Kandidati i opozitës për Vlorën, Hysni Sharra, tha se këtij qyteti do i kthehet dinjiteti pas 14 majit me fitoren e Partisë Demokratike.
“Unë jam Hysni Sharra, jam i zgjedhur nga një proces model siç ishte ai i primareve.
Jam i lindur dhe rritur në Vlorë dhe ndryshe nga të deleguarit, i njoh mirë problemet. Ndaj përparësia ime do jetë turizmi dhe infrastruktura.
Furnizimi me ujë do jetë primar. Më vjen turp që përballë qytetarëve të dalim me propozime që do keni ujë të pijshëm.
Vlora për të majtët mbaron te tuneli. Terminali i autobusëve do jetë prioritet i imi.
Në takimet me qytetarët e kupton se varfëria ekstreme është ulur këmbëkryq në një vend të bekuar nga perëndia.
Gjeja e parë që do bëjmë me Vlorën do jetë rikthimi i dinjitetit dhe dinjiteti fillon me Sheshin e Flamurit.
Vlorës do i dalim zot, Shqipërisë do i dalim zot,” tha Sharra.

PD në Seli & Degë
Berisha: Ata që menduan se do na zëvendësonin ne si opozitë, ata përfunduan në hiç, mafia e ka tmerr Sali Berishën. Raporti i Komisionit Evropian damkoste Padrinon dhe Lubinë në çdo rresht, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport
BASHKËBISEDIMI I KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME QYTETARËT EKSTRAKT Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se raporti i fundit i Komisionit Europian për

