FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN ME GAZETARËT
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha,në konferencën e mbajtur ditën e sotme me gazetarët akuzoi ministrin e Jashtëm për mbrojtje të farsës elektorale të 11 majit, duke e cilësuar “ushtar të Edi Ramës” dhe denoncoi letrën dërguar misioneve ndërkombëtare vetëm një orë pas raportit si bashkim të shtetit me partinë. Berisha gjithashtu dënoi ndjekjen penale ndaj deputetit Dogjani dhe aktivistit Shkëlqim Hoxha si përpjekje për të fshehur manipulimet zgjedhore.
Lideri Opozitar, Sali Berisha e lidhi rënien e turizmit në Shqipëri me efektin toksik të “narko-euros”, duke theksuar zhvlerësimin prej 35% të euros dhe dollarit që ka rritur ndjeshëm kostot për turistët dhe ka ulur numrin e tyre. Ai akuzoi qeverinë, mediat dhe operatorët turistikë për fshehjen e situatës reale.
Berisha u shpreh se, “narko-euro” është shkaktari kryesor i rritjes së çmimeve dhe shkatërrimit të prodhimit në Shqipëri. Falimentimi masiv i bizneseve eksportuese dhe importi i 80% të ushqimeve ka bërë jetesën më të shtrenjtë, me çmime ushqimesh dhe shërbimesh në restorante më të larta se në BE. Ai kritikoi “narkostët” që ndërtojnë resorte luksoze për larjen e parave të krimit, duke vendosur çmime marramendëse për shezlonge dhe kabana, deformuar turizmin shqiptar.
Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi edhe mungesën e kushteve për turizëm elitar, duke treguar se Shqipëria ka 11 impiante ujërash të zeza që nuk funksionojnë dhe derdhin ndotje në det, mungesa të ujit të pijshëm dhe energjisë në zonat turistike. Ai e konsideroi turizmin si mallkim për shqiptarët, ku fitimet nga turistët janë minimale, ndërsa shpenzimet publike për infrastrukturë turistike janë të mëdha dhe të lidhura me krimin.
Për kontratën me Continental, Berisha tha se ajo është transparente dhe nuk ka lidhje me skandalet mafioze të kompanive si McGonigal, Lou Bladel apo Rossini. Ai mohoi të jetë zëdhënës i Continental dhe i këshilloi gazetarët të kontaktojnë direkt kompaninë. Berisha akuzoi Altin Troplinin për heshtje mbi skandalin McGonigal, duke e quajtur shërbëtor të Edi Ramës që përdor para për të sulmuar opozitën.
Kryetari i PD, Sali Berisha kritikoi ashpër Kodin Penal të ri, duke e quajtur “Kodi i narkodiktaturës”, i cili synon të shumëfishojë rastet penale për të burgosur qytetarët dhe për të mbrojtur qeveritarët. Ai tha se kodi përfshin masa për ndëshkimin e gazetarëve dhe fjalës së lirë, duke dënuar edhe ata që kritikojnë zyrtarët. Berisha përmendi edhe një nen absurd që dënon me burg ofertat për marrëdhënie biznesi, duke goditur kështu lirinë dhe konkurrencën, dhe e cilësoi këtë kod si produkt të një regjimi diktatorial.
Lideri demokrat, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka thirrur dhe kërcënuar përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar lidhur me raportin për zgjedhjet, duke fajësuar edhe Igli Hasanin për të njëjtën sjellje.
FJALA E PLOTË
Narko-ministri i Jashtëm reagoi dje në mënyrën më të papërgjegjshme, duke faktuar pakundërshtueshëm se ai, njëlloj si Altin Troplini, është një ushtar i Edi Ramës, është një avokat i farsës elektorale të 11 majit 2025.
Për çdo qytetar shqiptar, unë shtroj pyetjen: një letër misioneve vëzhguese ndërkombëtare vetëm një orë pas publikimit të raportit të tyre, a mund t’i dërgonte ministri i Jashtëm i vendit?
Një letër atyre misioneve mund t’u dërgonte opozita, por kurrë dhe në asnjë radhë ministri i Jashtëm nuk bëhej dot palë me PS-në veçse duke dëshmuar atë që kanë shkruar misionet e vëzhgimit se në Shqipëri partia dhe shteti ishin një dhe për rrjedhojë nuk mund të ketë zgjedhje por veçse farsë.
Pra, letra e ministrit dhe reagimi i tij mbrapa, fakton edhe njëherë se shqiptarët u përballën me një farsë elektorale.
Ministri vetë, është bashkë me Dumanin, një avokat i këtij krimi të shëmtuar.
Unë dënoj me forcën më të madhe këtë deklaratë, reagimin e tij.
Sikundër deklaroj edhe përpjekjet e Altin Troplinit për të përdorur ligjin kundër opozitës.
Keni parasysh sot se deputeti Asllan Dogjani është në ndjekje absolutisht pa asnjë shkak ligjor.
Tani përpiqen, po merren me një problem të zgjedhjeve të vitit 2023 me aktivistin e PD, Shkëlqim Hoxha sepse disa paskan paguar disa bileta për të ardhur dhe votuar në Rrogozhinë.
Pra, gjithçka bëhet për të mbuluar farsën.
Përveç kësaj jam para jush për një çështje madhore të vendit.
Turizmi është dështimi më spektakolar ekonomik i narkoshtetit shqiptar.
Narko-euro është toksina e vërtetë e ekonomisë dhe turizmit të Shqipërisë.
Potenciali turistik i vendit është i jashtëzakonshëm. Brigjet e lumenjve, detrave dhe liqeneve të saj janë pasuri përrallore.
Nga viti 2005 deri në vitin 2012, pas ndërtimit të infrastrukturës rrugore dhe asaj dixhitale, numri i turistëve u rrit nga 300 mijë që ishte në vitin 2005 në 4 milionë e 700 mijë.
Numri i turistëve ka vazhduar të rritet në mënyrë të padiskutueshme.
2-3 vitet e fundit është paraqitur një numër prej 10 milionësh, i cili përbën një mashtrim të vërtetë sepse përfshin të gjithë pasagjerët shqiptarë dhe rajonalë të linjave ajrore Easy Jet, Ryanair të Rinasit.
Por pavarësisht nga ky mashtrim i madh, numri i turistëve është rritur në mënyrë të pamohueshme.
Mirëpo viti i kaluar shënoi një rënie drastike të turistëve në brigjet, plazhet e detrave dhe liqeneve të Shqipërisë.
Kjo rënie drastike vazhdoi këtë vit akoma më e thellë.
Shkaku i kësaj rënie, në mënyrën më të pabesueshme, por edhe të pandershme dhe të padenjë, fshihet nga narkoqeveria, fshihet nga mediat e narkoqeverisë, fshihet nga ekonomistët e vendit, mediat e vendit dhe operatorët turistikë.
E bëjnë këtë nga padija apo nga frika dhe kodi i mafies, unë nuk mund ta them.
Por u them me përgjegjësi të plotë se shkaku madhor i kësaj rënie dramatike është narkoeuroja.
Narko-euro është toksina e vërtetë e turizmit.
Narko-euro është toksina e vërtetë e ekonomisë shqiptare.
Është e paimagjinueshme se si në kodin e heshtjes, kjo nuk u thotë shqiptarëve.
Rënia e vlerës së euros në 35 përqind, rënia e vlerës së dollarit në 35 përqind, rënie e shpejtë dhe instalimi i saj në këtë nivel, bëri që turisti që më parë me 100 euro blinte shërbimet dhe mallrat e caktuara, një vit më pas duhet të shpenzonte në Shqipëri 135 euro.
Të fshehësh këtë, bëhesh bashkëfajtor në një krim.
Pra, edhe njëherë, zhvlerësimi që iu bë monedhës europiane dhe amerikane në Shqipëri nga kontejnerët me euro dhe dollarë të narkosve shqiptarë, zhvlerësimi prej 35 përqind, goditi turizmin në mënyrën më të egër, pasi çdo turist në Shqipëri duhet të shpenzonte për të njëjtat shpenzime, të njëjta blerje, 35 më shumë euro.
Por, efekti i narko-euros, efekti si toksinë apo efekti toksik i saj, nuk kufizohet vetëm me kursin e shkëmbimit.
Jo, narkoeuro bëri që të falimentojnë qindra mijëra sipërmarrje prodhimi dhe eksporti në Shqipëri në të gjitha fushat.
Dhe kjo është e konfirmuar tashmë nga Instituti i Statistikave të narkoqeverisë.
Ky institut dëshmon për rënie dyshifrore të eksporteve nga viti në vit.
Sot, në dyqanet e shqiptarëve, 80 përqind e frutave, zarzavateve dhe ushqimeve janë të importuara.
Kjo bëri që ushqimet në Shqipëri të jenë 17 përqind më të larta se në BE.
Kjo bëri që çmimet në lokalet, restorantet, baret e vendit, automatikisht të rriten dhe të jenë më të larta se në mesataren e BE.
Kjo bëri që familjet shqiptare të detyrohen të shpenzojnë shumë më tepër për ushqimin, por njëherazi edhe turistët që sistemohen në apartamente sepse gatimi u del shumë i kushtueshëm me ushqimet që blejnë.
Të fshehësh narkoeuron si toksinë e turizmit dhe ekonomisë shqiptare, bëhesh bashkëfajtor me narkosit dhe narkoshtetin.
Nuk është vetëm kjo, ka një mekanizëm të tretë se si narkoeuro, toksinë e turizmit, po e dëmton në mënyrë të pariparueshme turizmin në Shqipëri.
Narkost, këta lejtnantë të regjimit, që ndërtojnë resorte, hotele, restorante ultraluksoze, nuk kanë qëllim kryesor fitimin me investimin e tyre.
Qëllimi i tyre më madhor është larja e parave të krimit të tyre.
Ata vendosin çmime nga më absurdet.
Ata deformuan në mënyrë të pamëshirë turizmin shqiptar me shezlonge nga 100 gjer në 500 euro. Me kabana gjer në 2 mijë, 4 mijë euro.
E bënë famëzi. I bënë famëzeza brigjet e Shqipërisë.
Edhe njëherë, këta qëllimin madhor e kanë larjen e kontejnerëve me euro që fusin në Shqipëri.
Për të mbuluar këtë spekulim të pashembullt, të tmerrshëm, që nuk ekziston askund në botë, që e bëri Shqipërinë famëzezë në të gjithë universin turistik të planetit, kanë dalë dhe promovojnë me propagandën dhe mediat e tyre se jemi për turizëm elitar.
Në një kohë kur kjo është një piramidë e madhe mashtrimi sepse Shqipëria nga Vermoshi në Konispol, nga derdhja e Bunës te Kepi i Stillës, nuk ofron absolutisht kushtet më minimale të turizmit elitar.
Këta narkos, thashë dhe njëherë, që shesin pjatën e peshkut 200 euro, shezlongun 100 deri në 500 euro, kabanën 2 mijë deri në 4 mijë euro, këta kanë vetëm interesat e tyre sepse kushtet për turizmin elitar nuk ekzistojnë në asnjë territor të Shqipërisë.
Sepse turizmi elitar nuk nënkupton vetëm një suitë hoteliere.
Turizmi elitar nuk nënkupton vetëm brigje dhe ujëra të mrekullueshëm.
Turizmi elitar nënkupton një kompleks kushtesh bazë, të cilat Shqipëria nuk i ofron asnjë.
Nga derdhja e Bunës tek Kepi i Stillës janë të ndërtuara 11 impiante të ujërave të zeza. Asnjë prej tyre nuk funksionon.
Të cilat ujërat e zeza derdhen në det pa asnjë përpunim.
Dhe narkoqeveria kërkon të servirë turizëm elitar me turizmin e gjirizeve dhe ujërave të zeza.
Në të gjitha zonat turistike ka mungesa të vazhdueshme të ujit të pijshëm.
Në të gjitha zonat ka probleme me furnizimin e energjisë.
