Mbledhja e këshillit bashkiak të Tiranës/ Berisha: Duan ta bëjnë me dyer të mbyllura si mafia. Të bëhet në prani të mediave dhe qytetarëve

KONFERENCA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARËT-KËSHILLI BASHKIAK

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës me mediat ka kërkuar që mbledhja e nesërme e Këshillit Bashkiak të Tiranës të zhvillohet në mënyrë transparente dhe në përputhje me ligjin. Ai u bëri thirrje këshilltarëve të opozitës të zhvillojnë një betejë të vendosur brenda sallës, duke kërkuar që mediat të kenë akses dhe mbledhja të mos mbahet në fshehtësi.

‘Nesër mbahet një mbledhje e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Ftoj këshilltarët e opozitës të luftojnë që ajo të zhvillohet në prani të mediave, dhe jo si një shpellë mafieje ku Edi Rama dhe Lubi Balluku sillen si padrino të bashkisë,’ u shpreh Berisha.

FJALA E PLOTE:

Së fundmi, nesër është një mbledhje e këshillit bashkiak të Tiranës.

Ftoj këshilltarët e opozitës të bëjnë një betejë në sallë të vendosur që kjo mbledhje të zhvillohet në përputhje me ligjin, çka do të thotë në prani të medieve dhe jo si një shpellë mafieje, në të cilën Edi Rama dhe Lubi Balluku sillen si padrino të bashkisë së kryeqytetit.

Ndaj dhe ftoj qytetarët e Tiranës të ndjekin mbledhjen e këshillit bashkiak.

PYETJE PERGJIGJE:

Ermal Rizaj, SYRI TV: Ju i bëtë ftesë anëtarëve të opozitës të Këshillit Bashkiak të marrin pjesë në mbledhje dhe të kërkojnë që të jenë edhe mediat e pranishme për transparencë. Ju keni informacione, ka ndonjë skenar, do të kërkohet shkarkimi i Erion Veliajt nga Rama apo Balluku.

Sali Berisha:  Nuk kam një informacion se çfarë rendi dite kanë, por kam informacion se ata duan ta bëjnë me dyer të mbyllura si mafia. Në një kohë kur ligji dhe rregullorja e këshillit. Është parlament, Këshilli Bashkiak i Tiranës është parlamenti i qytetarëve të Tiranës. Ligji dhe rregullorja përcakton në mënyrë të qartë se ato janë të hapura për mediat. E detyrueshme. Nuk mund të ketë mbledhje të mbyllur.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale