Fjala në protestë e znj. Juli Emiri

Mirëdita shqiptarë që jeni në shesh fizikisht dhe figurativisht.

Mirëdita të aspiruar europianë.

Qyteti sot ka forca policie, kudo ka forca policie super të organizuara, siç dinë të organizohen forcat tona të policisë.

Kështu siç janë rrethur sot, kështu siç ju kanë rrethuar ju sot, të aspiruar europianë, na kanë rrethuar ne në 17 maj 2020. Na kanë rrethuar kështu si sot, tamam në kufijtë e qytetit fillonte rrethimi dhe kulmonte në Teatrin Kombëtar, ku nuk lejohej askush të futej, përveç nesh që ishim brenda.

Por, në ndryshim nga sot që është ditë me diell, atëherë ishte natë. Dhe në ndryshim nga sot, që ju kanë rrethuar për t’ju mbrojtur, ne na rrethuan për të na sulmuar. Vetë policët na sulmuan.

Ashtu siç ju kanë rrethuar ju sot për t’ju mbrojtur, kanë rrethuar shtëpitë që I kanë shembur padrejtësisht dhe paligjshmërisht, nga banorët evetë që të mos I mbronin dot.

Siç ju kanë rrethuar ju sot, kanë rrethuar cdo protestë që nuk e kanë mundur dot me ligj dhe drejtësi.

Siç ju kanë rrethuar ju sot kanë rrethuar çdo institucion që popullit I takon

Keshtu si ju kane rrethuar ju sot, kane rrethuar shtepite e banoreve qe do i shembenin, per te mos lenë banoret tu afroheshin.

Siç ju kanë rrethuar ju sot, kanë rrethuar Shqipërinë nga shqiptarët, duke i përzënë nga toka e vet.

Ata nuk donin që sot të kishte protestë, meqe do mbahej samiti hisorik në një vend jo anëtar të BE, po sot protesta ishte më e nevojshme se kurrë, pikerisht prej ketij samiti. Ata ju kanë rrethuar për t’ju krijuar iluzionin e nje Shqipërie të qetë e të gatshme për t’ju bashkuar, por Shqipëria nuk është as e qetë dhe as e gatshme për t’ju bashkuar. Shqipëria është në rrugë. Shqipëria është në protestë. Shipërinë e kanë marrë peng.

Ju flisni sot për pushtim në Ukrainë, por ju po flisni me pushtuesin e Shqipërisë. Po, ne jemi të pushtuar. Ne kemi kaq vjet qe po flasim me protesta paqësore, qytetare intelektuale dhe na janë përgjigjur me dhunë, gaz, armë.

Ne kërkojmë të drejtën në institucionet që na i kanë mbyllur, të gjitha institucionet.

Institucionet e drejtësisë.

Sa vite ngelëm ne pa gjykata?

Në SPAK janë dosjet mal, dhe SPAK-u nuk reagon. Ne kemi nevojë për drejtësi, ne nuk jemi të qetë. Kështu siç po flisni ju sot, ne na kanë marrë Shqipërinë peng.

Ne kemi votuar dhe na kanë vjedhur votat. Ai me të cilin po flisni, atë që ju quani kryeminstër, është në pushtet me vota të vjedhura dhe për këtë ka fakte, përgjime dhe asnjë institucion nuk reagon

Çfarë duhet të bëjë tjetër ky popull? Duhet të protestojë me dhunë?

A janë këto standarde për të hyrë në BE?

Popull, të huajt kanë treguar që flasin për korrupsion dhe anti- korrupsion, për ligjshmëri dhe drejtësi zakonisht kur bëhet fjalë për interesat e vendeve tyre. Për çështjet e brendshme askush nuk do të na vijë deux ex machina të na shpëtojë nga jashtë. Ne duhet ta dua veten, ne duhet ta shpëtojmë veten, ne duhet të protestojmë për veten. Vetëm ne do e sjellim ndryshimin

Historia ka treguar që ku ka revoltë, dhe ku ka popull flet, nuk ka pushtet që nuk reagon!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale