re në delirin se mund të blije me radhë zyrtarët e Shteteve të Bashkuara për të eliminuar kundërshtarët e tu në Tiranë.
Edi Rama, ngrite grackat që je mësuar ti ngresh gjithmonë, por këtë radhe re vet, re në grackë, aq sa t’u desh një muaj me na dal përpara. Dje në Kuvend u mbrojte me një kundërsulm për opozitën dhe fole sërish në emër të Amerikës, ti që 14 herë ta kanë futur emrin në rreth.
Me javë nuk guxove të flasësh për Amerikën nga Surreli, ku ishe strehuar në bunkerin tënd e ku po kaloje atake paniku. Ti që ia shet pasuritë e popullit shqiptar rusit Deripaska, deri djeparaqisje veten si “Zëri i Amerikës” në Tiranë. Ryshfeti që i dhe McGonigal-it ta çoi emrin në FBI, të futi në kllapat e tyre 14 herë. Edi Rama je i marrë fund.
U nise të bësh opozitën kurban e tani s’ka Sorosqë të bën derman! FBI flet me fakte kundër teje.
Edi Rama ti ëndërroje të ishe lider botror dhe përfundove një mafjoz i vogël lokal.
U shite si amerikan dhe sot Amerikës i dole Antiamerikani me i madh, ti dhe Enver Hoxha do hyni në histori si antiamerikanët më tëmëdhenj.
Sot, Populli opozitar qëndron përballë teje. Opozita qëndron përballë teje. Po tenton të shpëtosh veten duke i dorëzuar ministrat e tu njëri pas tjetrit. Do të të marrin me vete. Nuk ke më alibi. Tani luan në mbrojtje. Nuk shënon dot. Nuk na godet dot. Je politikisht i vdekur i pakallur
Ne që jemi këtu kemi zemërim edhe për ata 750 mijë shqiptarë që largove për t’u ndenjur në kënetën tënde. Ti nuk ke qeveri, ke oborr. Ti nuk ke flamur, nuk ke atdhe.
Tradhtarët nuk kanë atdhe,qofshin shqiptarë si ty apo amerikanë si miku yt McGonigal. As ti dhe as sponsori yt nuk e ndalët dot opozitën. Me ryshfetet tuaja nuk e zhdukët dot Partinë Demokratike dhe identitetin e saj perëndimor, sepse ne kemi mision dhe historik, ndërsa ti je një shtojcë e të parëve të tu.
Nuk je lider dhe s’do të jesh kurrë, sepse nuk punove për të çuar përpara vendin dhe popullin tënd, por kërkove të ekzekutosh një aset kombëtar si opozita. Solle varfëri dhe shpopullim, korrupsion dhe krim, prandaj do të marrësh revolucion dhe ndëshkim!
Revolucion deri në fitore!