Gëzuar 22 Marsin! Ditën e parë të Lirisë.

Të dashur miq, sot shqiptarët në Shqipëri dhe kudo në bote festojnë 22 Marsin ditën e parë të lirisë dhe demokracisë në shekuj dhe mijëvjeçar ekzistence.

Si sot 30 vjet më parë mbi 1.7 milionë shqiptarë të rinj, të reja, burra dhe gra, njerëzit më të shtypur më të izoluar dhe më të mjeruar të planetit, nën udhëheqjen e Partisë Demokratike përmbysën me votën tyre të lirë në vendin më monist të kohës, diktaturën staliniste të Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pasluftës.

Me 22 mars të vitit 1992 ne ndamë epokat dhe nisëm udhëtimin tonë në rrugën e Lirisë dhe Dinjitetit njerëzor dhe kombëtar, rrugën e mbrojtejes së interesit kombëtar dhe çështjes shqiptare si dhe hapjes, renditjes dhe integrimit të Shqipërisë në krahun e miqve të saja të lirisë dhe në proceset integruese europiane dhe euroatlantike .

Partia Demokratike dhe aleatët e saj me 22 mars të vitit 1992 erdhën në pushtet në vendin e tretë më të varfër të globit, në të cilin të ardhurat për frymë ishin vetëm 204 dollar në vit, me vetëm 4 milionë dollar rezervë valutore dhe një borxh të jashtëm 500 milionë dollar dhe papunësi që kalonte mbi 80% dhe një inflacion tre dhe katër shifror.

Diktatura 46 vjeçare më moniste e kohës kishte shkatërruar Shqiperinë pothuajse në përmasa apokaliptike dhe qartas më shumë se sa kishin shkatërruar ndonjëherë ndonjë vend luftrat civile. Për të shpëtuar nga dhimbjet e tmerrshme të diktaturës së mjerimit në vitet 1990-1992, rreth një milionë shqiptarë u larguan nga Shqipëria me eksode biblike .
Kushtet pra në të cilat erdhi në pushtet PD ishin të jashtëzakoshme, por më e jashtëzakoshme ishte fuqia e lirisë dhe vlerave të saj, dyert e të cilave hapën me votën e tyre të lirë shqiptarët.
Me përmbysjen me votën e lirë të diktaturës staliniste, qeveria e PD, partisë që kishte shpallur që në javën e parë të themelimit të saj para shqiptarëve dhe botës interesin kombëtar dhe çështjen kombëtare deri atëhere të tradhëtuara, si yllin e saj polar vendosi këtë çështje në krye të programit te saj.

Ajo nxorri Shqipërinë nga izolimi më i thellë, e lidhi në miqësi me SHBA dhe vendet tjera të lira.
PD tashmë në pushtet, ndërkombëtarizoi me qeverinë e saj në samite të OSBE dhe OKB, KE çështjen e Kosovës, konfirmoi në rezoluta të votuara me 2/3 në OKB të drejtën e qytetarëve të Kosovës për vetëvendosje, promovoi çështjen e të drejtave njerëzore dhe kombëtare të shqiptarve në Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës dhe kudo në rajon.
Lokomotivë e integrimeve europiane dhe euroatlantike qeveria e PD dhe aleatëve të saj anëtarësuan Shqiperinë në Këshillin e Europës dhe në dhjetra Organizata Ndërkombëtare si dhe firmosi ndër më të parat partneritetin për paqe me Aleancën e Atlanitkut të Veriut. Në Letrën e tij të Bardhë të vitit 1996 Komisioni Europian duke vlerësuar suksesin e reformave do përzgjidhte Shqiperinë si vend i vetëm në rajon për t’i hapur procesin e stabilizim-asocimit në BE .

Në vendin e hiperkolektivizimit total, qeveria e PD hodhi themelet e ekonomisë së tregut të lirë dhe të demokracisë, liberalizoi dhe privatizoi ekonominë, bëri 220 mijë familje shqiptare pronare të apartamenteve të tyre dhe mbi 460 mijë familje në fshat pronarë të fermave të tyre si dhe qindra mijëra ndërmarrje të vogla dhe objekte u privatizuan.
Në fund të katër viteve në Shqipëri të ardhurat për frymë u katërfishuan dhe mbi 80% e prodhimit të brendshëm vinte tashmë nga sektori privat, u liberalizua kursi i kembimit dhe u arrit stabilizimi monetar e inlfacioni ra në njëshifror, rezerva valutore u rrit rreth 35 herë
Në vitin 1997 Partia Demokratike njohu gabimin e saj historik të mosndalimit në kohë të skemave piramidale. Ajo ju kundërvu rebelimit komunist me mjete politike dhe percaktoi zgjedhjet e përgjithshme si rrugë politike për zgjidhjen e krizës. Në fushatën elektorle PS premtoi kthimin qindarkë për qindrakë të parave të humbura në skema piramidale. Kurse PD deklaroi se një borxh që nuk është marrë nga qeveria nuk mund të njihet. Ne vitet 1997-2005 PD në opozitë qëndroi e pamposhtur para vrasjeve akuzave dhe proceseve politike të drejtuesve të saj, përfshirë këtu edhe akuza monstruoze për krime kundër njerëzimit nga regjimi i atyre që erdhën me dhunë në pushtet.

Me fitoren e zgjedhjeve të përgjitheshme në vitin 2005, PD në një rast unik në histori përzuri me votë nga pushteti ata që erdhën me dhunë dhe rebelim komunist .
Ne 8 vite të qeverisjes saj, qeveria e PD dhe aleatëve të saj, firmosi dhe ratifikoi me Bashkimin Europian, Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, anëtaresoi vendin në NATO.
PD mbështeti fuqishëm e dha ndihmesë thelbësore në pavarësinë e Kosovës, lajmin për të cilin e shpalli në Tiranë, me të famshmen “Time is now” Presidenti George W Bush në vizitën e parë dhe historike të një Presidenti të SHBA në Shqipëri. Qeveria e PD dha kontribut thelbësor në njohjet ndërkombëtare të Kosovës.

PD erdhi në pushtet në një kohë kur bandat famëzeza shqiptare benin ligjin në vend .
Qeveria e PD luftoi me zero tolerancë krimin e organizuar dhe bandat e tij. Vendosi para ligjit në 18 muaj mbi njëmijë bos dhe anëtarë të 206 grupeve dhe organizatave kriminale dhe bëri Shqipërinë një vend të sigurtë.

Ajo luftoi me vendosmeri korrupsionin dhe arriti pragun e Korporatës së Mijëvjeçarit të qeverisë së SHBA. Shqipria sipas UN ishte vendi i parë që vendosi sistemin e prokurimit dixhital, sistem që do certifikohej nga vet UN. Pikërisht për këtë kjo organizatë do t’i akordonte në vitin 2010 Shqiperisë çmimin e saj për transparencën.

Qeveria ndërmori reforma të thella e të suksesshme ekonomike si:
-ulja e tatim fitimit nga 25 ne 10 %
-ulja e tatimit të të ardhurave personale nga 23 në 10%, pra vendosje të taksës së sheshtë prej 10 %,
-ulja e sigurimeve shoqërore nga 32% ne 15% pëe punëdhënësin.
-ulja e tarifave doganore nga 6 ne 1% ,
-u krijua One Stop Shop për regjistrimin e bizneseve dhe u arrit reduktimi i kohës dhe kostos së regjistrimit nga 42 ditë dhe 4 mijë euro në gjithsej 30 minuta dhe vetëm 1 euro,
-u krijua Qendra Kombetare e Liçencave dhe Lejeve pasi u hoqen mbi 2/3 e tyre.
-U sanksionua në ligj nisma 1 euro, pra për dhënien garë të hapur me 1 euro të tokës publike për investitorët e huaj të mëdhenj.
Mbi 510 mijë shqiptarë morën me kthim apo kompensim 2 miliardë e 577 milionë e 400 mijë metër katrorë tokë të tyre dhe qindra e mijëra objekte të tyre.
-Për të përndjekurit politik u vendosën norma të reja dëmshpërblimi prej 18 euro ditën e vuajtjes së dënimit.
Të gjitha këto reforma siç pohojnë Komisioni Europian, Banka Botrore, FMN, IBRD etj bënë që ekonomia e vendit, në kulmin e krizës ekonomike dhe financiare të botës, të vazhdojë të rritet dhe të mos njohë reçesion.
-Papunësia njohu ulje progresive, ajo ra ne 12.8%

  • Numeri i bizneseve u trefishua.
  • Eksporti dhe investimet e huaja u rritën përkatesisht me 300% dhe 316%.
    -Të ardhurat buxhetore u dyfishuan.
    -Kredite për ekonomi u rritën 6 herë.
    Sipas Censusit të vitit 2011,
    -343 mijë familje shqiptare kishin më shumë se një shtëpi.
    -Shqiptarët në banesa pëe 1000 banorë lanë mbrapa 5 kombe të vendeve anëtare të BE.
    Qeveria e PD dhe aleatëve të saj:
    -rriti me 120-150% rrogat dhe
    -100% pensionet e ulta,
    -ndërtoi dhe rindërtoi në mba vendin mbi 11 mijë km rrugë, pra siç thotë Komisioni Europian më shumë se i gjithë rajoni .
    -Ndërtoi rrugën e Kombit,
    -autostradën Tiranë-Elbasan në të cilat vetëm tunele janë 16 km.
    -autostradat Lushnjë-Fier, Levan-Vlore, Lavan-Tepelenë, Thumanë- Milot, superstradat Gjirokaster-Levan, Shkodër- Han i Hotit etj etj
    -Ajo ndërtoi dhe rindërtoi 1300 shkolla e institucione arsimore,
    -720 sisteme ujësjellësash dhe kanalizimesh,
    -10 impiante të përpunimit të ujërave të zeza
    -400 qendra shëndetësore dhe spitale.
    -U ndertua terminali i aeroportit të Rinasit dhe me pas në fazën e dyte u dyfishua ky terminal.
    -u ndertua terminali i portit të Durrësit dhe
    -u shpalle fituese kompania që do thellonte portin për anije të mëdha deri në 50 mijë ton.
    -U zgjeruan ndjeshëm portet e Sarandës, Vlorës, Shëngjinit

Karahas infrastrukturës energjia u bë një përparësi tjetër madhore e qeverisë se PD. Shqipëria superfuqi e vogël rajonale e energjisë së rinovueshme në rajon, u bë moto e qeverisë së PD dhe aleatëve të saj.

Nga fundi i vitit 2007 e në vazhdim,
-morën fund ndërprerjet e energjisë elektrike që më parë ishin së paku 6-10 orë në ditë.
-Shqipëria u bë vendi i dy projekteve gjigande energjitike;
-TAP, gazsjellësi Transadriatik që për kohën ishte investimi më i madh në Europë i cili sjell nga Azerbajxhani 10 bc gaz në Itali, dhe
-kaskadës së Devollit.
Qeveria:
-firmosi ndërtimin e 420 hidrocentraleve me konçesion nga kompanitë private, nga të cilat:
-112 kanë përfunduar dhe japin,
-mbi 48% te prodhimit të energjisë së vendit,
⁃ 105 janë në ndërtim e sipër.
-Shqiperia dixhitale është një nga realizimet madhore të qeverisë së PD.
-Në vitin 2006, përdorimi i internetit në Shqipëri ishte vetem 4.8% nderkohë u rrit ne 63% në vitin 2012,
-interneti dhe kabinetet e informatikës u shtrinë në çdo shkollë,
-u garantua interneti falas për popullatën në 1250 zyra në mbarë vendin,
-u ulën 3 – 5 herë çmimet e bisedave me celular,
-u licensuan dy kompani dhe u shtri në mbarë vendin teknologjia 3G, u përgatit kuadri për 4G
-U inagurua portali ‘e-albania’ u instalua ‘e-government’
Reforma transfurmuese u realizan në arsimin e vendit.
Numri i studentëve nga viti 2006 në vitin 2013 u rrit nga 12 në 50 për 1000 banorë,
-70% e maturanteve hynin në Universitet.
-Trupa akademike universitare u rrit nga
6 000 në 10.500.
-Ndjekja e shkollave të mesme u rrit,
nga 69 ne 86%.
-U ndërtuan dhe rindërtuan mbi 1300 shkolla kopshte dhe objekte arsimore.
Në Shqipërinë rurale në 8 vite u investuan 3,2 miliard euro
Në zonat rurale u ndërtuan:
-mbi 8 mijë km rruge rajonale, dytësore dhe të treta.
-mbi 1 mijë shkolla e kopshte,
-630 ujësjellësa dhe kanalizime,
-qindra km kanale vaditëse dhe kullues dhe u -subvencionuan 45 mijë projekte në bujqësi e blegtori, gjë që bëri të mundur,
-të mbillen rreth 11 milionë rrënjë ullinj dhe
-miliona rrënjë molle, arra, vreshta dhe dru të tjerë frutorë.

Prodhimet bujqësore në tërësi u mbrojtën,
u ulën ndjeshëm importet, u mbi dyfishua toka e punuar, eksportet bujqësore u rritën 3 herë.
Shqipëria turistike ishte një realitet i ri.
Numri i turistëve dhe vizitorëve nga 300 mijë që ishte në vitin 2004 u rrit në 4,7 milion në vitin 2012.
Shqipëria e cila në vitin 1992 ishte vendi i tretë më i varfër i planetit së bashku me Ugandën dhe Angolën, nga viti 2008 kaloi në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.

Që nga viti 1992 ajo është rritur 21 herë, ndoshta më shpejt se çdo vend tjeter.
Pas një renie të madhe pas vitit 1997 popullata në Shqipëri nga viti 2007 deri në vitin 2014 u rrit progresivisht.
Shqipëria ende nuk ishte një vend i zhvilluar, por ajo linte mbrapa disa vende të zhvilluara në vdekshmerinë amtare njëshifrore, vdekshmerinë në përgjithsi, jetëgjatesinë mesatare të popullatës dhe arriti të ketë vdekshmëri infantile një-shifrore.

Me reforma serioze të gjithëanshme dhe suksesin e tyre u plotësuan të gjitha kushtet dhe u hoqën vizat me BE, si dhe u mor ne tetor të vitit 2012 dhe në tetor të vitit 2013 rekomandimi i Komisionit Europian për statusin e vendit kandidat, të cilin e bllokoi Edi Rama duke refuzuar të votojë në Parlament tre ligjet e ndërmjetesuara dhe dakortësuara me Komisinin Europian.

Në vitin 2013 shqiptarët me vullnetin e tyre hodhën poshtë kontratën me PD dhe Sali Berishën dhe votuan për një kontratë tjetër. Respektova plotësisht vendimin e tyre dhe mora vendimet e duhura.

Por me ardhjen në pushtet në vitin 2013 të Edvin Kristaq Ramës dhe bastardëve të tjerë të bllokmenve hoxhistë, gjate 11 viteve të tyre
në pushtet me politikat që ndoqën arritën :

1-Të vendosë në Shqipëri monizmin e plotë dhe diktaturën e bazuar në aleancën e pushtetit me krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarve. Sot Edi Rama kontrollon të gjitha pushtetet, ai ka pushtet sot 10% më shumë se sa ç’kishte diktatori i fundit komunist ne vitin 1991 dhe,

2- të largojnë në 11 vite nga Shqipëria një të treten e popullatës. Vetëm në hapsirën e BE sipas Eurostatit mbi 1,1 milionë shqiptarë rreth 80% e tyre nën moshën 30 vjeç.
3-Të shndërrojnë Shqiperinë në Kanabistan apo Kolumbinë e Europës, në qendrën operacionale të organizatave kriminale të Europës, SHBA, Amerikës Latine dhe Lindjes së Mesme
3- të zëvendesojë shtetin ligjor me narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë
4-Të vendosin në Shqipëri sundimin e mafies, trafikantëve, vrasësve, përdhunuesve në qeveri, parlament, polici, etj etj.
5-Të vjedhin dhe shpërdorojnë në 10 vite me tenderat koncesionet, PPP mbi 9,2 miliard euro. Ata sot me buxhetin e shtetit ndertojnë autostradë në fushe me 24-30 milionë euro/km ndërkohë që po sot në Shqipëri me financimin e Bankave Europiane ndërtohen autostarda me 2,1 milion euro/km dhe e tera kjo vetëm e vetëm se vjedhin.

Vetëm baxhanaku i Ramës, Frangu, Vilma Nushi, Ilir Beqja, Gjici dhe Fusha kompanitë ku punon thjeshtra e tij kanë fituar mijëra tendera.
6-Janë larguar nga vendi investitorët të mëdhenj të huaj, gara ësht zhdukur në 11 vite të pushtetit të tyre të krimit, asnjë investitor serioz i huaj nuk ka investuar në Shqipëri. Perveç këtyre Edi Rama arriti,
7-T’i fusë thikë mbas shpine dhe të mbeshtes për llogari të Serbisë së Madhe ndarjen e Kosovës dhe Ballkanin e Hapur apo Ballkanin e Serbisë dhe Rusisë
8-Të bllokojë për 8 herë me rradhë hapjen e negociatave me BE dhe
9-detyroi vende themeluese të BE të kërkojnë për herë të parë rikthimin e vizave për qytetarët e Shqiperisë dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë për asnjë prej dhjetra vendeve që gëzojnë liberalizimin e vizave me BE.
10- Në një akt monstruoz korrupsioni ndërkombëtar Edi Rama korruptoi kreun e kundërinteligjencës së FBI dhe e përdori atë si vrasës me pagesë kundër Partisë Demokrtatike.
11- Edi Rama në një akt diktatorial arrestoi pa asnjë provë, fakt apo dokument Sali Berishën sepse rikthimi i tij i kalli tmerrin.

Por vitet 2013-2024 ishin vitet më të zymta për shqiptarët edhe për faktin së Partia Demokratike pati në krye një kryetar që e udhëhoqi atë nga humbja në humbje dhe e shndërroi në fasadë opozitë. Ai pas zgjedhjeve të prillit të vitit 2021 përfundoi në një drejtues që nuk respektoi asnjë normë parimore, instutcionale, statutore.
Mafia e George Soros me lobimin korruptiv Rama-Soros në Shqipëri dhe në SHBA me rekrutimin dhe angazhimin si vrasës me pagesë nga Edi Rama të McGonigal kundër Partisë Demokratike më shpalli nongrata për korrupsion pa asnjë fakt, dokument apo provë.

Ne këtë vendim si çdo provohej, Luzim Basha me shpifjet e tij kishte dhënë kontributin e vet. Por pas një procesi historik baza e partisë dhe drejtues të saj me procedura statutore, institucionale bënë drejtësinë në Partinë Demokratike. Në kuvendin e rithemelimit të Partise Demokratike, me 11 dhjetor 2021 Basha u shkarkua nga PD me 4446 vota kundët tij të delegateve të kuvendit. Ky vendim u ratifikua nga 44 mijë anëtarë të PD në referendumin e datës 18 dhjetor 2021.
Në kuvendin e 22 marsit të vitit 2022 Partia Demokratike zgjodhi forumet e saj drejtuese dhe me referendumin e datës 22 maj unë u zgjodha me votën e 43 mijë anëtarëve të PD, Kryetar i kësaj partie.

Të dashur miq, ne nderojmë sot 22 Marsin e vitit 1992 në një periudhe kur Partia Demokratike e rithemeluar më e forte se kurrë është e angazhuar në një betejë pa kethim për përmbysjen e monizmit të dytë në Shqipëri, krijimin e qeverisë teknike dhe zgedhjet e lira për shqiptarët.

22 marsi është frymëzimi për opozitarët e vërtetë të bashkohen për të përmbysur regjimin monist të Edi Ramës dhe rikthimin e pluralizmit dhe shtetit ligjor në Shqipëri.

Nderim për jetë të gjithë atyre që me 22 mars të vitit 1992 përmbysën me votën e tyre të lirë diktaturën me barbare që shqiptarët kanë njohur në tërë historinë e tyre! Rroftë Partia Demokratike! Rroftë Shqipëria! #sb

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale