Flamur Noka tek Kuvendi: Kryetari i Gjykatës së Lartë me shallin e pionierit të Enverit, janë thjeshtë vegla të partisë, të regjimit

DEKLARATA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM, FLAMUR NOKA PAS MBLEDHJES SË GRUPIT TË PD:

Me shallin e pionierit të Enverit, kryetari i Gjykatës së Lartë, përveç Skapit të partisë, këta nuk kanë as turp që të fshihen dhe maskohen, por tashmë dalin ashiqare se janë thjeshtë vegla të partisë të regjimit.

Siç e dimë ka një vendim të KLGJ-së që miraton kodin e etikës të firmosur nga Naureda Llagami si kryetare dhe pika 6/b në kapitullin e dytë citohet në ligjëratë të drejtë; që gjyqtari duhet të shmangë sjelljeve që krijojnë përshtypje se është i angazhuar politikisht.

Drejtësia e Edi Ramës, në dy raste, por ky është rast flagrant, po e reklamojnë si vlerë të shtuar të tyre, angazhimin politik në bandën e rilindjes.

Kush ka pasur dyshime, tashmë nuk ka.

Ky është pushteti, ky është regjimi dhe drejtësia e re është thjeshtë vegël në duart e regjimit.

Pyetje: A ka mekanizma ligjorë që ju do ti drejtoheni KLGJ-së, për nisje të hetimit disiplinor për kryetarin e Gjykatës së Lartë.

Flamur Noka: Në bazë të Kodit të Etikës, të miratuar nga KLGJ-ja, automatikisht zonja kryetare dhe anëtarët që kanë firmosur këtë, duhet që me iniciativë të hetojnë dhe të marrin masa. Në emër të PD, unë nuk pres që të bëjnë një gjë të tillë sepse të tërë janë trupë politike. Disa venë shallin dhe disa jo, e shfaqin zell më shumë se sa shalli.

Pyetje: Sipas jush, PS do të bëjë për vete gjyqtarët dhe drejtuesit e institucioneve të pavarura. Ju çfarë po bëni që të bëheni bashkë me njëri-tjertin, sepse ka shumë mbledhje të cilat diskutoni për bashkim dhe jeni pothuajse në vendnumëro.

Flamur Noka: Në çdo mbledhje ne diskutojmë axhendën javore të Kuvendit dhe të aksionit tonë opozitar. Çështja e bashkimit është çështje e mbyllur, nuk diskutohet më si çështje. Ne po përvijojmë fazën e fundit, që do të jetë bashkimi i plotë në parti dhe në çdo hierarki të saj, siç edhe e parashikon statuti.

Pyetje: Nisni aksionin edhe në bazë, jo veç në parlament.

Flamur Noka: Pikërisht kjo gjë u diskutua. Aksioni ka nisur në bazë, sepse siç e kemi thënë edhe herë të tjera, shqiptarët kanë një parlament real dhe ky parlament është te rruga e Shpresës, sepse ai që quhet parlament zyrtar, është i krimit dhe narkoregjimit, nuk është parlamenti i qytetarëve. Deputetët sot në kryefjalën e diskutimit të tyre kishin përshkallëzimin e protestës, përshkallëzimin e aksionit tonë dhe diversifikimin e tij.

Pyetje: Çfarë do të thotë kjo?

Flamur Noka: Kjo do të thotë se u trajtuan dhe diskutuan format se si ne duhet ta përshkallëzojmë këtë aksion, se si mosbindja civile duhet të përkthehet në një aksion më të gjerë në terren dhe të mos mbetet vetëm në parlament.

Pyetje: Ju flisni për përshkallëzim, por ditën e djeshme deputeti Ferdinand Xhaferraj ka qenë pjesë e komisionit të sigurisë kombëtare.

Flamur Noka: E gjithë strategjia e deputetët të opozitës që u diskutua sot në mbledhjen e gjatë ishte si të gjejmë forma për ta diversifikuar dhe ashpërsuar aksionin tonë politik në bazë. Kjo është e gjitha.

Pyetje: A kishte ndonjë zë kundër.

Flamur Noka: Absolutisht asnjë zë kundër nuk është. Regjimi vetëm se po përpiqet me bandat e tij në drejtësi, ti shtrëngojë darën opozitës dhe opozita do ti kundërpërgjigjet dhe një nga format e saj, u diskutua sot në mbledhjen e grupit.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale