Flamur Noka: Veliaj është simboli i babëzisë dhe kreu i inceneratorit

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka gjatë fjalës në protestën e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrin, u shpreh se qytetarët po protestojnë pasi në krye të bashkisë së Tiranës është simboli i babëzisë dhe kreu i vjedhjes me skemën  ‘5D’ dhe inceneratorëve.

Fjala e Flamur Nokës:

Ne jemi në rolin e protestuesit.

Në dijeninë tonë këtë protestë e ka organizuar Aleanca për Mbrojtjen e Teatrin, një protestë qytetare.

Qytetarët po protestojnë se këtu kanë simbolin e babazisë dhe kreu i inceneratorit të Tiranës.

Në jemi sot në rolin e një qytetari në këtë protestë. Këtu është kreu i inceneratorit të Tiranës, këtu është edhe kreu i organizatës kriminale 5D. Ne sot jemi këtu në rolin e qytetarit.

Pyetje: Ditën e djeshme keni publikuar disa foto në parlamentin e Shqipërisë. Çfarë janë ato foto?

Flamur Noka: Ato foto e publikuar dje janë foto të resorteve turistike të pallateve në Tiranë të dhëna me lejen e Veliajt dhe Edi Ramës. Taksat e qytetarëve të Tiranës kanë shkuar për ndërtimin e  pallateve dhe resorteve të drejtorëve të Veliajt që kanë rrogën 700 euro dhe për ndërtim pallatesh.

Imagjinoni se çfarë ndodh, drejtorë që kanë rrogë 700 euro, por ndërtojnë pallate, resorte turistike. Del në përgjime se Veliaj është ortak me to dhe tani në çdo vend demokratik, një njeri kur ka akuza të tilla gjëja më minimale është që të dorëhiqet dhe të hetohet skandali.

Por këta rilindësit punojnë e jetojnë për të vjedhur dhe në asnjë moment nuk janë për të punuar për qytetarët.

Sot si qytetar i bëj thirrje mister inceneratorit që të japë dorëheqje pasi ai nuk mund të përfaqësojë më qytetarët e Tiranës dhe nuk mundet të të besojnë më taksat qytetarët e Tiranës.

Faleminderit!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale