FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË PËRURIMIN E LIBRIT TË PUBLICISTIT, NDRIÇIM KULLA
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha nderoi publicistin, Ndriçim Kulla dhe botuesin Xhevahir Lleshi, për librin “NARKODIKTATURA SHQIPTARE NË OBORRIN E EUROPËS”, të cilin e cilësoi një kryevepër të letërsisë politike botërore.
Berisha e lidhi librin me përvojën e tij në diktaturën komuniste dhe kujtoi një takim me figura të shquara në Paris, ku theksoi se rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës ishte çlirim për shqiptarët dhe Europën.
Kryedemokrati, Sali Berisha shprehu shqetësimin se Shqipëria po kalon Ai theksoi se drama shqiptare ka një dimension ndërkombëtar, duke e bërë këtë fenomen të rëndësishëm për gjithë botën.
Kryetari i PD, Sali Berisha kritikoi kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij, duke i përshkruar ata si njerëz pa cilësi dhe ideale. Ai lidhi këtë me fjalët e Biblës për “njeriun pa cilësi” dhe theksoi se qeverisja e Ramës është e udhëhequr nga vese njerëzore. Berisha vlerësoi librin e Ndriçim Kullës si një analizë të vërtetë të situatës shqiptare, që ka ndikime ndërkombëtare, përfshirë ato amerikane dhe Soros.
Ai theksoi rolin e Shteteve të Bashkuara për lirinë e shqiptarëve, por gjithashtu përmendi ndërhyrjet e shërbimeve amerikane në grushtshtetet, duke përfshirë Shqipërinë. Berisha argumentoi se një komb ka sovranitet të jashtëm dhe të brendshëm, dhe në diktaturë nuk ekziston sovraniteti i brendshëm.
Lideri demokrat, Sali Berisha iu drejtua Xhorxh Sorosit, duke e quajtur “monstër” që tejkalon edhe Marksin. Berisha akuzoi Sorosin për dorëzimin e drejtësisë dhe opozitës në duar të Edi Ramës, duke e quajtur këtë një akt që rrëmbente sovranitetin e brendshëm të shqiptarëve. Berisha kritikoi rolin e Sorosit në krijimin e “narkokracisë” dhe “mobokracisë” në Shqipëri, duke e cilësuar këtë zhvillim si një të keqe të paimagjinueshme që ka ndodhur në Evropë.
Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi Xhorxh Sorosin për blerjen e politikanëve dhe për imponimin e një ideologjie ekstremiste, që, sipas tij, përbën një rrezik për identitetin njerëzor. Berisha e përshkroi këtë si një shkelje të dinjitetit dhe sovranitetit të vendeve, duke e krahasuar me përpjekjet e perandorive të kaluara për të kontrolluar njerëzit dhe politikanët.
Berisha nxiti intelektualët të mos konformohen dhe të mbeten kritikë ndaj pushtetit. Lideri demokrat, Sali Berisha lëvdoi veprën e Ndriçim Kullës, duke e quajtur një analizë të pamohueshme të realitetit shqiptar, që po shndërrohej në politikë zyrtare të SHBA-së. Berisha kritikoi Edi Ramën dhe trashëgiminë e tij, duke përmendur veprime të tij të papranueshme gjatë regjimit të komunizmit, si firmosjen e pushkatimeve.
Kryetari i PD, Sali Berisha vuri theksin se intelektualët duhet të jenë gjithmonë kritikë dhe të mos bien pre e konformizmit, duke përmendur edhe shembuj të tjerë të këtij fenomeni. Ai e përshkroi librin e Kullës si një thirrje për çdo intelektual, për t’u ngritur kundër pushtetit dhe për të mbajtur një qëndrim kritik, duke e cilësuar veprën si një kryevepër të letërsisë politike, me ndikim jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Evropë dhe botë.
FJALA E PLOTË
Mirëdita.
I dashur Ndriçim, të dashur miq të pranishëm në këtë paraqitje të një kryevepre të letërsisë politike botërore.
Nuk mund ta nis me fjalë të tjera veçse me një përulje me mirënjohjen më të thellë, me nderimin më të madh për autorin e kësaj kryevepre, intelektualin e shquar, Ndriçim Kulla dhe botuesin Xhevahir Lleshi.
Të dashur miq, kohërat gjithnjë stampohen në monumente ngjarjesh, shtetarësh, barbarësh, demokratësh, etj.
Por mes të gjitha monumenteve që njeriu ndërton, libri është monumenti më i pavdekshëm. Edhe karikatura Bujar, edhe ajo është.
Libri është monumenti më i pavdekshëm.
E nisa me ato fjalë që buronin nga shpirti dhe zemra sepse duke i përkitur një gjenerate që gjysmën e jetës, ose më shumë, e kaloi në diktaturë oruelliane, diktaturë staliniste, më e egra që Europa e pasluftës kishte njohur.
Unë isha politikan tremujor kur gjendem në Paris në mes të shtetarëve më të shquar të Europës, Helmut Kolit, Megi Theçer, etj me radhë.
Unë isha i ulur në një tavolinë diku nga gjysma e dytë e sallës dhe dëgjoj aty Zhak Shirakun të thotë se prania e Sali Berishës këtu është dëshmia e suksesit më të madh të revolucionit demokratik.
Sali Berisha ishte një politikan tre muaj, por në atë deklaratë, Enver Hoxha u cilësua Hitleri shqiptar i pasluftës.
Rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës ishte një çlirim jo vetëm për shqiptarët, por për mbarë Europën.
Tani, sado dhe cilado që ishte diktatura staliniste e Enver Hoxhës, një studiues i madh, të cilit unë në shumë pikëpamje i kam besuar tezat e tij, Samuel Hantington, kur përshkruan diktaturat, shkruan se diktatura e bandës është më e keqja, më e keqja se nazistja, më e keqe se staliniste, më e keqe se teokratike.
Sepse, thotë Hantington, kjo diktaturë rregulla nuk ka, kjo ka vetëm vullnetin e narkodiktatorit.
Koha, fatkeqësia e solli që ne ta përjetojmë, jashtë çdo lloj imagjinate, se ne në zemër të Europës do përjetonim një ditë, pas diktaturës staliniste, diktaturën e bandës, narkodiktaturën.
Diktaturat, dhe në këtë aspekt studiuesi i shquar i mendimit shqiptar, i letrave, që me publikimet e tij ka ndriçuar figurat më të shquara të këtij mendimi, i ka kushtuar veten, penën e tij, mendjen e tij studimit të gjeniut të letrave shqiptare, Ismail Kadaresë, tani e tha bukur Bujari, devijon në pamje të parë dhe me një guxim korifeu shkruan, publikon këtë kryevepër.
E them kryevepër me bindjen më të thellë të një vlere të jashtëzakonshme për ne shqiptarët, por jo më pak e vlefshme se sa për kombin amerikan.
Jo më pak e vlefshme se sa për të gjithë njerëzit e lirë kudo në botë.
Drama shqiptare është sa kombëtare, aq edhe ndërkombëtare dhe kjo është e vërteta.
Në këtë dramë, në këtë ferr, siç me shumë të drejtë, se në qoftë se do kishte një sinonim tjetër diktaturat, sinonimi më i merituar për to është ferri, në këtë ferr, në rrathët e të cilit Ndriçim Kulla zbret një nga një zhvillimet e këtij vendi, nuk është një dramë vetëm shqiptare, ajo është një dramë ndërkombëtare.
Ka diskutime normale për Edi Ramën, por Ndriçim Kulla mendoj se ka bërë analizën më të vërtetë se kushdo tjetër ndonjëherë.
I referohet Biblës, njeriu pa cilësi. Nuk ka asgjë më të vërtetë se sa kjo.
Bibla, sipas Mateut, flet për të urtit që do trashëgojnë.
Por edhe ata pa cilësi.
Dhe në qoftë se ka një krahasim dhe analogji, pas mijëra vitesh të shkruar ky libër, sot ata gjenden në Shqipëri.
Komunistët kishin të gjitha ato tipare, por ata kishin idealet e tyre të gabuara, por nuk ishin pa ideale.
Ato ishin ideale çnjerëzore, etj, por përsëri i kishin idealet.
Kurse Edi Rama dhe rilindësit e tij kanë vesin njerëzor, veset njerëzore si frymëzim, si ideal, si forcë shtytëse.
Lexojeni Ndriçim Kullën.
Nga Makbeth në Pragë, tek njeriu pa cilësi.
Nga tradhtar, tek kryetari i bandave.
Po pse ky libër, pse kjo kryevepër është po kaq e dobishme për kombin e madh të lirisë dhe për kombet e lira?
Sepse drama shqiptare, aq sa është shqiptare, aq është sorosiane, aq është edhe amerikane.
Kurrë nuk duhet të kemi frikë ne të themi të vërtetën,.
Asnjë komb tjetër në histori nuk ka derdhur gjak sa kombi amerikan për lirinë e kombeve të tjera.
Asnjë komb tjetër nuk ka kontribuar në lirinë e shqiptarëve sa kombi amerikan.
Por ky komb ka pasur edhe në të shkuarën e tij njollat e zeza të grushteve të shtetit. Historia tregon se rrëzimi i Mosadekut në Iran ishte një nga gabimet më të mëdha historike që u bë, dhe u rrëzua nga shërbimet e fshehta anglo-amerikane.
Ky nuk është i vetmi grusht shteti.
Në Shqipëri, Sekretari i Shtetit, administrata u angazhua në një grusht shteti.
Shpesh i shoh njerëzit që kur e dëgjojnë këtë fjalë, habiten. Jo, është e vërtetë kjo.
Dhe prapë, një mijë herë do e shpjegoj.
Sovraniteti i një vendi është i jashtëm, ka integritetin territorial, pavarësinë.
Por është edhe i brendshëm. Sovraniteti i jashtëm është shkretëtirë nëse kombet nuk kanë edhe sovranitetin e brendshëm.
Në diktaturë nuk ka sovranitet të brendshëm. Ka sovran që ka të gjithë pushtetin në duart e tij.
Në një moment të caktuar, Xhorxh Soros, një monstër e vërtetë e njerëzimit, i cili në pikëpamjet e tij tejkalon Marksin, vendos që t’i dorëzojë, pasi i dorëzojë drejtësinë, t’i dorëzojë opozitën Edi Ramës, Makbethit, njeriut pa cilësi.
Dhe atëherë t’i rrëmbejnë sovranitetin e brendshëm shqiptarëve.
Dhe kjo është një gjë e paimagjinueshme.
Nuk mund të imagjinohej që vendi i madh i lirisë, që ka bërë më shumë se kushdo tjetër në lirinë e shqiptarëve, të punojë për vendosjen e narkokracisë.
Është një kryevepër e rrallë, tejkalon të gjithë letërsinë politike të shkrimtarëve që u morën me mobokracitë.
Unë kam bindjen se narkodiktatura shqiptare në oborrin e Europës përbën një thirrje për njerëzit e lirë kudo.
Europa pasi shembi diktaturat komuniste, nuk kishte njohur narkodiktatura apo mobokraci, por kjo u zhvillua në sytë e Europës, në apatinë e pafalshme të saj, në diktatin e monstrës së njerëzimit që quhet Xhorxh Soros.
A mund të imagjinoni ju miq, që miq të mi, që njohin gjithçka nga ky realitet, nuk duan që të flitet më zë të lartë kundër Sorosit.
Pse? Se ai është kryekorruptori i planetit.
Një nga ndjenjat e përçmimit maksimal që kam ndaj atij njeriut është për shkak të blerjes së politikanëve.
Ne kemi jetuar 5 shekuj në perandori, dhe perandoria çonte njerëzit me qese, u jepnin verdhushkat dhe pastaj vazhdonin operacionet ushtarake.
Xhorxh Sorosi çonte paratë te politikanët dhe më pas ideologjinë e tij më ekstremiste se vetë Marksi. Ideologjinë të shpërbërjes së identitetit njerëzor.
Tejkaloi çdo lloj imagjinate.
Ndriçim Kulla, po ta shohësh nga një aspekt veprën e tij, është vepra e të paimagjinueshmeve.
Por reale dhe të vërteta të pamohueshme.
Këto të paimagjinueshme ngadalë po shndërroheshin në politikë zyrtare të SHBA.
Zoti e shpëtoi Amerikën, por shpëtoi njerëzit e lirë kudo në botë.
Sepse fushata, qytetarë nga e gjithë bota bashkohuni dhe hajdeni si emigrantë ilegalë dhe po të doni të ndryshoni gjininë, ua paguan shteti, ishte çmenduria më e madhe. Tejkalonte Marksin.
Dhe Edi Rama është kjo rrymë.
Me të gjithë trashëgiminë e tij që nuk e dënoi kurrë.
Kur u firmos varja e Havzi Nelës, një pjesë e anëtarëve të presidiumit nuk kanë firmosur, merrni aktin.
I pari që ka firmosur pas Ramizë Alisë është Kristaq Rama.
Nuk ka akt pushkatimi që nuk e ka firmosur, gjer te fshatari i Vithkuqit, që duhej ta ekzekutonin për të terrorizuar fshatrat e Vithkuqit, vranë një njeri, i thanë e vrave ti. Jo, tha, unë nuk kam pasur kurrë armë në dorë, jam i persekutuar, edhe në repart kam pasur armë druri.
Ramiz Alia dhe Kristaq Rama firmosën pushkatimin e tij.
Mendoni ju që ky diktator që arreston kundërshtarët politikë, që i rrëmben në mes të rrugës, i tërheq zvarrë dhe i godet, në këtë aspekt është më pa etikë se paraardhësi i tij.
Kjo është kryevepra.
Ndriçim Kulla e zbret atë nga njëri rreth në rrethin tjetër të ferrit dhe ia thotë ato të vërteta në sy.
Dy fjalë, Ndriçim me këtë vepër je paraqitur si një misionar i vërtetë për inteligjencën shqiptare.
Të dashur miq, inteligjenca është gjithnjë një pasuri kombëtare, por ka një sëmundje të tmerrshme.
Sëmundja e tmerrshme e inteligjencës është konformizmi.
Lexoja dje Agim Xhafkën, dhe rikthente me shumë stil kohën tonë të dublicitetit, sa do që nuk i donim gjërat, por detyroheshim t’i nënshtroheshim.
Por Xhafka nuk e rikthente atë sa për kujtesë. Jo, jo, e rikthente për aktualitetin, për dublicitetin e sotëm.
Vritet një nxënës në mes të shkollës, ku janë intelektualët e arsimit?
Ky libër pra është një kushtrim, një thirrje për çdo intelektual, të mos harrojmë kurrë se ai duhet të jetë grindës i përjetshëm me pushtetin.
Njeriu modern është njeri kritik.
Ndriçim Kulla ka bërë të veten, ka lëshuar kushtrimin.
Edhe njëherë, ndjehem pafundësisht mirënjohës për këtë kryevepër të letërsisë politike, jo vetëm shqiptare, por me bindjen time më të thellë, europiane dhe botërore.
Faleminderit shumë!