Të nderuar qytetarë të Bulqizës, e gjithë qarkut Dibër!
I nderuar Kryetar i ardhshëm i Bashkisë Dibër,Z. Ismail Uka!
I nderuar Kryetar i ardhshëm i Bashkisë Mat, Z. Skendër Gjuci!
I nderuar Kryetar i ardhshëm i Bashkisë Klos, Z. Bedri Hoxha!
I nderuar Kryetar i ardhshëm i Bashkisë Bulqizë Z. Defrim Fiku!
Të nderuar Deputetë e ish-Deputetë, Z. Doda, Z. Spahiu, Z. Keta, Z. Isaku që për ne të Bulqizësështë Deputet!
I nderuar Kryetar i Partisë Demokratike, Dr. Prof. Sali BERISHA!
Sot, në këtë ditë ku Rithemelimi merr kuptim, e Partia Demokratike tregoi se i rezistoi luftës përasgjësim, pavarsisht pozicionit tim si Kryetar, preferoj të ulem e të flasim hapur bashkarisht.
Të dashur qytetarë të Bulqizës, ne jetojmë nëkëtë zonë të bekuar nga Zoti për nga pasuritënatyrore, e të shkatërruar nga njeriu. Kur them njeriu, nuk e kam fjalën për njerëz si ju. As për njerëz, socialist të ndershëm që partinë e kanë bindje. Flas për njeriun që ju kam folurkëtu e katër vite më parë, kur ne ja falëm këtëbashki duke mos hyrë në zgjedhje, e që nga ajo ditë ai vetëm abuzonte.
E dini ju për kë e kam fjalën…, për tëarrestuarin dhe të shkarkuarin pasi shkarkoixhepat e qytetarëve të Bulqizës, Ish kryetarin e Bashkisë Lefter Allën, sot person nën hetimnga SPAK-u për korrupsion masiv e dallaveretenderash.
Çdo qeveri ka patur gabimet e veta, por se në 10 vitet e fundit rilindja e ka degraduar Bulqizëndhe fshatrat e saj në këtë deregje, duke thelluarvarfërinë në çdo familje, duke mbyllur çdo ditëshkolla, duke detyruar mjekët të lënë spitalet, e duke shpopulluar masivisht vendin.
Doktor, në Dibër dhe enkas këtu në Bulqizë, përtë mbuluar marren e madhe që Partia Socialistena bëri me narkokryetarin e korruptuar, na ka ardhur Zhaba e Qeverisë, Balukja e Ramës e cila me padron e spiunazhist kërkon me çdokusht të zëvendësojë Narko-kryetarin e qelisëme një Dordolec-Kryetare nën komandën e padrinove të partisë.
Kjo është Zhaba e Infrastrukturës që “Rrugën e Arbrit” e bëri rrugë për vdekjen e bashkëqytetarëve tanë, e sot përpushet tëpërfundoj segmentin Klos-Bulqizë si “Tagji nëDri” për qytetarët e Bulqizës, e ndërsasegmentin Maqellarë-Peshkopi e ka lënë po aty, në fshatin Herbel, ku e gjeti nga Qeveria“Berisha”.
Kjo është po e njëjta, Balukja e Energjetikës, qëGjoricën, fushëbetejën e “Luftës së Drinit” kundër Hajredin Pashës do e përbysi si gjithëdibrën mbarë, me Skavicën.
Bulqiza ka shkuar në një pikë ku nuk mban më. E për të na thënë që vërtet nuk mbante më, ironia e fatit shkon e shporr Lefkon nga detyra, tamam për të na thene: “Më sillni një Kryetar tëndershëm”!
E, partia demokratike është dalluar gjithmonëpër njerëzit e ndershëm!
Ndaj ne sot, i themi Bulqizës, që t’a kemi gjeturkëtë njeri.
Jo më Narkoman!
Jo më të korruptuar!
Jo më me rekorde skandalesh!
————————————–
Të kemi gjetur një qytetar të thjeshtë e plotëvlera, si Defrim Fiku!
Ai, ështe nje opozitar i ndershëm që ështëpërballur haptazi në këto 10 vite me qeverinëmë gjakpirese të pas diktaturës.
Defrimi, është lindur e rritur këtu, jeton me familjen e tij po këtu dhe si gjithë ne ështëprekur nga persekutimi i kësaj qeverie.
Po si ne të gjithë ai ka përcjellur vëllezër e motra, nipër e mbesa në emigrim.
Defrim Fiku, nuk vjen si kandidat i preferuar iTiranës e as i Kryetarit, ai është kandidat izgjedhur nga ne, me procesin më demokratik tëprimareve dhe nuk i perket sojit të kryetarëve tëluksit që të vetmin qëllim kanë shumfishimin e pasurisë.
Me Defrimin kryetar çdo qytetar do ketë aksesnë të drejtat e tij dhe askush nuk do të thotë: “Trokita ne derën e Kryetarit, po nuk ma hapi”!
Të dashur miq jo vetëm që ka ardhur momenti, por është ndezur alarmi i kuq për ndryshim!
Ndaj, në 14 Maj të punojmë e të votojmë njeriune thjeshtë, qytetarin e denjë, Administratorin e provuar, të mirë e të përkushtuar që i duhetBulqizës, Z. Defrim Fiku!
Suksese bashkarisht të gjithë!
FITORE!
FITORE!
FITORE!