FJALA E DEPUTETES SË PD, ELDA HOTI
I nderuar profesor doktor Sali Berisha, mirë se erdhe në Kurbin.
Të nderuar kolegë deputetë, të nderuar kandidatë për Bashkinë Lezhë, Mirditë dhe Kurbin.
Te nderuar demokratë të Kurbinit.
Ndihem e nderuar të flas sot nga kjo foltore për t’ju uruar 32 vjetorin e themelimit të PD dega Kurbin. Dua të shpreh mirenjohje dhe përulem me respekt për themeluesit dhe sakrificat e tyre, mirënjohje për të gjithë ju që keni kontribuar ndër vite për PD. Kurbini është një treve ku natyra nuk ka kursyer asgjë dhe e ka bekuar më lumenj, laguna, bregdet, fushë e mal, toka pjellore për një vend të begatë, për të jetuar, por kjo qeveri e ka lënë në harresë totale, duke treguar mungesë barbare ndjeshmërie dhe përkujdesjeje ndaj Kurbinit, e ka varfëruar dhe shpopulluar në mënyrë ekstreme. Sa herë ka qeverisur Partia Demokratike, Kurbinit, Veriut dhe gjithë Shqipërisë I kthehet vëmendja. E sa herë ka qeverisur Partia Socialiste veriu është diskriminuar e Kurbini akoma më keq është përbuzur. Shkatërrimi I Urës së Zogut, mungesa e investimeve në infrastrukturë, mungesa e investimeve në turizëm, falimentimi i bizneseve, braktisja që po iu bëhet të rinjve, duke mos i patur sytë nga ata, nuk na ndodh gjë tjetër përveç bindjes akoma më të fortë për largimin e kësaj e kësaj qeverie. U përmbyt Lezha e qindra hektarë tokë në zonën e Kurbinit janë nën ujë. Kjo ndodh sepse nuk ka investime. Ka fasadë, ka tallje, e asnjë investim. Vetëm kurbinasit gjithmonë kanë ditur me mençuri të lidhin besën mes tyre, për t’i dalë për zot kësaj treve e mbarë atdheut.
Kurbini ka, burra dhe gra te guximshëm, me ideale të pastra, që kurrë nuk i janë nënshtruar as regjimit të asaj kohe, as nuk do tju nënshtrohemi bijëve të etërve. Sot ne të rinjtë jemi para dilemës të qendrojmë apo të ikim nga Shqipëria. Shqipëria, nën pushtimin e kryeoligarkut Edi Rama një vend që nuk na jep me siguri, as shpresë për të ardhmen. Ndaj sot, është detyrë dhe mision, që kemi secili nga ne ta shpëtojmë Shqipërinë nga kjo bandë hajdutësh. Dhe të gjithë së bashku, ne vajza dhe djem të Kurbinit, Mirditës dhe Lezhës duhet të jemi bashkë për qëllimin tonë kryesor: largimin e këtij regjimi dhe rikthimin e demokracisë ne vend.
Më 14 maj ne jemi të gjithë bashkë për nje qellim të vetëm: T’i kthejme Kurbinit, Lezhës, Mirditës e gjithë Shqipërisë dinjitetin. Eshtë koha ta ndalojmë këtë agjendë të qëllimshme shpopullimi. Fitore Partia Demokratike. Gëzuar!