Mirëdita! Shpreh kënaqësinë time dhe të PD për këtë marrëveshje me një aleat të hershëm të PD me të cilin ne vendosëm të bëjmë një betejë të përbashkët kundër monizmitt të plotë të vendosur nga regjimi më i korruptuar në Europë dhe nga më të korruptuarit në botë, në Shqipëri, regjimi i Edi Ramës.
Përmbysja e këtij monizmi është përparësi absolute e çdo qytetari të lirë, e çdo opozitari, dhe në këtë kontekst ne së bashku me PBDNJ Omonian, bashkojmë forcat me bindjen se në 14 maj do t’i japim një goditje fatale sistemit monist, por nga ana tjetër ne synojmë që t’iu kthejmë bashkitë qytetarëve shqiptarë.
T’i kthejmë bashkitë në shtëpitë e përbashkëta të qytetarëve shqiptarë. Qytetarët e parë të këtyre bashkive të kenë vetdijen, përgjegjsinë dhe gatishmërinë e plotë si shërbëtorë të këtyre qytetarëve për të përdorur në mënyrën transparente dhe të ndershme.
Të gjitha burime njerëzore, materiale dhe financiare të bashkisë për të shfrytëzuar të gjitha potencialet e mëdha që çdo bashki ka sot në Shqipëri, së pari në interesin më të mirë të qytetarëve në ato bashki.
Unë duke falenderuar z.Dule për mirëkuptimin dhe marrëveshjen që firmosëm shpreh bindjen se kemi shënuar një hap shumë të rëndësishëm në realizimin e objektivave tona të përbashkëta. Faleminderit shumë!