Fjala me rastin e hapjes së fushatës elektorale për zgjedhjet vendore e 14 majit 2023.
Të nderuar pjesëmarrës, demokrate e demokratë, simpatizantë, qytetarëtë Bulqizës, dashamirës të ndryshimit.
Siç është në traditën tonë, në fillim dua t’ju drejtohem miqve tanë tërespektuar, liderit tonë historik, Prof. Dr. Sali Berisha, deputetë, ish-deputet, kryetar dhe ish-kryetarë, kolegë dhe të ftuar, që na nderojnë me pjesëmarrjen e tyre në hapjen e fushatës elektorale, të fushatës sëfitores më 14 maj në Bulqizë dhe gjithë Shqipërinë.
I impresionuar nga besimi që më është dhënë për të kandiduar, për kryetar të Bashkisë Bulqizë, më lejoni që të shpreh mirënjohjen time më të thellë, për të gjithë ju vëllezër e motra, që duke lënë me një anëproblemet dhe hallet tuaja të përditeshme, presionin dhe shantazhet e ushtruara nga diktatura e rilindjes së Edi Ramës, na nderoni me pjesëmarrjen tuaj.
Një mirënjohje të veçantë për emigrantët dhe për të gjithë ata që për arsye të ndryshme nuk janë fizikisht të pranishëm, por me shpirt dhe me zemër janë pjese e shqetësimeve dhe punës që po bëjmë për tëarritur një fitore të thellë ndaj kundërshtarëve tanë politikë, të këtyre hajduteve që po e vjedhin këtë vend të bekuar prej 10 vitesh.
Zoti ju bekoftë të gjithëve dhe faleminderit për inkurajimin dhe mbështetjen që po jepni për të nxjerrë Bulqizën nga udhëkryqi i rrezikshëm ku ndodhet.
Zonja dhe zotërinj, banor të Bulqizës kudo që jeni.
Si kandidat i Partisë Demokratike i dalë nga procesi transparent i primareve, me ndjenjë të lartë përgjegjësie, do të bëj të gjitha përpjekjet që të justifikoj respektin dhe besimin e demokratëve, si dhe të gjithëbanorëve të bashkisë, për të arritur fitoren me 14 maj dhe për të vënënë rrugën e zgjidhjes problemet e shumta social ekonomike që BashkiaBulqizë ka sot.
Duke qenë njëri nga ju, do të jem pranë jush dhe do të ndaj me ju,gjithë shqetësimet dhe hallet e shumta që keni, duke vënë në shërbim tuaj administratën dhe duke mirë menaxhuar fondet publike, taksat dhe resurset natyrore, që bashkia ka.
Ju premtoj gjithë qytetarëve të Bulqizës shërbim të ndershëm,transparencë në të gjithë veprimtarinë e bashkisë, si dhe trajtim tëbarabartë e dinjitoz, bazuar në ligj, pa asnjë lloj dallim bindje politike.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” është burim optimizmi dhe inkurajimi,për ti dhënë fund keq qeverisjes edhe në bashkinë Bulqizë, që gjatë 8 viteve ka shpërdoruar e vjedhur fondet publike.
Do të jemi pjesë e betejës që po bën koalicioni “Bashkë Fitojmë” për tëngjallur shpresë dhe për të bindur çdo banor, që taksat e tyre dhe çdo pasuri e bashkisë nuk do te vidhet e shpërdorohet, por do të vihet nëfunksion të rritjes së mirëqenies së tyre.
Me ndjenjë të larte përgjegjesie do të kem bashkëpunim intensiv sëbashku me grupet e punës, me çdo qytetar që ata të binden për rëndësinë që ka për të ardhmen e Bulqizes, fitorja më 14 maj.
Qytetarë të Bulqizës!
Baza mbështetëse për të drejtuar Bashkinë, do të jenë në mes të tjerave:Përkushtimi, Ndershmëria, përvoja në qeverisjen vendore dhe njohja e kontributit të çdo njësie administrative.
Motoja ime në pune do të jetë; beteja kundër të keqes, vjedhjes,korrupsionit dhe shpërdorimit të fondeve publike.
Vizioni im për bashkinë do të ketë në fokus:
-Luftën kundër korrupsionit dhe vjedhjes.
-Përmirësimin e infrastrukturës.
-Shfrytëzimin e kapaciteteve të emigrantëve për të investuar nëvendlindje.
-Fuqizimin dhe modernizimin e Arsimit dhe Shëndetësisë.
– Rikostruksioni i fasadave dhe hapësirave të brendshme në qytet.
– Mbështetje për agroturizmin, si mjet për zhvillimin e ekonomisërurale.
Programi ekonomik për qeverisjen vendore në katër vitet e ardhshme do të synojë në përmirësimin e klimës së biznesit, duke aplikuar taksim të përballueshëm dhe të ndershëm, si edhe përdorimin me eficencë dhe transparencë të të ardhura të grumbulluara.
Të ardhurat që merr bashkia nga minierat do të vihen tërësisht nëfunksion të përmirësimit të situatës katastrofike ku ndodhet sot Bulqiza.
Bujqësia dhe blegtoria do të jenë në qendër të programit tonëekonomik.
Nga buxheti i bashkisë, nga bashkëpunimi me organizatat jo qeveritare dhe nga donatorët do të ndihmojmë banorët në shtimin e numrit tëkrerëve të imtave dhe gjedhëve.
Vëmendje të veçantë do ti kushtohet pemtarisë dhe pyjeve.
Programin e nisur nga Partia Demokratike para 8 vitesh dhe të lënë nëmes nga hajdutët e kësaj qeverie, do ta bëjmë realitet duke synuar për subvencione dhe menaxhim ligjor.
Si kudo në Shqipëri edhe Bulqizën e kane shpopulluar dhe katandisur,me rrugë të shkatërruara, me shkolla të mbyllura, me kanale e ujësjellësa me apo pa ujë.
Asnjë subvencion për transportin e atyre pak nxënësve, që kane mbetur për të vazhduar mësimin në qytetin e Bulqizës.
Në gjendje të mjerueshme është arsimi dhe shëndetësia në të gjithënjesitë administrative.
Hipokrizia e kësaj qeverie nuk ka fund, krenohen hajdutet me portalin “Mësues për Shqipërinë” për gjoja punësimin sipas meritës.
Por realiteti flet krejt ndryshe, duke degdisur drejtorinë e menaxhimit të Qarkut Dibër në Durrës dhe duke mbushur shkollat me aktivistë, për ti përdorur mësues e nxënës si kontingjent të fushatës elektorale dhe për të mbushur sallat kur flet marioneta e Edi Ramës, Belinda e kudo ndodhur.
Do të hartohen plane të veçanta për të përmirësuar e rregulluar infrastrukturën, në të gjitha njësitë administrative, Martanesh, Qytet, Fushë-Bulqizë, Zerqan, Shupenzë, Gjoricë, Ostren dhe Trebisht.
Problem për Bashkinë Bulqizë është keq administrimi i ndihmës ekonomike për familjet në nevojë, si edhe shpërdorimi i fondeve tëemergjencave civile, të dhëna për tërmetet dhe fatkeqësit e tjera natyrore.
Edhe në këto fatkeqësi për shumë familje, me vendime abuzive për ti pasur kontingjent në fushata elektorale, janë bërë favorizime.
Këto abuzime, vjedhje dhe kjo fasadë propagandistike do të marrë fund me fitoren e koalicionit tonë.
Zonja dhe Zotërinj.
Zgjedhjet e 14 majit do të jenë guri i provës për çdo njeri me ideale qëe do këtë vend. Unë si kandidat për kryetar i bashkisë, do të udhëhiqem nga filozofia e Partisë Demokratike, e cila gjithnjë ka qenë forcë e hapur.
Do tu shtri dorën e bashkëpunimit njerëzve që rrinë të strukur nga frika e largimit nga puna, duke ua bërë të qartë se asnjë mision nuk kryhet pa sakrifica, pa tolerance, pa mirëkuptim e pa bashkëpunim, por duke dëgjuar zërin e arsyes, duke punuar për të realizuar programin dhe detyrat e vendosura kolegjialisht nga strukturat e koalicionit “BashkëFitojmë” në bazë dhe ne qendër.
Një mesazh kam për të gjithë banorët e bashkisë Bulqizë kudo qëjanë:
Bashkia ka nevojë për të gjithë ne që punojmë e banojmë këtu.
Ka nevojë për emigrantët që mbeten krenaria jonë.
Ka nevojë për Pensionistët
Ka nevojë për Rininë, që do jetë nesër prioritet i Kryetarit të Bashkisë.
Ka nevojë për minatorët dhe ka nevojë për çdo punonjës të ndershëm,që dinë të punojë dhe din të shërbejnë.
Asnjëherë mos e humbisni shpresën, por shikoni përpara me optimizëm të ardhmen nën drejtimin e Partisë Demokratike me në krye Prof. Dr.Sali Berishën.
Duke përfunduar theksoj që çdo votë për mua është një detyrim ndaj jush.
Do të mbetem gjithnjë njëri nga ju, duke pasur bindjen që thjeshtësia, respekti dhe mirënjohja janë skeleti i karakterit të njeriut.
Rroftë Partia Demokratike,
Rroftë populli i Bulqizës,
Zoti ju bekoftë.