Hajdari: Partia Demokratike është pjesë e rëndësishme e historisë së Shqipërisë.

I nderuar z. Kryetar,

I nderuar z. Sekretar i Përgjithshëm,

Të nderuar anëtarë të kryesisë, themelues të Partisë Demokratike dhe bashkëpunëtorë të saj në vite.

Më lejoni të them se e ndiej si privilegj të flas para jush sot, të cilët prej vitit 1990 e deri sot ia keni dalë që Partinë Demokratike, të cilën e konsideroj si familja ime, ta drejtoni drejtuar e shpini përpara mes shumë sfidash që koha ka sjellë.

Partia Demokratike është pjesë e rendesishme e historisë së Shqipërisë.

Ajo lindi nga lëvizja studentore e drejtuar nga Azem Hajdari, e që solli demokracinë në një vend që njohu një nga diktaturat më të egra te globit.

Partia që anëtaresoi vendin në Nato, liberalizoi vizat, kreu reforma te rëndësishme regullatore të cilat i kanë mbijetuar kohës, përsosi shfrytëzimin e rrjetit hidrik në vend me synim eficencën e prodhimit të energjisë, ndërtoi rrjetin rrugor më të madh që ka njohur ndonjë qeverisje në Shqipëri dhe përmirësoi dukshem infrastrukturën e vendit, si mbas renies së regjimit ashtu edhe përgjatë tranzicionit.

E megjithëse PD ka bërë kaq shumë për vendin, koha e do që syte dhe mendjen sot ta kemi nga e ardhmja, duke mbajtur zemrën tek e shkuara.

Të nderuar pjesëmarrës, unë besoj se Shqipëria sot është në një udhëkryq të madh, brenda 3 viteve të ardhshme, vendi ose degradon në një autokraci narkomane e cila do të instalohet përfundimisht dhe do të jetë pothuajse e pamundur për ta shkulur, duke varfëruar gjithnjë e më shumë situatën e duke sjellë si pasojë shpopullim dhe mjerim, ose i rikthehet shinave te demokracisë perëndimore dhe zhvillohet e gjallërohet duke i dhene jetë e shpresë qytetarëve të saj.

Partia në pushtet e ka zhdukur totalisht nocionin e demokracisë dhe i është rikthyer metodave te para vitit 90 të qeverisjes, ku kulti i individit është në thelb të gjithë qeverisjes. Sigurimi i shtetit është zëvendësuar me sistemin e patronazhimit, internimi me ndëshkimet ekonomike duke pushuar nga puna apo gjobitur ata që mëndojnë ndryshe dhe byroja politike është një grup biznesmenësh dhe narkomanësh me në krye Edi Ramën.

Sistemi politik shqiptar sot i përngjan diktaturës, të gjitha pushtetet i kontrollon një njeri, ashtu sic një njeri edhe kontrollon orientimin ekonomik të vendit, duke degraduar nga një vend me potencial të madh turistik, agrar, burimesh natyrore, hidrik e industrial në një vend ku sot bisnesi kryesor eshte trafiku I droges.

Ndaj sot ne vitin 2022, misioni i PD eshte po aq I rendesishem sa ishte ne vitin 1990. PD duhet te angazhohet, mobilizohet ne qender e ne cdo qelize te saj per te bindur cdo shqiptar se rruga e vetme për të shpëtuar familjet shqiptare, të ardhmen e vendit është bashkimi me ne.

Rithemelimi i PD, instalimi i demokracisë direkte si formë qeverisjeje brenda partisë, Primaret si instrument përzgjedhes i kandidatëve tanë, janë reforma të rëndësishme të cilat unë besoj se vlerësohen nga qytetarët, por ne nuk duhet të ndalemi këtu.

Besoj se ka ardhur koha sot që të shpiem përpara edhe disa procese të tjera, të cilat do na kthejnë në një parti moderne, e cila udhëhiqet nga njerëzit e punon për njerezit.

Së pari, mendoj se është një detyrë imediate dixhitalizimi total i PD, sot në epokën e dixhitalizimit.

Partia Demokratike ka nevojë që të krijojë jo vetëm një database dixhitale të gjithë anëtarësisë dhe simpatizantëve të saj, por edhe të krijoje forma elektronike të komunikimit masiv me anëtarët dhe qytetarët nëpërmjet aplikacioneve të posaçme, për të thithur në kohë reale mendimet e tyre dhe për të reflektuar në vendimarrje frymën në terren. Kjo do të rriste edhe efiçencën e punës së anëtarësisë dhe përmirësonte komunikimin brenda gjithë strukturave.

Dr. Berisha, ka bërë një punë të shkelqyer këto vite, duke përdorur rrjetet sociale si mjet komunikimi masiv me qytetarët dhe unë mendoj se ky model duhet çuar edhe më tej, me mundësitë e pafundme që na jep sot zhvillimi i komunikimit.                   

Imagjinoni nëse për çdo çështje do të kishim mundësinë të krijonim konsulta masive me qytetarët dhe anetarët tanë, për çdo aksion të kishim një komunikim masiv dhe efektiv me të gjithë anëtarësinë,  jam e bindur se impakti I komunikimit, aksioneve dhe vendimeve finale të qendrimeve tona do të ishte edhe më i madh se sa është sot.

Së dyti, mendoj se ka ardhur koha që aktivitetet tona të mos kufizohen vetëm në aspektin politik, por të shtrihen në çdo strukturë shoqërore.

PD duhet të jetë prezente në çdo qelizë të shoqërisë, diku duke ndihmuar, diku duke facilituar, diku duke krijuar e diku duke prodhuar ide dhe ngjarje, ne çdo lagje e në çdo fshat të Shqipërisë. Kjo do na bënte një parti e cila preket direkt nga qytetarët dhe punon për ta çdo ditë duke i ikur shabllonit që politika ndiqet vetëm nga tv, apo kur ka zgjedhje.

Së treti, mendoj se Programi ynë qeverisës, qoftë tani për zgjedhjet lokale, apo ai i zgjedhjeve të përgjithshme, duhet të jetë një platformë e cila nis nga lart, por debatohet dhe gjallërohet nga foltoret e hapura me anëtarësinë dhe të gjithë qytetarët, duke i përfshire të gjithë në këtë proces. Sa më shumë të përfshihen qytetarët në procesin e hartimit të programit, aq më shumë do e përqafojnë dhe votojnë Partinë Demokratike, sepse në një farë mënyre ne i bëjmë ata aksionerë të qeverisjes.

Sigurisht që reforma e dixhitalizimit që përmenda më sipër do të luajë një rol të madh në perfeksionimin e këtij ushtrimi.

Së katërti, mendoj se eshte imperative që PD të hapet ndaj shoqërisë, duke e lehtësuar procesin e anëtarësimit, por edhe promovimit të figurave të reja me aspiratë politike. Ne duhet të jemi pika e referimit për çdo shqiptar që kërkon të angazhohet në politikë dhe t’i shërbejë publikut.

Na duhen struktura të posaçme që të facilitojnë këtë proces dhe të krijojnë dyer në çdo segment shoqëror, dyer të cilat të çojnë brenda PD.

Anëtaresimi në PD për çdo shqiptar që ka aspiratë politike, duhet të shndërrohet në një proces të thjeshtë dhe të kollajshëm dhe promovimi i figurave të reja në një rutinë për partinë.

Hapja dhe zgjerimi janë garanci për fitore.

Së fundmi, mendoj se PD duhet të bëjë një ftesë për gjithë bashkëpunëtorët e saj në vite që të ribashkohen dhe të krijojë mekanizmat e posaçme për të akomoduar gjtihsecilin prej tyre brenda PD, me synim krijimin e një bashkimi të madh, i cili do të sjellë fitoren e madhe.

Këto janë vetem disa nga idetë të cilat mendoj se do ta bëjnë PD të duket akoma më e re dhe e freskëët, se sa ishte në vitin 90, e që unë besoj se do të arrijnë të shpëtojnë vendin nga kthetrat e autokracisë.

Nuk mendoj se kemi shumë kohë, ndaj thirrja ime sot për të gjithë është punë, punë dhe vetëm punë pa orar e pa kufi, sepse misioni që kemi mbi kurriz është i madh dhe i vështirë dhe pushimi është luks.

Ju falenderoj!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale