FJALA NË PARLAMENT E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi projektbuxhetin e vitit 2027 si dëshmi të vjedhjes së pasurisë publike dhe akuzoi qeverinë e Edi Ramës për ndërtimin e një narkoshteti, korrupsion masiv dhe shkatërrimin e ekonomisë shqiptare. Gjatë fjalës së tij në Parlament, Berisha u ndal te largimi i kryeministrit nga salla, duke deklaruar se Rama nuk qëndroi për të dëgjuar akuzat e opozitës. ‘Siç e patë vetë, ia mbathi. Ia mbathi me bisht ndër shalë. Ia mbathi sepse e di që kjo është hera e fundit që paraqet buxhet në këtë sallë’, u shpreh kreu i PD-së.
Lideri i opozitës, Sali Berisha akuzoi kryeministrin se ka ndërtuar atë që e quajti ‘narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë’, duke deklaruar se kartelet e drogës kanë ndikuar në vendimmarrjen politike dhe se paratë e trafikut janë përdorur për të korruptuar zyrtarë të lartë. Sipas tij, zhvlerësimi i euros dhe dollarit, rënia e eksporteve dhe tkurrja e prodhimit kanë sjellë pasoja të rënda për ekonominë dhe qytetarët. Berisha deklaroi se eksportet kanë rënë me 29% gjatë viteve 2022-2025, ndërsa kursimet e shqiptarëve në euro dhe dollarë janë zhvlerësuar me rreth 250 miliardë lekë. Ai kundërshtoi edhe pretendimin për rritjen e të ardhurave për frymë, duke thënë se kjo nuk lidhet me shtimin e prodhimit, por me largimin e popullsisë. ‘Rriten me 1000 dollarë të ardhurat në letër, varfëria shtohet në qiell’, deklaroi Berisha.
Kryetari i PD-së Sali Berisha akuzoi qeverinë për abuzime me fondet publike, duke përmendur inceneratorët, tenderat e AKSHI-t, tunelin e Llogarasë, aeroportin e Vlorës dhe projektin e Portit të Durrësit. Ai deklaroi se nga 67 miliardë euro të administruara në 14 vite, rreth 50 miliardë euro janë vjedhur. ‘Buxheti që në 14 vite të administruar, djersë, mund, kafshatë të shqiptarëve, 67 miliardë euro. Çfarë keni bërë? Keni vjedhur rreth 50 miliardë’, tha Berisha.
Duke kundërshtuar projektbuxhetin, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha paralajmëroi se ai do të sjellë varfërim të mëtejshëm dhe rritje të çmimeve. ‘Ky buxhet, shqiptarët i varfëron! Ky buxhet, shqiptarët i mashtron!’, u shpreh ai. Në përfundim, Berisha akuzoi qeverinë për keqmenaxhimin e fondeve të shëndetësisë dhe mungesën e ilaçeve për pacientët, si dhe për rritjen e kostos së jetesës, duke kërkuar përgjegjësi për atë që e cilësoi si grabitje të pasurisë së qytetarëve.
FJALA E PLOTE:
Ia mbathi!
Të nderuar qytetarë dhe qytetare.
Siç e patë vetë, ia mbathi. Ia mbathi me bisht ndër shalë.
Ia mbathi sepse e di që kjo është hera e fundit herë që paraqet buxhet në këtë sallë.
Ia mbathi si hajduti më i madh i kombit shqiptar në histori.
Ia mbathi si një kufomë e pakallur, e cila është e pushtuar nga frika gjer në palcë dhe mosbesimi gjer në qiell.
Ia mbathi se e kanë mbërthyer për fyti krimet që ka kryer.
Ia mbathi, nuk rri dot.
Ja ku i ka lënë këta. Ja ku janë, shihini vetë.
Të dashur qytetarë dhe qytetare, para jush sot, u paraqit njeriu që do mbyllë qeverisjen e tij me aktet më madhore të turpit, me krimet më të rënda ndaj shqiptarëve.
Edi Rama ndërtoi në këtë vend të bekuar narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.
Ndërtoi republikën e narko-eurove dhe betonit, narko-betonit. Dhe me këtë faktor, shkatërroi në mënyrë të rrufeshme ekonominë shqiptare, qenien shqiptare.
Qytetarë, do ndalem në këtë moment, sepse ka vende në të cilat kryeministrat abuzojnë, ka vende në të cilat kryeministrat mund të jenë të korruptuar, por ka vetëm një vend në Evropë në të cilin kryeministri ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm.
E shndërroi Shqipërinë fillimisht në eksportuesin më kryesor të kanabisit në Europë.
Vendosi bashkëpunimin më të ngushtë të Policisë së Shtetit me kartelet dhe krijoi narkopolicinë.
Kartelet e drogës u bënë vendimmarrësi kryesor për votat e shqiptarëve.
Ato, së bashku me Ndraghetën u nisën drejt Amerikës Latine dhe me shpejtësi të rrufeshme u bënë transportuesit kryesorë të kokainës dhe kontrolluesit kryesorë të kokainës në Evropë.
Çfarë ndodhi me Shqipërinë? Në Shqipëri futen miliarda dhe miliarda euro, narko-euro me të cilat blihen ministrat.
Ja ku janë! Me rroga nga kartelet për të emëruar drejtorët e qeverisë. Ja ku është ai.
Si i thotë në telefon Suel Çela, Çopjes? Ju paguaj rrogë ministrave, thotë, dhe fjalën e ka për atë, se është në atë kohë.
U paguaj rrogë gjykatësve, prokurorëve, Padrinos dhe me radhë. Por ajo që është dramë e çdo qytetari është shkatërrimi i dhjetëra mijëra vendeve të punës për shkak të zhvlerësimit të euros dhe dollarit.
Rënia katastrofike e eksporteve në vitin 2022-2025 me 29%.
Kjo rënie, të dashur qytetarë, do të thotë rrënim i dhjetëra mijëra vendeve të punës.
Do të thotë largim masiv i shqiptarëve nga Shqipëria.
Kjo rënie e euros dhe dollarit ka zhvlerësuar kursimet e shqiptarëve në banka në euro dhe në dollarë, në total 250 miliardë lekë.
A e kuptoni ju mor ç’jeni apo jo?
Po nuk ka krim më të shëmtuar sesa të votosh e të bëhesh mburojë për Padrinon.
A e kuptoni ju apo jo?
Çfarë ndërgjegje keni ju?
Ju jeni qenie shtetërore të drogës. Nuk jeni qenie njerëzore ju. Nuk jeni qenie shoqërore ju që e mbani këtë. Po, po.
A e dini çdo të thotë të humbasin 250 miliardë lekë zhvlerësim të kursimeve të shqiptarëve?
A e dini çdo të thotë ju të bjerë prodhimi bujqësor, industrial me 15%?
A e dini çdo të thotë të përgjysmohet prodhimi bujqësor?
Të gjitha këto, të gjitha këto sepse betoni dhe droga shkatërrojnë tregun.
A e dini ju apo jo, që banka dhe guvernatori që i dhatë tani imunitet të përjetshëm, a e dini që ka nxjerrë këtë vit qindra, qindra, qindra thasë lekë të prera për të blerë eurot?
Ka blerë 1 miliard euro, ka rritur çmimet, të gjitha çmimet në kurriz të qytetarëve, me shtimin e madh të masës së lekut në qarkullim.
A e dini ju, se Shqipëria sot është i vetmi vend në planet, që nga viti 2024 në vitin 2025, shpallet se të ardhurat për frymë janë rritur 1000 dollarë.
E kuptoni ju? 1000 dollarë nga një vit.
O qytetarë, shikoni cinizmin ekstrem të këtyre kriminelëve.
Po pse ka ndodhur kjo? Sepse prodhimi nuk është shtuar as një milimetër, as një kilogram, por kanë ikur shqiptarët. Është pjesëtuar prodhimi me 500 mijë shqiptarë më pak, dhe Fondi Monetar detyrohet të thotë po i rikorrigjoj të ardhurat për frymë për shqiptarët, jo se është rritur prodhimi, por sepse është pakësuar në mënyrë dramatike numri i qytetarëve.
A e kuptoni pra se çfarë rreziku, çfarë armiqsh të egër jeni ju për shqiptarët mo?
A e kuptoni se ju mbështesni këtë regjim?
Pra, rriten me 1000 dollarë të ardhurat në letër, varfëria shtohet në qiell.
Vendi i vetëm në botë!
Çfarë tregojnë të tjera të ardhura? Leku, monedha më e fuqishme e planetit në raport me euron. Euro zhvlerësohet me 32%.
Prit, ky super lek, në raport me euron, ky është një lek i dobët për çdo shqiptar.
Me këtë lek çdo shqiptar blen sot të paktën 50% më pak se ç’blinte në vitin 2013, kur euron e kthente me 1400 lekë.
A e kuptoni ju që vota juaj është votë për krimin?
A e dini ç’do të thotë kjo mor apo jo?
A e kuptoni ju që prodhimi bujqësor ka rënë me 26% dhe po e zhbëni Shqipërinë?
Po i largoni shqiptarët masivisht.
A e dini ju, se për shkak të narkoshtetit tuaj, çmimet në Shqipëri sot janë 103%, janë 3% më të larta sesa çmimet në Bashkimin Europian?
Atë që blen me 100 euro në Bashkimin Europian, këtu e blen me 103 euro.
Në Maqedoni e blen me 70 euro.
Në Mal të Zi e blen me 68 euro.
A e kuptoni ç’po i bëni Shqipërisë ju duke mbështetur një njeri si ky?
Dhe ky është vetëm njëri faktor.
Po faktori tjetër shkatërrimtar është vjedhja që i bëni këtij vendi.
Ju të gjithë e mbështesni Padrinon.
Jeni shndërruar në një lukuni në leje ndërtimi, në tendera. Shihni atë aty, tenderat e Xhaferrit. Po, po, mirë e sheh, se ti e njeh atë mirë.
Sa tendera fitoi zonja Xhaferri e bandës së Elbasanit me ndërhyrjen e tij? Merrni pak regjistrat. I ndan të gjitha me të. Po, dhe ai nga shkallët e stadiumit u tregon bërrylin fansave kuqezi sikur të ishte një pushtues i keq, një armik.
Dhe pse? Sepse me gjithë shpirt thërrisnin ‘Rama ik’. Ik, qërohu!
Pra, a e kuptoni pozitën tuaj ju?
Le t’i marrim pak vjedhjet tuaja, se jam tek vjedhjet tani.
Edi Rama e filloi detyrën si kryeministër, sipas raportit të OSBE-së, me 200 milionë dollarë të vjedhura dhe të vendosura në bankat offshore, që të gjitha me Lubi Ballukun se atë e kishte si llogaritaren e vet. Atë e ka si këmishën e tij ai.
Janë të pandarë deri në vdekje bashkë, se kanë vjedhur aq shumë sa nuk mund të ndahen, nuk shqiten dot.
Po, po! Të them unë ty, po. Pra, 200 milionë dollarë. Nga 2014-a gjer sot janë miliarda, miliarda, miliarda.
Janë paratë e të gjitha rrugëve të vjedhura, duke përdorur çmime të tetëfishta. Dhe rrugë që bien njëra pas tjetrës.
Janë aktet që dëshmojnë të Kontrollit të Shtetit, që ju vidhni 90% e investimeve.
Ku është djegësi i Tiranës? Ku është? 130 milionë euro.
Iku dhe ky. I lidhur me Ndranghetën është ky.
Iku se e dinte që i vinte radha.
Pra, 130 milionë euro. Ku është? Ku është djegësi i Elbasanit? Ku është djegësi i Fierit? Ku janë?
Ku është impianti i ujërave të zeza i Tiranës? 120 milionë dollarë. Ku janë?
Vetëm këto shkojnë gjysmë miliardi së bashku. Dhe s’kanë nam as nishan, se i keni vjedhur. I keni vjedhur!
Po 600 milionë tenderat e AKSHI-t ku janë? Ku janë?
Po dhjetëra, dhjetëra tendera të tjerë sekretë, me procedura sekrete baxhanakut të Edi Ramës, të Armand Frangut, ku janë?
Po 75 milionë eurot e shqiptarëve për inteligjencën artificiale të Armand Frangut, ku janë?
Hajdutë si ju nuk ka parë toka.
U them unë ju, ju do keni një fat që meritoni, do ta keni.
Po, nuk do shpëtoni nga kjo. Jo! Se ju bëheni një me ta.
Edhe kur u quajti ashtu siç e meritonit në Lalz, ju heshtët. Nuk thatë asnjë fjalë dot.
Po pse? Se jeni të zhytur! Se po të ishit të lirë, s’guxonte kush t’u thoshte një fjalë, a më kuptoni apo jo?
Po jeni të zhytur, jeni të krimbur.
Çfarë jeni ju, a më kuptoni apo jo?
Po tunelet e Llogarasë, kush e çoi Lubinë? Lubia shkoi vetë në Ankara apo e çoi Palloshi në Ankara. Më thoni pak. Kush e çoi? Jo, në Ankara e çoi Palloshi. Palloshi e çoi në Ankara. Dhe atje, me Palloshin, 50 milionë euro.
Po aeroporti i Vlorës? Aeroporti i Vlorës, 130 milionë euro. Miq, edhe një herë, kanë firmosur si hajdutë të tmerrshëm për të paguar mungesë biletash, 10 milionë çdo vit për 13 vite, ndërkohë që aeroporti shfrytëzohet nga ndërtuesi, kompania për 35 vite.
E kuptoni ju? Dhe tani që ndërtuesi nuk u njeh këtë marrëveshje, tani duan të gjobisin vendin të paktën me 500 milionë të tjera sepse shkelin çdo ligj kundër tij.
A ka kund në botë të tillë?
Këto të gjitha së bashku, janë 1/4 e vjedhjes më të madhe që ndodh në Evropë, Porti i Durrësit. Po mor po. 1 milion e 400 mijë metër katrorë tokë publike që shkon rreth 3.8 miliardë euro në të cilën janë aksionerë çdo qytetar i Durrësit dhe çdo qytetar shqiptar.
Porti i Durrësit është pasuria më e madhe publike që kanë shqiptarët. Është më e madhe se kaskada. Është më e madhe se Rruga e Kombit në vlerë. Po mor po. Dhe atë do ta marrë Edi Rama me Alabarin, që thotë ‘u gabova’, thotë. U gabova. 4 miliardë euro. Dhe s’flet kush për të.
Po qindra e qindra të sëmurë që vdesin nga mungesa e ilaçeve? Dhe që përbën krim shtetëror!
Po të paktën ju, mirë këta që janë transformuar në qenie shtetërore të narkoshtetit, po ju gratë, vajzat, po ju duhet të jeni avokate të atyre nënave, motrave, të cilat në kthetrat e sëmundjeve malinje nuk mjekohen dot.
S’bëjnë dot analizat, s’bëjnë dot procedurat e mjekimit, sepse vidhen, vidhen, dhe vetëm vidhen ilaçet.
Sepse Korba e Korrupsionit ka ikur, ku është ajo? S’është as këtu tani, s’vjen fare.
Sepse ajo, të paktën 50 milionë euro tendera për Covid-in, bashkë me Edi Ramën, i vodhën.
A dini ndonjë tjetër ju në botë si ky?
A dini ndonjë tjetër ju që në dy vite të shpenzojë me avion privat 21 milionë euro për 140 rrugë?
Presidenti numër 1 i botës, i vendit më të rëndësishëm, bën gjithsej 70 rrugë në dy vite. 140 ky!
Dhe çfarë? Prisni, prisni! Këtu e kam deklaruar dhe këtu e deklaroj prapë, se me ato rrugë janë transportuar qindra valixhe diplomatike me euro, ndoshta dhe gjëra të tjera.
Por për me euro ka dokumente. Po, po, ka dokumente, të garantoj. Të kujt i kishte ky këto? Më thoni pak.
Ju jeni pengje mor.
Ju nuk flisni dot mor.
Ju ia keni falur shpirtin mëkatit, ia keni falur shpirtin krimit. Se përndryshe ju kurrë s’pajtoheshit me të.
Po ai ju ka kapur, jeni të kapur.
Ja, ja si bën ai, shiheni. Është i kapur ai! Në qoftë se Maznikut iu gjetën vetëm në një arkë si e Ballukut 900 mijë euro, atij 7 milionë.
Rri ti se ti je nga mëkatarët më të mëdhenj.
Nuk je kryesor, jo. Ke, po je ndër më të mëdhenjtë. Unë të marr si shembull ty për të ilustruar.
Ç’është kjo heshtje turpshme e juaja? A është kriminale kjo heshtje të dashur qytetarë? Është.
Po problemi është se janë të lidhur në krim në zinxhir. Po mor po.
Si mund të heshtni ju, kur shihni vajzat e reja, nënat e reja që i merr sëmundja pa mëshirë për shkak të ilaçeve?
Po nuk ndodh kund kjo mor. Nuk ndodh kund.
Dhe dëgjoni një njeri, që ka humbur çdo sens njerëzor, thotë se aty kalonte biçikleta.
Ky ishte problemi se në korridorin e spitalit kalonte biçikleta dhe ju rrinit si mumje para atij.
Është e vërtetë kjo apo jo? E pra.
Kjo ishte sepse nuk ishte problem që aty të diagnostikojnë trombozën në karotide, s’ta heqin trombin. Tmerr!
Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë të humbësh trurin, të vdesësh aty.
Në një kohë kur absolutisht nuk ka asnjë lloj pengese përveç korrupsionit, që aty ku diagnostikohet trombi në karotide në enët e trurit, aty të hiqet edhe trombi dhe të shpëtojë jeta e njeriut.
Po ka turpe më të mëdha se këto mor?
A jetoni midis njerëzve ju apo jo?
Ju më krijoni ndonjëherë përshtypjen se jeni të shkëputur edhe nga rrethet tuaja komplet. Se edhe ata kanë halle, edhe ata i dëgjojnë këto, edhe ata jua thonë ju. Po kujt ia thonë? Ju jeni transformuar. Ju jeni transformuar!
Po shkolla? Si është shkolla? Shkallë ekstreme pasigurie! Thika, gjak në shkolla! Drogë!
Dhe keni vendosur policinë të ndajë drogë aty mor. Polici juaj ndan drogë! Ndaj e keni vendosur aty.
Mësuesit nuk e mbyllin dot muajin me rroga. Mësuesit, nga figura qendrore të një shoqërie të civilizuar, janë shndërruar në njerëz të përçmuar, të skajuar, të pavlerë. Janë shndërruar në mësues që s’kanë nxënës, u ikin nxënësit, u avullon klasa. Ikin, ikin.
Dhe ju mbani mbyllur gojën aty.
A e dini që në tre breza do ta vuani ju skenën e Lalzit, kur t’u shohin jo vetëm fëmijët tuaj, por nipat tuaj dhe nipat e nipave, se çfarë mallkimi keni qenë!
Si mundet ju të qëndroni në atë mënyrë?
Si mundet ju para të gjithë këtyre gjërave të heshtni? Kur shihni vendin që po rrokulliset.
Si mundet ju kur shihni një popull të tërë në shesh, të bashkuar, socialistë, demokratë, të paparti, që kërkojnë largimin e Padrinos?
As Sueli nuk do t’u tregonte bërrylin siç u tregove ti kuqezinjve, heronj të vërtetë.
Dhe kur e bëre ti këtë?
E bëri pasi i nxorët syrin kryeheroit të tyre, Erion Vishkullit. Absolutisht do marrësh çdo ndëshkim.
Edhe për akuza që ke për vrasje, ti je i akuzuar për vrasje, e din ti.
E din ti, t’i kanë djegur dokumentet, por procesverbali është, numri yt i telefonit është.
Regjistrimi ku akuzohesh se ke porositur vrasjen e Ravik Gurrës është. Po, po!
Është, është! Marrëveshja jote me Mario Çelën është këtu që i zotohesh se do të arrestosh bandën tjetër për vota.
Edhe ti zonja, princesha e burgut apo e Kodrës së Kuajve, mos bëj asnjë gjest, sepse këto që them unë janë të vërteta dhe unë të këshilloj ta denoncosh edhe atë, edhe qeverinë, se ti je e re dhe nuk mund të nisesh në këtë formë karrierën.
Pra ky është buxheti!
Po çfarë buxheti mor?
Buxheti që vidhet 90% sipas Kontrollit të Shtetit.
Buxheti që në 14 vite të administruar, djersë, mund, kafshatë të shqiptarëve, 67 miliardë euro.
Çfarë keni bërë? Keni vjedhur rreth 50 miliardë. Vidh e vidh!
A i keni ju ministrat tuaja me 300 apartamente, me 12 apartamente, me hipodrome, me të gjitha?
A e kuptoni ju se s’ka pasur kurrë një grup të urryer nga shqiptarët sa ç’urreheni ju? Jo mor jo! Nuk ka pasur.
A mendoni ju për ata që u kanë votuar? Që s’marrin dot ilaçet. Sepse pensionet e tyre nuk mjaftojnë as për qiranë e shtëpisë, për ujë e drita nuk mjaftojnë.
Edhe ata që kanë një banesë të tyre, nuk mjaftojnë për ujë dhe drita që paguajnë.
Për të ardhur nga Vlora në Tiranë sot, duhet paguar gjysmë pensioni. Prandaj ikën ky.
A e kuptoni ju që shkatërrohet tërësisht procesi i prokurimeve? Krijuat sistemi KAYO. Në sistemin KAYO ku Edi Rama vjedh dy të tretat, e solli edhe atë ministre shëndetësie, e solli atë dhe filloi ajo të na përgjërohej, dhe tani çfarë ka bërë? Ka vendosur atë që s’vendosi tjetra, paraardhësja e saj.
Atë që refuzoi dhe pati karakter të japë dha dorëheqjen, ajo Sala, kjo shpejt mori dhe kushërirën e nuses së Edi Ramës për të ndarë paratë me familjen dhe të sëmurët pastaj… Po, po, këto janë të vërtetat!
Dhe pastaj do të thotë: mos u merr me gratë! Me gratë që vjedhin, do merret ligji! Ai që vjedh, ai ka punë me ligjin, shkel çdo standard.
Respektin më të madh se unë nuk e ka kush për gratë. Jo.
Po figurat e tyre nuk mund të përfaqësohen nga Lubia!
Nga ajo tjetra, ku është ajo tjetra? Që edhe e dehur, vjedh. Po, po, po. Ajo e kulturës, gjoja e kulturës. Të vetmin element kulture ka vjedhjen ajo. Na del me të gjithë ato apartamente ajo. Avokatja e Tërmet Peçit t’i themi.
Pra, ku jeni? Atëherë, çfarë buxheti është ky më thoni mua?
Ky buxhet, shqiptarët i varfëron!
Ky buxhet, shqiptarët i mashtron!
Ky buxhet, është i marrë peng, i parapaguar, që në votim këtu. Sa miliarda jepni ju për koncesionet që shkojnë të gjitha në xhepin e Edi Ramës?
Po, ai i kontrollon! Jo, ti nuk i kontrollon koncesionet. Jo, jo, jo, nuk i kontrollon. As të afron ty te koncesionet, konçesionet i ka vetë, i zgjedh ata, si puna e Beqjes, si puna e atij tjetrit, Veliajt e të tjerë. Po koncesionet s’ia jep kujt ai. Aty vetëm për shëndetësinëë 300 milionë. Dhe prit sa të dalin tani me këto që do firmosë kjo tjetra, se kjo do vendosë sistemin KAYO më thonë mua tani. Po, po.
Çfarë mbetet atëherë nga ky buxhet?
Mbetet mjerimi për shqiptarët, mbetet rritja e çmimeve, rritja e madhe e çmimeve.
Fliste këtu për ndërtimin. E patë apo jo? Përfaqësuesi më i shëmtuar i klaneve më të zeza të drogës.
Po çfarë ndërtimi? Merrni shifrat, merrni statistikat! Janë ndërtuar në Shqipëri në 8 vite, 340 mijë familje shqiptare janë bërë me shtëpi të dytë. Jo me kulla! Jo, jo, shtëpi në fshatra, i kishin kasolle, ndërtuan shtëpi.
Asnjë kullë! Po sa ishte çmimi? Merrni statistikat. Sa ishte çmimi? Çmimi mesatar, thotë INSTAT-im ishte 700 euro metri katror në 2013-ën. A e dini ju këtë apo jo? 700 euro metri katror në Tiranë. Jo në rrethe të tjera.
Sot çmimi në Tiranë është 2140 euro. Çmimi mesatar. Po kush e prek dot atë?
Sa është qiraja sot në Tiranë? Na thoni pak? Po s’pyesni ju se s’keni me qira, ju grabisni, ju plaçkitni, i keni dhurata. Qiraja në Tiranë, thotë INSTAT-i, është 700 euro, është një rrogë mesatare.
Keni ju zgjedhës? Ju jo me vezë, po ju me çdo gjë duhet t’u kapin ata, t’u përzënë. A shkoni ju te zgjedhësit tuaj? Sa është qiraja, ai s’merr dot shtëpi. 700 euro! Kush strehohet dot? 700 euro dhe marrin strajcën e nisen rrugëve të botës.
Por, për xhinsin tuaj ju jo i blini, po ju paguani qiratë kudo. Ju blini me kate!
Ju blini me prestanome!
U ka dalë nami, iu ka dalë era në mbarë Europën.
Buxheti është dëshmia më flagrante e vjedhjeve më të mëdha të qytetarëve të një vendi nga narko-qeveria dhe zyrtarët e saj.
Po, po. Nuk ka të tjerë.
Tani edhe në rrafshin ndërkombëtar, jeni bërë siç jeni. Është marrë vesh, lexoni raportin!
Raporti i Komisionit Evropian vendos në qendër binomin e zi, Rama-Lubia, Lubia-Rama.
Kur ua thashë unë në fillim, e morët si folklorike, por ua thashë që janë bërë si Kostandini me Dhoqinën.
Merrni pak shifni! Keni parë, s’keni parë, një i vdekur me një të gjallë.
Tani, lexoni pak raportin: Aty ku është Lubia, është Rama, aty ku është Rama, është Lubia!
Dhe ju nuk keni kurajën minimale të ngriheni e t’i thoni: Koha jote ka marrë fund, se në fund të fundit jemi qytetarë të këtij vendi, jemi patriotë.
Po ç’farë patriotizmi ju? Juve patriotizmin ua ka ngrënë xhepi, ua kanë ngrënë interesat tuaja.
Pra, shikoni si jeni transformuar ju, si personazhe të Franc Kafkës.
Nuk harrohet, nuk fshihet nga memoria e shqiptarëve kurrë llozha juaj në Lalz, nuk del ajo, aty do të mbeteni, do të mbeteni të stamposur. Ia keni kaluar Narkosit në Netflix dhe çdo lloj filmi tjetër.
Po denoncimi Majko, nga i jepni ju atij? Na thoni pak!
Jo, jo, ta garantoj unë ty, rri ti se ti je rishtar, mos u përziej.
Jo, jo se kaq naiv Gjinua nuk është sa të ngatërroj skenat erotike me skenat e tjera.
I keni dhe ato ju! I keni! Dhe do të dalin, ua them unë, do të dalin.
Prandaj, më mirë largohuni!
Se ç’po ndodh tani o shqiptarë?
Po ndodh ajo që cili-viu-viu-viu, kush ia bën ia bën vetiu, thotë mençuria e popullit.
Tani, mençuria e popullit thotë këtë, dëgjoni tani.
Edi Rama ka përdorur një taktikë shumë të veçantë: Taktikën e përlyerjes me çdo kusht të secilit.
Po më thoni ju mua… çfarë ishin 1 milionë euro të Vjosa Hysenit? Ai vetë e kishte emëruar. Këshilltare e kishte pasur. Nuk mjaftonin këto. Jo, nuk mjaftonin këto. Duhet ta përlyente. Merrni këto 1 milion edhe çoji atje ku u them unë, vëllait, nuk ka rëndësi, por shumë shpejt do e shihni skemën.
Do e shihni skemën. Po, po ua them unë dhe ndoshta unë do ua paraqes skemën.
Po cili ishte qëllimi i këtyre? Qëllimi i këtyre ishte që: Ti Vlora ke bashkëpunuar me mua, ti je vajzë besnike, po tani që të komprometoj unë ty, ti bëhesh edhe më besnike. Se ke transferuar 1 milion euro. Ke kryer krim!
Pra, secili prej jush, jeni të prekur prej tij. Jeni të kapur prej tij.
Ndaj dhe qëndroni gojëkyçur, të zbehtë, të diskredituar. Sikur s’keni asnjë pikë dinjitet para tij. Sikur nuk jeni këtu për interesat e qytetarëve, po vetëm të atij.
Po protesta? Menduat ju se kaloi? Jo! Gabim. Ju garantoj se ajo ndërpritet, kalon vetëm kur të rrëzohet Edi Rama.
Nuk ikën protesta kurrë!
Urrejtja mbarëpopullore për ju nuk shuhet me asgjë tjetër përveç largimit të Edi Ramës.
Po vjedhjet e taksapaguesve evropianë? Po jeni famozë! 140 milionë euro iu mbahen fermerëve shqiptarë nga programi IPARD, për shkak të vjedhjeve që Edi Rama me këshilltaren e vet, ka bërë ndaj fondeve të IPARD-it.
Por nuk ka rëndësi kjo për ju. Dhe asnjë hetim.
Tani e gjithë mbrojtja juaj ka mbetur te SPAK-u i partisë.
Ju garantoj se, dhe mbajeni mend, regjistroje, shkruaje po deshe, nuk do vazhdojë gjatë kjo mbrojtje. Jo, jo. Aty është një investim madhor ndërkombëtar, si i shqiptarëve dhe partnerëve të shqiptarëve.
Prandaj dhe më mirë kthjellohuni.
Më mirë ndaluni në nivelin e krimeve që keni kryer, mos shkoni më thellë.
Sepse do t’ju marrë të gjithëve me vete.
Sepse fundi juaj, do të jetë fundi më i turpshëm i një regjimi në Europë.
Pse kjo? Asnjë tjetër, që është larguar, nuk ka qenë narkoshtet. Ju jeni të vetmit, që ndërtuat gjëmën e madhe të këtij kombi, ndërtuat narkoshtetin.
Dhe ju jeni të vetmit që u shndërruat në zëdhënës të kartelave dhe organizatave më kriminale të Shqipërisë dhe Europës, duke tradhtuar çdo interes të qytetarëve shqiptarë. Kohërat tuaja kanë përfunduar me kohë.
Dhe meqenëse keni zgjedhur vetë një fund të tmerrshëm, ju siguroj se shqiptarët nuk do t’ua kursejnë.


