Mirëdita Durrësi!
Të dashur vëllezër e motra, durrsakë të vjetër e të rinj! Qytetarë, jo të një qyteti, por nje Qytetërimi mbi 2700 vjeçar, plot histori dhe trashëgimi kulturore. Prej dy dekadash trashëgimia iliro -romake ia ka lënë vendin betonit Rama-Dako, një atentat kundër identitetit të Durrësit.
Ndaj ta nisim këtë rrugëtim së bashku e t’i rikthejme Durrësit të sotëm shkëlqimin dhe frymëmarrjen e munguar.
T’i rikthejmë Durrësit traditën dhe kulturën,
T’i rikthejmë çdo familjeje të këtij qyteti mirëqënien, vlerat dhe dinjitetin.
T’i rikthejmë të rinjve të drejtën për të jetuar denjësisht në qytetin e të parëve të tyre.
Si bijë e këtij qyteti përulem me mirënjohje, ndaj secilit prej jush që jeni këtu sot dhe ju bëj një thirrje: sëbashku në mundemi të bëjmë ndryshimin e madh dhe më shumë se kurrë ndryshimi është në duart tona dhe ky është momenti për ta thënë me votë të lirë në 14 Maj nevojën e madhe për ndryshimin e qytetit tonë.