Imagjinoni ju se çfarë hipokrizie e madhe është gjetja e turizmit elitar dhe e paraqesin në mediat e tyre kaltërsitë e Jonit apo Adriatikut, sikur turistët elitarë jetojnë me kaltërsi në një vend që nuk ka një fushë të vetme golfi, në një vend ku gjahu është i ndaluar, në një vend ku operatorët turistikë nuk ofrojnë dot asnjë lloj programi të vërtetë kulturor, turistik apo vizita në zonat e trashëgimisë kulturore botërore.
Pra, ata të cilët flasin për turizëm elitar, ata kërkojnë që me një piramidë mashtrimi të mbulojnë dështimin e madh të turizmit për shkak të narkoeuros si toksinë e tij.
Shtoj këtu se turizmi, ky potencial përrallore ekonomik i shqiptarëve, është shndërruar në një ndëshkim të vërtetë për ta.
Vetë librat e narkoshtetit, e narkodoganave dhe narkothesarit, faktojnë se nga shitjet e përgjithshme në vit, ku pretendohet se janë 10 milionë turistë, çdo shqiptar nga këto shitje përfiton 5-6 dollarë për frymë.
Kaq janë të ardhurat në tatime që vijnë nga 10 milionë turistë në Shqipëri. Janë gjithsej 8-10 milionë euro TVSH.
Por çdo qytetar shqiptar paguan nga taksat e tij, Thesari i Narkoshtetit paguan nga taksat e qytetarëve 430 deri në 450 milionë euro për infrastrukturën e resorteve turistike.
Në qoftë se ju merrni vetëm shpenzimet e bëra për qëllimet turistike në Vlorë dhe në aeroportin e Vlorës dhe tunelin e Llogarasë, ju do gjeni se shpenzimet për shtrat turistik shkojnë 60 deri në 80 mijë euro.
Në një kohë kur nga derdhja e Semanit dhe Vjosës gjer në Kepin e Stillës, të gjitha gjirizet derdhen në det.
Vlora është pa ujë, digjen dhe e helmojnë atë çdo dy javë.
Dhe kreu i organizatës kriminale Edi Rama me mediat e tij, çirret dhe bërtet për turizëm elitar.
Pra, turizmi për shqiptarët është shndërruar në një ndëshkim të madh, njëlloj siç shndërroheshin në ish-kolonitë pasuritë kombëtare të vendeve të kolonizuara për banorët e tyre.
E dënoj me forcën më të madhe këtë situatë dramatike dhe që ka si zgjidhje të vetme shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti i Ramaduros, zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
PYETJE-PËRGJIGJE
Anesti Bajramemaj, A2 CNN: Z.Berisha, pak ditë më parë është publikuar një letër e Continetal Strategy, e cila njoftonte DASH që ju ishit në pension dhe duhet të hiqej non0grata dhe nuk merreshit më me politikë. Por, pak ditë më vonë kjo kompani lobuese në SHBA korrigjoi emrin tuaj duke thënë se, tashmë nuk jeni nëpension por kryetar i PD, por nuk keni poste qeveritare. E keni keqinformuar ju kompaninë amerikane që ka lobuar dhe po lobon në DASH, apo informacioni i parë i saj në letrën drejtuar Marko Rubios ka qenë me informacionet që ajo ka mbledhur vetë?
Berisha: As për të parën, as për të dytën.
Unë kam vetëm një përgjigje për të dyja, nuk jam zëdhënës i kompanisë në fjalë.
Nuk jam zëdhënës i kompanisë, kompania ka rregullat e saj të funksionimit, drejtohuni asaj.
Edhe njëherë, nuk kam asnjë koment për ato çka nuk më takojnë mua.
Për ato, shkruaji kompanisë, të të kthejë përgjigje kompania.
Rëndësi të madhe këtu ka që ajo është transparente, nuk është mafioze siç ishte Lou Bladel, McGonigal, Rossini.
Ajo është transparente.
McGonigal merrte para kundër Sali Berishës dhe fshihej.
McGonigal punonte për sanksionimin e Sali Berishës dhe fshihej.
Pra, të mos i ngatërrojmë gjërat sepse ti je gazetar.
Dhe për McGonigal, Altin Troplini hesht si fija e barit, paçka se Edi Rama nga zyra e tij i ka dhënë 225 mijë dollarë për të punuar kundër Sali Berishës dhe opozitës.
Kurse ato janë probleme transparente. Ajo kompani i ka afishuar që të gjitha…
Pagesat nuk kanë asnjë lidhje me mua.
Tani, për të gjitha këto, drejtohu kompanisë, unë nuk jam zëdhënës i saj.
E rëndësishme është që kompania është transparente. Nuk veprojnë siç vepruan Lou Bladel, Marco Rossini dhe McGonigal me Edi Ramën, hiena apo mafioze të cilët merrnin paratë e taksapaguesve për të shkatërruar opozitën e vendit dhe sot mbrohen nga Altin Troplini.
Ai është në burg atje, kurse ky nuk hap një dosje këtu dhe përpiqet të tregojë se është shërbëtor i shpifur i kreut të organizatës kriminale shqiptare.
Anesti Bajramemaj, A2 CNN: Z.Berisha, deri më tani kjo kompani rezulton që të ketë bërë dy pagesa nga 3 muaj. Po keqinformojnë DASH në emrin tuaj. Një kompani që merr 250 mijë dollarë në muaj dhe të keqinformojë ëhtë pensionist në Shqipëri?
Berisha: Kontrata me kompaninë Continental është transparente, drejtohuni asaj! Altin Troplini po hesht si fija e barit për skandalin e McGonigal.
Marsi Çerma, Syri Tv: Z.Berisha çfarë mendimi keni për draftin e Kodit të ri Penal?
Berisha: Në vështrimin e parë, pa arritur dot një vështrim të plotë, e kam cilësuar atë si Kodin Penal të narkodiktaturës, i cili ndëshkon qytetarët dhe mbron qeveritarët.
E vërteta është që, unë kur bëra këtë deklaratë nuk kisha arritur të lexoj të gjithë, se ai doli një ditë të shtunë, u paraqit nga Uluziu me një vegël të ish-sigurimit të Shtetit, Arben Rakipi në krah, por sapo pashë Uluziun kuptova se, vjen nga zyrat e Edi Ramës.
Tani me ato nene që arrita të shoh, konstatova menjëherë se ai Kod nuk kishte qëllim tjetër vetëm të shumëfishonte me qindra dhe mijëra raste veprën penale, për të dënuar me burg qytetarin.
A mund të imagjinoni ju që, ajo përveç se Edi Rama kishte nxjerrë aty kode për të ndëshkuar gazetarët, për të ndëshkuar fjalën e lirë. Në qoftëse ata flisnin një fjalë që ai e shpall fyese për gjykatësit, prokurorët, për Pëllumbesha Spiropalin, për vetë Edi Ramën, për haramin e presidencës, për cilindo tjetër.
Por aty kishte gjëra të pabesueshme.
Dënohej me burg ai që shkonte tek një biznesmen, dhe meqenëse ky biznesmen ishte në tratativë me një tjetër, ofertë kërkesë për marrëdhëniet e tij dhe ai tjetrit që shkonte dhe i ofronte një gjë më të përshtatshme dënohej me burg.
Këtë nuk e kisha dëgjuar kurrë.
Pra, goditej në zemër goditja e lirë vetëm për të burgosur tjetrin.
Por pasioni për burgun është i pakufishëm në atë kod të turpshëm, që mund ta pranojë vetëm përroi psikik i një bastardi xhelat të diktaturës si Edi Rama.
Anisa Kadesha, Tvsh: Z.Berisha, përveç letrës që publikuat dje, në dijeninë tuaj, a ka patur dhe forma të tjera presioni ndaj faktorit ndërkombëtar?
Berisha: 100 përqind të tjera.
Edi Rama ka thirrur dhe ka kërcënuar përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar për raportin.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe Igli Hasani.
Faleminderit!


