FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË TAKIMIN ELEKTORAL NË PASKUQAN
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një takimi elektoral në Paskuqan, ku ka prezantuar kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Arjan Hoxha ka bërë thirrje që në zgjedhjet e 14 majit të votojnë numrin 1.
Në fjalën e tij, Berisha ka sfiduar Ramën, duke i kërkuar debat-përballje, dhe të hapen të gjitha defeterët e shtetit. Kryetari i PD-së, akuzoi Edi Ramën se i ka dhënë më shumë se 100 tendera baxhanakut të tij, dhe se thjeshtra e tij po shkatërron të gjitha studiot e arkitekturës në Tiranë, duke fituar çdo tender.
‘Nuk del dot, sepse i nxjerr unë këtu të paktën 100 tendera për Armando Frangun, baxhanakun e tij, të paktën 100 ja nxjerr një e nga një. Ja këtu. I nxjerr me dhjetëra tendera për thjeshtrën. Edhe ajo një vajzë e re, vajzë e mirë nuk them, por i shkatërroi të gjitha studiot e arkitektëve në Tiranë, sepse është lidhur me një kompani të huaj, kompania e huaj fiton tenderat, këtë e merr nënkontraktore dhe çdo projekt do të marrë bekimin e saj. Nuk del dot Edi Rama, nuk del dot sepse ka marrë përsipër të përdorë pushtetin për pasurimin e tij’, tha Berisha.
Berisha u bëri thirrje sërish grave, nënave, vajzave, motrave që të marrin fushatën në dorë.
‘Prap apeli im është për gratë, vajzat. Ti shtrojnë pyetje vetes, kur ndonjëherë si këto 10 vite kanë psherëtirë, kanë qarë me lot të ftohta nënat dhe motrat tona për shkak të skamjes, varfërisë, pasigurisë. Kur ndonjëherë ata kanë pasur një brengë kaq të madhe në shpirt për shkak të largimit të fëmijëve, vajzave dhe djemve në dherat e tjera, të gjitha për shkak të Edi Ramës dhe vjedhjeve të tij’.
FJALA E PLOTË
Të dashur qytetare e qytetarë, zonja e zotërinj, vëllezër e motra, banorë të Paskuqanit, të pranishëm në këtë takim të fitores së madhe, të fitores së pluralizmit në Paskuqan, Kamzë, por edhe në mbarë Shqipërinë.
Dje unë pata një tur dhe kudo që shkova, frynte flladi i fitores.
I dashur sekretari i Përgjithshëm i PD-së, dhe deputet i zonës, Flamur Noka.
I dashur zoti Edi Paloka, kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, deputet i kuvendit.
Të dashur zotërinj deputetë, Asllan Dogjani, Petrit Doda.
Të dashur kryetarë të PD-së për Paskuqanin dhe Kamzën, Anton Pjetërnikaj dhe Arben Muja.
I dashur Klevis, drejtues organizativ i fushatës së fitores në Kamzë.
Të dashur, Mimoza dhe Roland. I nderuar drejtues i Partisë së Lirisë në Kamzë.
Është nder i madh që vij sot tek ju, për të paraqitur kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, kandidatin e votës tuaj të lirë, e besimit tuaj, Arjan Hoxhën, i cili është njëkohësisht jo vetëm kandidat i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, por është kandidat i 24 partive opozitare të cilat janë bashkuar në këtë betejë për rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipërinë, përmbysjen e monizmit në qeverisjen vendore dhe ecjen e sigurtë drejt zgjedhjeve të përgjithshme, për përmbysjen e tij dhe në qeverinë qendrore.
Shqipëria përbën një nga dramat më të mëdha të një shoqërie dhe të një vendi. Kudo nga mëngjesi gjer në darkë, gjer natën vonë në bisedat tona, gjithnjë qarkullojmë vetëm shpopullimin, largimin e njerëzve, largimin e të rinjve nga ky vend, sikur të ishte një vend i mallkuar.
Si asnjëherë tjetër në historinë e Shqipërisë, vendi sot është një diktaturë reale. Po pse e them unë është një diktaturë? Është një diktaturë sepse të gjitha pushtetet janë të përqendruara në një dorë.
Sot në Shqipëri çdo pushtet, qendror dhe vendor, çdo pushtet i drejtësisë, i medieve, parlamenti, të gjitha janë në duart e një njeriu dhe kjo përbën kuptimin e vërtetë të fjalës, pushtetin më abuziv, më të rrezikshëm për vendin dhe qytetarët e këtij vendi.
Kjo përbën një diktaturë jo të bazuar në ideologji, as në besime të tjera, as në junta ushtarake, por të bazuar në një bandë, në një organizatë kriminale që qeveris vendin duke vjedhur nga mëngjesi deri në darkë. Që qeveris vendin duke i plaçkitur dhe grabitur pasuritë e tij, më shumë se çdo pushtues tjetër në çdo kohë. Që qeveris vendin duke përdorur, drogën, krimin dhe çdo mjet të paligjshëm.
Diktatura e bandës, apo diktatura e organizatave kriminale është forma më e rrezikshme më e shëmtuar e të gjitha diktaturave.
Ndaj dhe më 14 maj çdo qytetar i këtij vendi, duhet të votojë kundër monizmit, duhet të votojë që aty ku është, me votën e tij të kontribuojë që në pushtetin vendor të vendosim pluralizmin.
Shikoni si transformoi monizmi njerëzit.
Po marrim Rakip Sulin. Sot po marr vetëm një aspekt. Kamza, Paskuqani janë kthyer në shkolla me tre turne. A e dini se çfarë do të thotë shkollë me tre turne? Do të thotë arsim qesharak, do të thotë ska shkollim. Sa hyjnë dalin, sa shkojnë, nuk shkojnë. Po pse ndodhi kjo? Ndodhi sepse u përdor tërmeti për të shembur shkollat që nuk kishin asnjë krisje, dhe u bënë shkollat e fëmijëve viktimat më të para për të vjedhur këta qeveritarë të shpërfytyruar.
Isha në Valias, e kishte prishur shkollën në mos gabohem ‘Ibrahim Basha’ dhe ndërtuar pastaj me 4 milionë shkollën. Vjedh të paktën 3 milionë euro. Shkolla asnjë krisje, dhe kështu me radhë kudo.
Të njëjtën gjë dhe më keq në Tiranë. Njerëz që nuk kanë asnjë lloj morali, vërsulen mbi tempujt e shkollimit të fëmijëve. Ka vendosur taksa ai i Tiranës. Taksa e arsimit, e ndaluar me kushtetutë. Po pse? Sepse kushtetuta thotë që në territorin e këtij vendi, arsimin e kanë falas, nuk mund të vendoset taksë. Kurrë. Ndërsa del një hajdut që nuk ka asnjë vlerë morale dhe vendos taksë.
Sa mbledh me taksën thoni ju. 42 milionë euro. Dhe kur vjen puna i kërkojnë gazetarët, ku janë shkollat, numëron dhe shkolla të ndërtuara në vitet ’60. Numëron shkolla me dhjetëra të ndërtuara nga donacione nga të tjerët dhe jo me 42 milionë e vjedhur prej tij.
Ndaj dhe këta pranojnë, siç pranonte Rakipi ti thoshte, gamor, e gomar dhe herë tjetër do ti thotë veshgjatë, mjafton të mos e çojë aty ku e ka vendin Rakipi, në prokurori. Aty e mbron.
A mundet pra të vazhdohet në këtë mënyrë? Sa herë në çdo takim, kemi bërë thirrje urdhëro të dalësh në shesh para qytetarëve. Edhe këtu po deshi Edi Rama të vijë, të vijë në debat. Por debati është detyrim para jush, sepse kryeministri, presidenti, cilido rrogëtar i këtij shtetit paguhet me paratë tuaja, me taksat tuaja dhe ai ka detyrim të dalë para jush, ka detyrim ti kthejë xhepat para jush, ka detyrim të tregojë çdo qindarkë, ku i mori?
Por Edi Rama nuk del dot kurrë. Si mund të dalë ai që jeton në saraje. Kam qenë rrogëtar i këtij shtetit këto 30 vite, një apartament 130 metra kam. Absolutisht, pa kredi më të madh nuk e blija dot. Kjo është e vërteta.
Po ti që ndërtove sarajet me 720 metra gjatësi themelet, me 5 mijë metra parkun përreth, me ullinj 3-400 vjeçar që kushtojnë nga 20-30 mijë euro. Ku i gjete këto, hajde këtu Edi Rama, duhet të dalës tu thuash këtu qytetarëve nga mbijnë ato. Se ti na thua jam nga bregu, se po qe nga bregu, Surreli nuk është në breg, nuk i ke trashëgim, as nga nëna as nga baba ato, i ke vjedhur, ndaj dhe nuk del. I ke vjedhur, i ke vjedhur.
E kam ftuar dhe e ftoj, hajde këtu dil para qytetarëve. Ti ke familjar, unë kam familjar, ti marrim njëherë defterët e shtetit të gjitha. Të dalë, çfarë tenderash kanë fituar familjarët e mi nga shteti dhe çfarë tenderash kanë fituar familjarët e tu. Me ligj familjarët tanë nuk mund të fitojnë tendera.
Ligji nuk e lejon. Ligji nuk e lejon pushtetarin të përdorë pushtetin e tij për ti dhënë tendera familjarit të vet. Që në atë moment është vjedhje, është përdorim i pushtetit për të pasuruar veten. Nuk del dot, sepse i nxjerr unë këtu të paktën 100 tenderapër Armando Frangun, baxhanakun e tij, të paktën 100 ja nxjerr një e nga një. Ja këtu.
I nxjerr me dhjetëra tendera për thjeshtrën. Edhe ajo një vajzë e re, vajzë e mirë nuk them, por i shkatërroi të gjitha studiot e arkitektëve në Tiranë, sepse është lidhur me një kompani të huaj, kompania e huaj fiton tenderat, këtë e merr nënkontraktore dhe çdo projekt do të marrë bekimin e saj. Nuk del dot Edi Rama, nuk del dot sepse ka marrë përsipër të përdorë pushtetin për pasurimin e tij.
Urdhëro hajde pak të të tregoj se çfarë drame ka krijuar Olsi me ortakët e vet, mbi 2 miliardë euro me call centera. Nuk del dot sepse detyrohet të ikë po të dalë. Prandaj dhe as Kipen nuk lejon të dalë. Nuk lejon asnjë.
Ai ka firmosur dhe unë kam firmosur, kam vendosur me mijëra firma. Të dalim pak te firmat, por ti ke firmosur 420 dhe nuk ekzistojnë dhe paratë po i depozitojnë ofshore dhe në Teheran, paratë tuaja. Ja ky Kipja që i thotë njëherë kështu e njëherë ashtu, ju merr për xhepat e Ramës dhe Veliajt, 29 euro tarifë për mbetjet, në një kohë që depozitimi është 11 se nuk digjet asnjë.
Këto ditë pasi e kemi kritikuar, është marrë me rrogat, mashtrues i paskrupullt. Mund ti thuash çdo gjë, por nuk mund të prishë njeriu gojën. Dhe ç’bëri, ja rrita tha rrogën presidentit të Republikës, 4 milionë e 600 mijë lekë. E di çdo të thotë kjo? Kjo është shpirtkamzëri. Po pse? Sepse me atë akt që bëre ti, diferencën mes rrogës së presidentit dhe rrogës së pastrueses, e cila ishte 8-10 herë, e bëre 15 herë. Po pse u dashka të marrë presidenti rrogë 15 herë më të lartë se sa punonjësja e tij aty.
Në diktatura bëhen këto, por në vende të lira nuk bëhen kurrë këto. E ku paska qenë problemi, rroga e presidentit. Jo more zotëri, nuk ishte problem rroga e presidentit, sepse presidenti, deputeti edhe ministri, me ato rroga e kalojnë mirë, por problem është rroga e ulët, e mesme, problem është rroga e familjeve me shumë fëmijë. Problem i tmerrshëm është ndihma ekonomike.
Çdo qytetar nga vjet gjer sivjet, ka shpenzuar vetëm për ushqime 430 mijë lekë më shumë, dy pensione më shumë. Ka shpenzuar pothuajse një rrogë më shumë. Po pse kështu, çfarë bëri ky. Sepse ky i ngriu rrogat. Rrogat u ngrinë, por çmimet u rritën dhe i rriti vetë. Çmimet rriten. Në kushte tregu, kushti themelor i një ekonomie të shëndetshme është rritja progresive e çmimeve. Por çfarë bën qeveria, rrit rrogat. Ju jeni dëshmitar, 2005-2013 dyfishuam rrogat dhe pensionet. Edhe çmimet u rritën, ato nuk i ndalon kurrë, por sa u rritën, u rritën 40%, 60 % i rritjes së rroga i mbeti në xhep dhe ajo jepte shpresë, besim se viti tjetër do të ishte më i mirë. Ndaj dhe shqiptarët nga viti në vit, nga 2007-2014 u shtuan në Shqipëri, u rrit numri në Shqipëri. Ndërsa ky rriti çmimet, gozhdoi rrogat.
Ky ndjek një politikë absolutisht antishqiptare dhe çnjerëzore. Ikin, ikin çdo ditë. Cila është përgjigja e tij për ikjen. Përgjigja e tij për ikjen, do të marrin nga Bangladeshi, nga Sri Lanka. Po pse do të marrim ne nga Bangladeshi, nga Sri Lanka. Pse të mos punojmë ne që këta djem, këta të rinj të rrinë këtu. Të shkollohen, punësohen, të krijojnë biznese, familje. Jo në asnjë mënyrë, të ikin se ata nuk votojnë, kurse këta votojnë dhe rroga e tyre nga rrezikon pushtetin.
Rakipi është një kopje e shëmtuar e Ramës dhe Veliajt. Ai ju thotë qytetarëve të kryeqytetit, mbolla 1 milionë pemë. Por vend në botë që ta tolerojë atë 1 ditë nuk ka. Si mund të mashtrosh ti.
Londra paska gjithsej 700 mijë pemë, që është 10-15 fishi i Tiranës. Parku i liqenit ka gjithsesj 32 mijë pemë. Po pse thotë 1 mln. Sepse ka vjedhur, ka vjedhur faturën e blerjes së 1 mlnfidanëve, ja vjedhur 1 mln herë. Po. A votohen këta, më thoni a votohen këta? Këta duhen përzënë natën, nuk ka parë toka njerëz si këta, hajdutë si këta nuk ka pasur kurrë Shqipëria.
Tani çfarë bëjnë? Tani, përpiqen të tallen, të paraqiten si hokatar, me fjalor halabaku, para burrave, grave, kudo. Këtij i thotë veshgjatë, atij tjetrit i thotë tjetër gjë, e me radhë, në mënyrë që ju të mos mendoni për pensionet, rrogat, për rrugicat, shkollat, ata që kanë ikur, por të merreni me diskursin e tij. Një kryeministër që ka qeverisur 10 vite dhe shkon nga sheshi në shesh e nuk është i zoti të thotë një fjalë, përveç se të mashtrojë, të mashtrojë, të mashtrojë.
Ishte dje në Shkodër. U tha e bëra Muzeun Marubi, ja thashë dhe dje, e sot. Për fototekën Marubi ne blemë 600 milionë ndërtesën e bankës. Ja blemë privatit, kishte qenë bankë përpara. 600 mijë filma u dixhitalizuan. Ky i vuri një tabelë. Ky mashtron kudo, ky është njeri i rrezikshëm.
Çfarë bën. Meqë me qytetarë nuk takohet dot, merr me detyrim, infermiere, mësuese, punonjësve administrate dhe krijon një audiencë sikur po flet para grave. Unë i përshëndes gratë e Shkodrës, që përveç një grushti të vogël që kishin futur atë FRESHI-t e pritën si në përmortje.
Prap apeli im është për gratë, vajzat. Ti shtrojnë pyetje vetes, kur ndonjëherë si këto 10 vite kanë psherëtirë, kanë qarë me lot të ftohta nënat dhe motrat tona për shkak të skamjes, varfërisë, pasigurisë. Kur ndonjëherë ata kanë pasur një brengë kaq të madhe në shpirt për shkak të largimit të fëmijëve, vajzave dhe djemve në dherat e tjera, të gjitha për shkak të Edi Ramës dhe vjedhjeve të tij.
Rreshton disa ministre. Absolutisht secila kopje e klonuar e pashpirtësisë. Por ministrja që qëndis zyrën me 200 mijë euro, që porosit biftekun 1 mijë dollarë, që privatisht u thotë shoqeve, më thoni Belinda lluksi, çfarë ka lidhje ajo me dertet, hallet e grave shqiptare, socialiste, demokrate, çfarë do qofshin. Ajo është aty për lavdet që i thur Edi Ramës.
Ajo tjetra. Akti i parë, tenderin vëllait. Burrin tendermen, dhe ky mendon se duke qenë i rrethuar nga një grup zonjash, të cilat vetëm ju nuk ju përfaqësojnë, as socialistë, as demokratë, çfarë do qoshin, do mund të marrë votën e grave. Ky meriton mallkimin e grave, nënave, vajzave, motrave shqiptare. Ky meriton vetëm mallkim, mallkim për përzënien nga Shqipëria të 800 mijë të rinjve. Mallkim për zhytjen e shqiptarëve në varfëri dhe mjerim. Mallkim për tjetërsimin e pasurive publike. Kurrë ndonjëherë shqiptarët nuk janë pasur një njeri kaq hajdut dhe të pashpirt sa Edi Rama. Por miqtë e mi, çdo gjë e ka një fund dhe ai do të ketë fundin që meriton.
Sot një nga mediat më të fuqishme të Uashingtonit, në një artikull prej njërës prej penave më të informuara, ish-oficerit të shërbimeve amerikane, informon publikun amerikan se Edi Rama dhe Erion Veliaj janë nën hetim të thellë për McGonigalin, dhe jo vetëm për McGonigalin, por kanë dosje të trasha sekrete për drogën dhe krimin.
Dhe së fundi. Ai gazetar i thotë publikut se i deleguari amerikan që ishte para dy javësh u tha shqiptarëve se ne mbështetim popullin shqiptar, dmth një distancim i qartë i Edi Ramës, vetëkuptohet para atij momenti që e pret së shpejti, e pret McGonigal.
Edi Rama ka dosjen e djegësave. A mund të ndodhë që një kryeministër të firmosë, në një kohë kur autoriteti kompetent ligjor i thotë, se kjo procedurë është e kundraligjshme. Kurrë nuk mund të firmosë, kryeministri firmos vetëm kur e ka te veten, për veten e tij apo vëllain e vet, dhe do të bëhet miliarder siç do të bëhet ky me djegësat.
Edi Rama po gjobit Shqipërinë si askush tjetër në Europë. 110 milionë euro do paguajnë qytetarët shqiptarë për mbylljen e Agon Channel nga Edi Rama dhe Erion Veliaj. Edhe Erioni absolutisht do ti paguajë dhe do të kalbet në burg për çdo gjyq që do të humbasë. Do të marrë atë që meriton.
Po pse Erioni del i implikuar? Sepse Erion Veliaj do na bënte dasmë në kalanë e Gjirokastrës. Po mirë, bëje ku të duash, por problemi është se dasma nuk po bëhej me paratë e tij, por po bënte dasëm me paratë e ministrisë. Nuk ndodh në ndonjë vend të botës.
Jo në kala, por po ju them unë ju, edhe në ndërtesa të mikpritjes të qeverisë, në qoftëse ndonjë ministër, apo kryeministër bën një aktivitet personal, është i detyruar të paguajë çdo qindarkë. Kurse Erion Veliaj e bënte në kështjellë, bënte tenderin për një aktivitet në kala, cili ishte aktiviteti? Dasma e vet dhe paratë i kishte marrë i vëllai i vet. A votohen këta? Këta nuk kanë as moral, as shpirt, nuk kanë asgjë. Mund të vazhdoj gjatë në listën e tyre, por 14 maji po vjen.
Ju garantoj se Arjan Hoxha do të bëjë gjithçka për të ndryshuar me shpejtësi jetën tuaj, jetën e komunitet.
Arjan Hoxha do të heqë çdo barrë fiskale që rëndon mbi ju, do të përgjysmojë taksat mbi biznesin, do të përdorë me transparencë çdo qindarkë, do përparësojë mbështetjen e fëmijëve, të rinjve, grave, kryefamiljareve.
Arjan Hoxha do të jetë njëri prej jush, dhe bashkia do të jetë shtëpia juaj e parë. Ndaj dhe me 14 maj me votën tuaj, votoni 1-shin, koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’. Edi Rama bëri gjithçka kundra nesh, por fati na dha 1-shin. 1-shi fiton.
Votoni Arjan Hoxhën, votoni 3-shin. Duke votuar ArjanHoxhën, ju keni votuar gjithashtu për përmbysjen e monizmit në qeverisjen vendore. Keni përmbushur një mision historik, rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri dhe fundin e sistemit njëpartiak, fundin e pushtetit në dorën e një njeriu.
Rrofshi ju, rroftë Kamza, rroftë Shqipëria.
Faleminderit!