Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kryer homazhe në nder të aktores së madhe shqiptare, Margarita Xhepa.
Në mesazhin e tij për mediat, Berisha u shpreh se, aktorja Margarita Xhepa do të mbetet e gjallë në memorien e artit dhe kulturës shqiptare.
Prononcimi i kryetarit të PD, Sali Berisha:
Nderimin më të thellë, por edhe mirënjohjen më të pakufishme për kontributin e jashtëzakonshëm të Margarita Xhepës në 7 dekada, sa askush tjetër, në skenën dhe filmin shqiptar.
Ajo nuk është më, por do mbetet përjetë e gjallë në memorien e tyre që ndoqën me aq admirim interpretimet e saj.
Do mbetet e gjallë në memorien e artit dhe kulturës shqiptare.


