I privilegjuar te jem ketu para jush pasi Partia Demokratike e Shqiperise, kjo force politike që mundi diktaturen me te eger, ka shpallur procedurialisht listen e kandidateve per ne Primare ne Mirdite.
Mirenjohes per sejcilin prej atyre qe me nxiten dhe me mbeshtesin ne kete kandidim per bashkine Mirdite.
Besoj se Partia Demokrtatike ka ofertat e duhura per të dale me sukses në zgjedhjet vendore te 14 Majit 2023, duke ia kthyer kete Bashki mirditorëve.
Pervoja ime ne keto 30 vite, dijet politike dhe Dashuria per vendlindjen qe sot vuan mosvlersimin, deri ne keqqeverisje, jane garanci për demokratët dhe mirditorët, gdhendur në kodet e traditës.
Dashamires dhe rivalizues i drejte me te gjithe kandidatet ne keto Primare, shpreh vleresimet pozitive per sejcilin, ndersa bart frymen e bashkimit te demokratëve mirditore, sikurse i ka hije momentit politik, të një Mirdite dhe Shqipërie te rrezikuar ekstremisht nga shpopullimi dhe varferimi.
Zgjedhesit mirditas i ofroj nje program heret te shkruar prej meje, per nje Mirdite te zhvilluar qendrueshem, me berthame në trevat e saj të mencura.
Mirdita e Shqiperia kane nevoje me shume se kurre per burra dalzotes qe garojne me dinjitet dhe nuk i tuten veseve te komunistëve ne kete vend.
Shqiëpria duhet të dalë nga rreziku që e kërcënon dhe për këtë duhen burra e gra që t’i dalin zot.