Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
Kur gazetarët e pyetën për kontraktorin që zbatonte kontratën lidhur me fenomemin e infektimit të fëmijëve me bakterin salmonella në Gramsh, kryetari i kësaj bashkie ndër të tjera tha se … nuk e kishte idenë të thoshte emrin por ishte një kompani që rezultoi fituese nga procedura e prokurimit … nuk mund të dinte kryetari i bashkisë sa është vlera e tenderit… dhe se ndonjë prind po shfrytëzonte rastin e fëmijës së tij për të bërë politikë….


E vërteta është që në zbatim të nenit 73 të VKM nr.281/2021 i ndryshuar për miratimin e rregullave të PP, në cilësinë e titullarit të AK , Kryetari i Bashkisë e di mirë vlerën e tenderit sepse ka firmosur Urdhërin e Prokurimit, miraton raportin pёrmbledhёs të procedurës së prokurimit dhe adresimin e çështjeve apo problematikave që mund të dalin nga ky raport, e di mirë se kush është kontraktori sepse ekziston një kontratë e nënshkruar për këtë qëllim në datën 12 Dhjetor 2023 ndërmjet Bashkisë Gramsh dhe kontraktorit ‘Nelsa shpk’ me objekt Blerje mallra ushqimore për plotësimin e nevojave të çerdheve, kopshteve dhe konviktit të shkollës së mesme me afat 24 muaj.
Kujtojmë se në vitin 2018, një tender i ngjashëm për blerje ushqimesh ka qenë shkaku i dënimit të formës së prerë nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, për korrupsion në tenderat e zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për ish drejtorine e burgjeve dhe të tjerë biznesmenë përfshirë kompaninë Nelsa shpk e cila në atë kohë kishte pronar babain e zonjës që mban pronësinë aktuale.
Edhe pse subjekt i dënimit nga gjykata, sipas spending data, dëshmohet se autoritetet kontraktore kanë kualifikuar dhe lidhur kontrata me këtë operator në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik neni për kriretet detyruese për skualifikim pika 1/b ( LPP Nr. 9643, datë 20.11.2006 i ndryshuar neni 45 pika 1/b, dhe LPP aktual nr.162, datë 23.12.2020 i ndryshuar, neni 76 pika 1/b) .
Sipas opencorporates.al, ky operator ka regjistruar 8.5 mil euro kontrata publike përfshirë edhe periudhën pas dënimit gjyqësor të formës së prerë.
https://opencorporates.al/sq/nipt/J71601012S


Duke kujtuar Kryetarin Besion Ajazi se mban përgjegjësi menaxheriale përfshirë edhe përdorimin e fondeve publike sipas nenit 8 dhe 9 të ligjit NR. 10296, DATË 8.7.2010, ‘Për menaxhimin financiar dhe kontrollin’ i ndryshuar, apelojmë organet ligjzbatuese të identifikojnë dhe penalizojnë përgjegjësit konkretë të kësaj ngjarjeje.
Fëmijët nuk mund të jenë të pasigurt…. shqiptarët nuk mund të jenë të pasigurt për papërgjegjshmërinë e shtetit..


