Gjata: Historia e’90-tës nuk ndryshon më. Ajo mori drejtimin nga Europa Perëndimore, nga SHBA, dhe nuk ka më kthim mbrapsht.

Mirëmbrëma! Përshëndetje të gjithëve!

Dhjetori i 90-tës ka dy momente kruciale.

E para, është data 8 dhjetor, dalja e studentëve në protestë për të kërkuar pluralizmin politik.

Dhe e dyta, krijimi i Partisë Demokratike, ose më mirë të themi, themelimi i parë i Partisë Demokratike.

Ishte një kërkesë absolutiste, pikërisht në një kohë kur regjimi kishte arritur në një shtypje politike më të tmerrshme për kohën, duke u vrarë të rinjtë në kufi. Kishte një gjendje ekonomike katastrofike. Të drejtat pothuajse nuk ekzistonin, dhe mundohej që këtë situatë përplasjeje ta mbante në një nivel kërkesash ekonomike dhe dialogu.

Kjo ishte arritja më e madhe që bënë studentët. Këkruan pluralizëm politik në mënyrë të tillë, pa dialog, të padiskutueshme.

Është e vërtetë që në atë periudhë, në atë histori, gjëja më e rëndësishme që ne arritëm është se ne kthyem përfundimisht drejtimin e Shqipërisë nga Perëndimi.

Ka një histori brenda kësaj historie.

Ky ishte Azem Hajdari.

Ai ka qenë në fakultet me ne, një vit më i vogël, por më i madh në moshë, dhe binte në sy sepse gjithmone fliste me zë të lartë dhe kundër. Ështe e famshme, apo është epike shprehja, përgjigja që i dha Ramizë Alisë në orën 1 të natës në auditorium në universitet: Në qoftë se mëndon se kam ardhur për një gotë çaj më tëpër tha, gabohesh.

Natën e 8 dhjetorit, ai hipi mbi studentët dhe nxori fotografinë e fëmijëve të tij, u betua mbi jetën e tyre dhe mori përsipër protestën.

Kjo është thirrja dhe përgjegjsia që lideri merr mbi vete duke shpëtuar të tjerët!

Prandaj, sa herë që ne kemi përkujtime të tilla nuk mund të rrimë pa thënë atë rikujemin tonë: Azem, ti je gjallë!

Ato protesta kulmuan me themelimin e PD. Dhe PD u ndërtua mbi tre kolona bazë:

Ndërtimin e demokracisë në Shqipëri

Futjen e Shqipërisë në Europë

Zgjidhjen e çështjes kombëtare

Sot e kësaj dite kanë ndodhur shumë gjëra. PD nuk ka lëvizur nga këto tri kolona, dhe për sa kohë që nuk do lëvizë nga tri kolonat, do ekzistojë si parti, do jetë gjithmonë e fortë dhe gjithmonë shqiptarët do jenë me të.

Është pikërisht dalja jashtë këtyre shinave që i bën deri në nivelin e anti-shqiptarizmit partinë apo sektet e tjera që kanë lindur nga PS.

Historia që pas dhjetorit të ’90-tës nuk ndryshon më. Ajo mori drejtimin për nga Europa Perëndimore, për nga SHBA dhe nuk ka më kthim mbrapsht, çfarëdo projektesh apo skenaresh që të ndërtohen.

Meritën më të madhe e kanë pikërisht ata studentë dhe ai grup intelektualësh që kulmuan me lindjen e PD.

Prandaj dhe sot mund të themi me plot gojën: Gëzuar këtë ditë të madhe, ditën e themelimit të PD dhe Zoti i Bekoftë Demokratët!

Faleminderit!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale