Flamur Noka: Protesta nuk ndalet, nipi i Spiro Kolekës me nipin e Enverit duan të bëjnë presion dhe të intervenojnë me dhunë

Banditët e pushtetit janë të tmerruar nga mosbindja civile e opozitës.

Rruga e vetme që nipi i Spiro Kolekës bashkë me nipin e Enver Hoxhës kanë gjetur është që të bëjnë presion dhe të intervenojnë me dhunë.

Ta harrojnë.

Nuk ndalet fryma e revoltës dhe mosbindjes civile e popullit shqiptar.

Do bëjnë ata përpjekjet e tyre, por populli do i japë atë që meritojnë.

Fundi i diktatorëve dihet. Këtë fund do kenë.

Nuk mbahet kurrë pushteti me dhunë.

I ati shpirtëror i Edi Ramës, Enver Hoxha dhe Rramiz Alia u përpoqën ta mbajnë me dhunë.

Kurrë një popull nuk mbahet me dhunë.

Këta mendojnë se shqiptarët mund t’i sundojnë dhe jo t’i qeverisin.

Ta harrojnë!

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale