‘Lubia ka 3 ditë që nuk shkon në shtëpi’/ Berisha fton qytetarët në protestë sot në ora 18:00: Të bashkohemi për të firmosur së bashku fundin e këtij regjimi dhe fitoren e të ardhmes sonë

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN ME GAZETARËT

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, deklaroi sot në konferencën me gazetarët se 20 shkurti i këtij viti do të shënojë “pranverën e re” për vendin, duke e krahasuar me 20 shkurtin e vitit 1991, që solli rrëzimin e regjimit komunist dhe nisjen e demokracisë në Shqipëri.

Berisha ftoi qytetarët, pavarësisht bindjeve politike apo fetare, të bashkohen në një protestë paqësore, me synimin për përmbysjen e regjimit aktual. Ai u shpreh se protesta do të jetë një uragan i fuqishëm që Tirana nuk e ka parë që nga viti 1991.

I pyetur mbi njoftimin e Policia e Shtetit se nuk merr përsipër garantimin e tubimit për shkak të rrezikut për akte dhune, Berisha e cilësoi këtë si provokacion dhe garantoi se opozita organizon vetëm protesta paqësore.

Ai akuzoi drejtues të policisë për inskenime dhe deklaroi se aktet e dhunshme nuk janë pjesë e platformës së PD-së, duke theksuar se protesta është paqësore dhe kjo është bindja jonë.

Lideri demokrat, Sali Berisha bëri thirrje ndaj organit të akuzës që të bllokojë pasaportat e zyrtarëve që janë nën hetim nga SPAK, duke theksuar se ka një largim masiv nga administrata. Ai paralajmëroi se korrupsioni do të shpallet krim i rëndë dhe se largimi për t’iu shmangur drejtësisë do të sjellë dënime më të ashpra.

Në lidhje me nisjen e muajit të Ramazanit dhe mundësinë e zhvendosjes së protestës pranë Parlamentit dhe xhamisë, Berisha shprehu respekt për besimtarët myslimanë që agjërojnë dhe garantoi se protestuesit do të tregojnë nderim maksimal ndaj tyre. Ai dënoi praninë e forcave të rendit në territorin e vakëfit, duke e cilësuar si të papranueshme.

I pyetur mbi një plan të mundshëm të opozitës në rast se Parlamenti nuk heq imunitetin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, Berisha deklaroi se “kryengritja paqësore nuk është për Ballukun, por për Edi Ramën”, duke theksuar se objektivi politik i protestës mbetet largimi i kryeministrit.

Në përfundim, Berisha paralajmëroi se protesta e sotme do të ketë novitete, ndërsa skenari i saj do të bëhet i qartë gjatë zhvillimit në terren.

FJALA E PLOTË

Sot është dita e historisë, jo vetëm e 20 shkurtit të vitit 1991, por po kaq e 20 shkurtit të vitit 2026.

20 shkurti i vitit 1991 solli pranverën e demokracisë.

Solli çlirimin e Shqipërisë nga kulti më mizor që shqiptarët kishin njohur në tërë historinë e tyre.

20 shkurti i vitit 2026 do të sjellë pranverën e re, do të sjellë përmbysjen e hajdutit më të keq, më të pamëshirë që shqiptarët kanë njohur në tërë historinë e tyre.

Ndaj dhe jam këtu për të ftuar çdo qytetar shqiptar, çdo opozitar, qytetarë të të gjitha bindjeve, të të gjitha besimeve, pavarësisht se çfarë mendimesh, opinionesh, kritikash, pakënaqësirash, objeksionesh që mund të kemi për njëri-tjetrin, të bashkohemi të gjithë kundër kësaj të keqe që po shterron lëndën tonë kombëtare, kombin tonë.

Po shkatërron Shqipërinë.

Sot është një ditë që çdo qytetar të shprehë zemërimin e tij në sheshin e dinjitetit, e guximit, e misionit.

Ndaj dhe edhe njëherë, ftesa ime për mbarë shqiptarët, në një uragan të fuqishëm që Tirana nuk e ka parë nga viti 1991, të bashkohemi për të firmosur së bashku fundin e këtij regjimi dhe fitoren e të ardhmes tonë.

Fitoren tonë!

PYETJE-PËRGJIGJE

Elda Menga, Top Channel: Z. Berisha, pak orë para tubimit, Policia e Shtetit ka njoftuar se nuk e merr përsipër zhvillimin e tubimit për shkak se mund të ketë akte dhune. A keni ndonjë koment? Dhe a mund të na zbuloni në këtë ditë simbolike të fortë për PD, a do ketë ngujim në shesh?

Sali Berisha: Komenti im është ky, narkopolicia të kryejë detyrat sepse zyrtarët po arratisen, po ia mbathin si minjtë.

Çfarë mendoni, se është arratisur vetëm Agaçi? Janë arratisur dhjetëra të tjerë. Një komshi e Lubisë më thotë ka tre ditë nuk vjen në shtëpi, nuk them se është arratisur, por komshia shpreh shqetësim, ku është, thotë.

Po, po, absolutisht.

Pra, ky është preokupimi.

Sidoqoftë, i bëj thirrje organit të akuzës të bllokojë provizorisht të gjithë pasaportat e zyrtarëve që kanë dosje në SKAP, pa përjashtim, se largimi, absolutisht kudo që të shkojnë, do i gjejmë. Por është një akt shumë, shumë i turpshëm.

Ia mbathi Agaçi, ia mbathi Agasi, drejtorët që nuk ua di emrat.

Ka një fugë masive nga administrata.

Për sa i përket asaj që thonë ata, rendin, protesta është paqësore.

Ne organizojmë vetëm protesta paqësore. Dhe ne e kemi platformë këtë, se po të mos donim ne, nuk thoshim ne protestë paqësore.

E keni dëgjuar në takime, më thonë pse thua paqësore. E them se e kemi platformë atë, e kam bindje, ne jemi opozitë demokratike.

Opozita nuk ka banditë, siç ka të tipit Proda dhe Sokol Bizhga.

Nuk ka në gjirin e saj kriminelë si ata, trafikantë, vrasës, ndaj dhe ky është një akt provokacioni i rëndë i tyre që nuk ka asnjë impresion.

Opozita do të vazhdojë gjer në fitore të plotë dhe këta minj që po ikin, do kapen kudo që të jenë.

Ua them unë.

Se të vjedhësh 13 vite qytetarët shqiptarë dhe momentin kur merr vesh se është lëshuar urdhërarresti, ia mbath dhe ikën, absolutisht së pari korrupsioni do shpallet krimi i rëndë.

Së dyti, largimi do të shpallet një krim që dyfishon dënimin, në mos trefishon dënimin. Çka do të thotë se do kalben në fyt.

Nuk mora përgjigjem, do ngujoheni sot në shesh?

Sali Berisha: Skenari është atje, do jeni aty dhe do ta ndiqni me shumë vëmendje.

Ju paralajmëruat protestë paqësore, do të thotë që nuk do keni molotovë për të hedhur sot në protestë?

Sali Berisha: Tani, këto që thoni ju, nuk i organizon PD. Pse shihni ju ato inskenimet e Ilirjan Prodës, që i përgatisin në zyrat e policisë dhe i japin si foto, nuk i ha kush ato.

Protestën e fundit ishte policia që hidhte mjete piroteknike kundër opozitës. U kap me filma ajo.

Kishte edhe eksponentë të PD bashkë me disa persona…

Sali Berisha: Jo, nuk kishte asnjë eksponent.

Nuk keni hedhur molotov?

Sali Berisha: Kishte ndonjë njeri të zemëruar që hidhnin ndonjë shashkë apo ndonjë fishekzjarr.

Pra, ju distancoheni nga ata që hedhin molotov?

Sali Berisha: Ne kemi protesë paqësore. Kjo është.

Marsi Korreshi, Syri Tv: Çfarë do të ketë ndryshe kjo protestë  z. Berisha?

Sali Berisha: Do jeni aty dhe do i ndiqni vetë risitë e saj. E kanë në dorë qytetarët.

Andon Kello, Abc Neës: Z. Berisha, ndërkohë që ju sot protestoni në Tiranë, kryeministri Edi Rama ndodhet në Uashington. Ju si e patë ju takimin e djeshëm në Bordin e Paqes? Edhe me presidentin Donald Trump, me të cilin pati jo vetëm një shtrëngim duarsh, por edhe një bashkëbisedim.

Sali Berisha: Siç e panë të gjithë shqiptarët. E panë. Kaq mund të them. Nuk kishte. Atë mund të them.

Ishte takim ndërkombëtar i Bordit të Paqes, Shqipëria në hallin e saj të madh nuk kishte me kë të përfaqësohej, pasi Harami është skllav i Edi Ramës, shkoi Edi Rama dhe ju e patë vetë.

Domethënë i keni vetë parasysh njoftimet që kishte bërë përpara, kështu e ashtu, e patë vetë.

Elda Menga, Top Channel: Më 20 shkurt 1991 keni rrëzuar shtatoren e diktatorit. Sot kë do rrëzojë PD, pasi Edi Rama nuk ndodhet në zyrë?

Sali Berisha: Enver Hoxha ndodhej në varr kur ne e përmbysëm.

Por rrëzuat shtatoren, sot kë do rrëzoni?

Sali Berisha: Ne faktikisht përmbysëm regjimin e tij atë ditë, shtatorja ishte një simbol i atij regjimi, kurse është, nuk është, pse ia mbath Edi Rama, qytetarët e shohin vetë përmbysjen me sytë e tyre. Edi Rama shpresë nuk ka më.

Iu dogj e gjitha. E thashë, minjtë po ikin nga anija që po mbytet. Nuk ka, po ikin minjtë.

Z. Berisha, ju jeni gjithmonë diskretë në skenarin e protestës, por duke qenë se një ditë më parë nisi muaji i shenjtë i Ramazanit, a do zhvendoset këtë herë protesta në dyert e parlamentit, aty ku fare pranë ndodhet edhe xhamia?

Sali Berisha: Edhe njëherë, për të gjithë ata që agjërojnë, nderimin dhe respektin tim më të madh.

Dënoj me forcën më të madhe pushtimin e vakëfit dhe të xhamisë nga banditë me uniformë dhe kërkoj që njeri prej tyre të mos shkelë në territorin e vakëfit dhe të xhamisë.

Protestuesit, absolutisht, përveç nderimit më të madh për ata që falin namazin në xhami, nuk mund të kenë asgjë tjetër.

Ata që hyjnë me uniforma, ata që përdorin territorin kundër protestuesve paqësorë, ata në ferr do përfundojnë, në xhehenem, atje e kanë vendin. Ata kryejnë një akt dy herë më të rëndë.

Prandaj, ne u shprehim respektin më të madh, se çfarë bëjnë banditët, ajo nuk është përgjegjësia jonë.

Por ne do i çlirojmë shqiptarët edhe nga këta banditë.

Marsi Korreshi, Syri Tv: Z. Berisha, edhe një pyetje të fundit, nëse parlamenti nuk heq të hënën imunitetin e Belinda Ballukut, ka opozita një plan rezistence dhe kundërvënie?

Sali Berisha: Kryengritja paqësore nuk është për Belinda Ballukun, është për Edi Ramën. Duhet të jemi të sinqertë.

Populli është ngritur kundër Edi Ramës, Lubia është thjesht një sekretare e tij që ka zbatuar urdhrat.

Rama ik, ky është kryemotivi i kryengritjes tonë paqësore.

Ky është!

Ndaj dhe që në fillim ne e kemi bërë këtë përcaktim, besoj se është kështu apo jo.

Ajo përdoret si mburojë nga Rama sepse e di se fill mbrapa është në radhë.

Ju e dini këtë besoj.

E dini se çfarë ndodhi me Korridorin e VIII-të? E morët vesh?

U përmbys çdo projekt, çdo plan brenda 24 orësh.

Ishte parashikuar mikpritëse Lubia, u refuzua në unison nga partnerët dhe vendet e tjera dhe e mori Spiropali.

E patë ju Lubinë, a ishte në atë takim?

Për Korridorin e VIII-të, për transportin, a i keni parasysh vizitat e saj sa herë ka shkuar ajo në aksin Elbasan-Librazhd, e veshur me kostumin e ndërtueses?

A ishte gjë aty? Ku ishte?

Prandaj komshia më çon mesazh mua.

Ku ishte?

Ja pra, mediat, a nuk janë këto që duhet t’ua thonë shqiptarëve? Apo duhet t’i marrin vesh nga komshinjtë.

Do ketë novitete.

Edi Rama, edhe atje ku ishte, mendoni ju se nuk kishte mesazhe, nuk mori mesazhe?

Absolutisht. Sigurisht, seanca kryesore ishte për ato probleme, por në korridore ka marrë të gjithë mesazhet ai.

Me dëshmitar Ervin Demon. Tani kuptojeni ju vetë. Ervin Demo dëshmitari. Asnjë tjetër.

Delegacioni përbëhej nga Edi Rama dhe Ervin Demo. Pse-në, hetojeni.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale