Flamur Noka: Sokol kriminel Bizhga, këto lloj fytyrash urdhërojnë edhe dhunën ndaj opozitës, urdhërojnë edhe për të vjedhur vota

Deklarata e sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka:

As ky birboja këtu, Sokol Bizhga, as Elton Allushi, as Shpataraku, janë të gjithë polici politike, polici e inkriminuar kundër opozitës.

Fakti që ushtrojnë dhunë ndaj protestuesve paqësorë, tregon misionin politik të atyre horrave.

Ne jemi në misionin, jemi në mosbindje civile.

Policia nuk ka asnjë të drejtë as të japë leje, as të mos japë leje, policia vetëm merr njoftim dhe ka detyrim të garantojë rendin dhe sigurinë publike.

Kur ishim në bulevard, a ishin të bllokuara rrugët? Po kur Lali Vjedhësi e çmend Tiranën që bllokon sheshet për ato makinat që tymosin? Merr masa kjo trupë horrash, kjo trupë banditësh.

Pra, është polici politike.

Ja, këta vjedhin vota. Ai, Sokol kriminel Bizhga.

Këto lloj fytyra urdhërojnë edhe dhunën ndaj opozitës, urdhërojnë edhe për të vjedhur vota.

Ja këta janë. Por do e paguajnë një më një. Sokol Bizhga, Ilir Proda, Neritan Nallbati.

Këto janë emra që i ka emëruar krimi i organizuar.

Artikuj të ndërlidhur
PD në Seli & Degë

Berisha: Kryengritja paqësore rinore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare. PD do dorëzojë së shpejti padi për ‘Librin e Kuq’ të Edi Ramës. Rama kreu krim kushtetues duke i dhënë para nga fondi i emergjencave koncertit të Kanye West

BASHKËBISEDIMI ONLINE I KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME QYTETARËT EKSTRAKT Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi gjatë bashkëbisedimit të sotëm online me qytetarët

LEXO MË SHUMË
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale