Fjalimi i plotë i kryetarit të Partisë Demokratike Z.Sali Berisha
Mirëdita!
Jam sot këtu për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin përfundimtar nga çdo funksion të Edi Ramës, i cili me aktet e tij antiligjore, antikushtetuese, është sot simboli më i nxirrë i pushtetarit abuziv që nuk njeh normë, standart moral, ligjor apo kushtetues kur vjen puna për pasurimin e tij, luksin e tij, për pushtetin e tij.
Edi Rama është sot kryeministri i vetëm në Europë dhe në botë që krijon sipërmarrje personale me 420 milion euro të grabitura taksapaguesve shqiptarë sipas kontratave që ka firmosur në kundërshtim me ligjet e vendit për djegsat.
Sipërmarrja e Edi Ramës, të djegsave Tiranë, Fier, Elbasan është sipërmarrja e vetme në Europë me imunitet të plotë në të cilin formalisht shpallen në kërkim menaxherët dhe administaratorët e kësaj ndërmarrje, por faktikisht ndonëse të gjitha objekte krimi, nuk konfiskohet asgjë dhe ata shetisin të lirë madje kanë filluar presionin për t’u çliruar nga akuzat. Kjo sipërmarrje merr çdo jave qindra mijëra euro që shkojnë në kontot bankare të Edi Ramës dhe ministrave të tjerë me emra të ndryshëm.
Procesi apo drejtësia ndaj këtij akti madhor kriminal po shpërbëhet, ajo është faktuar tërëisisht si SKAP-i i partisë. Pasi doli me urdhër të qeverisë, Alqi Bllako, tani janë ushtarët e tjerë të kësaj sipërmarrje, të punësuarit e tjerë të kësaj sipërmarrje, Gugalja, Zoto dhe Mërtiri, ata të cilët i kërkojnë Edi Ramës në mënyrë ultimative, çlirimin nga akuzat.
Edi Rama duhet të japë dorëheqjen, të largohet menjëherë, sepse ai është i vetmi kryeministër në Europë dhe botë që ka realizuar me çarter 137 udhëtime. Nuk ka kryeministër kund që të ketë realizuar me çarter as gjysmën e udhëtimeve të Edi Ramës. 22 milion euro udhëtime janë një abuzim i çmendur, i shfrenuar. Janë më shumë seç ka shprenzuar byroja politike e diktaturës, ju garantoj, në 20 vite të marra së bashku.
Me një gjakpirje e pamëshirë e pensionistëve, arsimtarëve, mësuesëve, mjekëve, pedagogëve të universitetit. Për të gjitha këto Edi Rama ka si shpjegim depersonalizimin e tij të plotë, kur u thotë shqiptarëve se ka shpenzuar 150 lekë për udhëtim, kur u thotë shqiptarëve se çarteri ‘Ismaili’ i Air Albania, i është dhënë për promovim, promocion të avionit, paçaka se avioni në një udhëtim për promocion shpenzon 150 mijë euro minimumi. Qejfli i madh promocionesh na del. Turpi i turpeve.
Edi Rama për të mbuluar këtë super skandal, faktin që ka përdorur çartera ndoshta sa të gjithë kryeministrat e Europës së bashku, e detyron të flasë përçart, me gjuhën e një ordineri, të flsë ashtu siç i kanë thënë sikur ka traktin tretës në tru dhe gojën si pjesën fundore të këtij trakti. Por as me këto nuk e mbulon dot skandalin. Ai duhet të largohet menjëherë si kryeministër.
Edi Rama është një armiki egër i votës së lirë të shqiptarëve. Dje nga Dibra ai u zotua sërish në një show festiv, foli përsëri për plaçkitje dhe grabitje të votave. Të përdorësh një show festiv për t’u zotuar se do plaçkitësh votat, sfidon të gjithë shqiptarët që besojnë te vota e lirë dhe i mobilizon e motivon ata për të dhënë përgjigjen që meriton : armiku i votës së lirë.
Por natyrisht, nuk mund të ndodhë ndryshe. Ata që festojnë të zhytur në luks. Ata që paguajnë dadot e koneve 700-800 mijë lekë në muaj. Ata që paguajnë dadot e breshkave po kaq. Ata nuk kanë ndjesi për qytetarët. Atyre xhepat, portofolat, taksat e qytetarëve u duken të vetat, u duken private.
Edi Rama duhet të largohet menjëherë nga zyra. Të japë dorëheqjen dhe të paraqietet para drejtësisë për të gjitha këto, por edhe për aferën e madhe të Butrintit. Ai shpartalloi parkun e Butrintit vetëm e vetëm për interesat e veta dhe të oligarkëve të tij.
Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë, sepse ai është bërë zëdhënës i Bratjakaliç, i vëllezërve Kaliç të Vuçiçit. Në emër të interesave të tyre, ai po mbyll dhe po falimenton të gjithë industrinë e birrës të krijuar këto 30 vite në Shqipëri, duke lënë pa punë mijëra familje, të cilat jetojnë të punësuar në sektorë të ndryshëm të kësaj industrie. Këtë e bën direkt vetëm për interesa në kuadër të Ballkanit të Hapur, për interesa të vëllezërve Kaliç, të sanksionuar me sanksione të fuqishme në kuadrin e sanksioneve ndaj Rusisë.
Edi Rama duhet të japë dorëheqjen për mega-aferën e tmerrshme të portit të Durrësit, i cili ka përfunduar përsëri në ortakëri me Aleksandër Vuçiç. Me ata të cilët u zotuan se do investonin 4 apo 12 miliard në Waterfront-in e Savës dhe kanë investuar gjithësej 20 milion euro.
Edi Rama duhet të japë dorëheqjen sepse e ka shndëruar policinë e shtetit në një bandë të paimagjinueshme. Njëri pas tjetrit vriten të rinjtë në rrugët e Tiranës, çka nuk ndodh në asnjë vend tjetër të botës.
Për të gjitha këto, qytetarët shqiptarë janë të vendosur më shumë se kurrë që këtë nëntor t’i japin atij vendin e merituar. Të përmbysim pushtetin e tij. Ndaj dhe njëherë kërkoj largimin e tij të menjëhershëm dhe dorëheqjen e tij si kryeministër i vendit.
Mirupafshim!