Deklarata kandidates për deputete dhe drejtueses së Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula:
Të nderuar studentë, prindër dhe qytetarë!
Degradimi dhe rrënimi i universiteteve është tradhëtia më e rëndë që Rilindja i ka bërë vendit dhe ëndrrës së rinisë për arsim, profesion dhe karrierë profesionale!
Rilindja dhe ministria kanë braktisur studentët e pedagogët. Nuk dëgjojnë, nuk trajtojnë dhe nuk reagojnë ndaj halleve, kërkesave dhe denoncimeve të tyre!
Rasti i studentëve të programit me karakter profesional 2 vjeçar ‘Menaxhim Transporti Detar/Tokësor’, që ofrohet në Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’, Durrës, përfaqëson më së miri pandjeshmërinë dhe të papërgjegjshmërinë e ministrisë së Arsimit!
Këta studentë, që kanë përfunduar dhe ata që vijojnë studimet, jo vetëm që nuk punësohen, por, diploma e tyre as nuk merret në konsideratë në procedurat e konkurrimit për një vend pune!
Pra, dy vitet e studimit; Dy vitet e shpenzimit financiar hidhen në kosh.
Këta studentë, që prej vitit 2024, kanë denoncuar dhe kanë kërkuar nga ministria e arsimit zgjidhjen e këtij problem. Kërkesa e tyre ka gjetur shurdhërinë e ministrisë.
Shtrohet pyetja: Për çfarë i licencon ministria këto programe, ndërkohë që nuk u njeh diplomën dhe nuk u mundëson punësimin, në tregun e punës?
Ç’ka e bën më të trishtë dhe më flagrant këtë rast, është se programi i studimit është i akredituar. Cila agjenci akreditimi dhe cili model vlerësimi do të akreditonte një program studimi që nuk raporton asnjë student të punësuar?!
Partia Demokratike duke denoncuar këtë rast, i siguron studentët, prindërit dhe pedagogët, që kjo situatë e rëndë në arsimin e lartë merr fund pas zgjedhjeve të 11 Majit!