FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KUVEND
EKSTRAKT
Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, në një deklaratë nga Kuvendi akuzoi kryeministrin Edi Rama, të cilin e quajti “Ramaduro”, se është bërë simbol ndërkombëtar i narkoshtetit dhe farsës elektorale. Berisha tha se zgjedhjet në Shqipëri u zhvilluan në mënyrën më të manipuluar dhe të damkosur në Europë, krahasuar me diktatura si ajo e Zimbabve.
Berisha tha se zyrtarë të lartë janë emëruar kundrejt pagesave të mëdha, duke përmendur një rast ku u paguan 10 milionë euro për një emërim, si dhe zyrtarë me pasuri të pajustifikuara. Ai deklaroi se Shqipëria është kthyer në një shtet monist ku partia dhe shteti janë një, ndërsa Këshilli i Europës ka kërkuar ndarjen e qeverisjes nga ndikimi partiak.
Lideri Opozitar, Sali Berisha, denoncoi nga foltorja e Kuvendit atë që e cilësoi si një skandal institucional, duke akuzuar kreun e SPAK-ut, Altin Troplini, për hetim të paligjshëm ndaj deputetit Qani Xhafa. Sipas Berishës, Xhafa, një deputet i nderuar dhe i respektuar në komunitet, është ndaluar për një shkelje të thjeshtë civile, lidhur me tejkalimin e shpejtësisë dhe konsumimin e alkoolit, por çështja e tij është marrë në dorë nga vetë kreu i SPAK.
Berisha e quajti këtë veprim të paprecedent dhe absurd, duke theksuar se një çështje e tillë nuk ka lidhje me kompetencat e SPAK-ut dhe përbën abuzim me drejtësinë. Berisha akuzoi klanin Troplini se po përdoret si instrument i “partisë së krimit” dhe se ka certifikuar shkeljet elektorale si të ligjshme. Në përfundim të fjalës së tij, Berisha akuzoi edhe drejtimin e Kuvendit për heshtje dhe për tolerimin e shkeljeve, duke e cilësuar këtë institucion si të shndërruar në “një neveri të vërtetë”.
FJALA E PLOTË
Të dashur qytetarë dhe qytetare, sot kreu i partisë së krimit mori… duhet të ruash vendin dhe mos më bëj të të jap një përgjigje që nuk duhet ta jap.
Kreu i partisë së krimit mori epitetin më në fund më të merituar si Ramaduro i Europës dhe gazetari i mirënjohur Njuman shtjelloi pyetjen e tij: Zoti Berisha, na fol pak për situatën në Shqipëri dhe Ramaduron.
Pra, është bërë famoz për dy aspekte kryesore, për narkoshtetin dhe farsën elektorale.
Ju nuk festuat dot fitoren kallp me farsë sepse këtë verë në Bruksel, në Strasburg dhe në të gjitha forumet ndërkombëtare u damkosët si një grup i shkrirë në një me kartelet e drogës.
Petro, kush të nxori ty nga parlamenti? Kartelet të nxorën.
Unë e di se do dalësh këtu të thuash jo e jo, por ato të nxorën, se po të kishe qenë i tyre, nuk do dilje ti.
Je një automat, nuk ke se çfarë jep ti se ti thua vetëm atë që të kanë programuar.
Kështu që në qoftë se në Shqipëri, ku është ajo Sara, as Zeqineja nuk kanë ardhur këtu, pra në qoftë se në Shqipëri u zhvillua farsa më e shëmtuar elektorale, ajo pati pasqyrimin më damkosës në botë.
Ky që është këtu, është marrë vesh se Troplinët e paguan 10 milionë euro emërimin e tij.
Por ajo që ishte më e veçanta, ishte se e ndërruan më atë tjetrin, me Arkendin.
Po, po, e morët vesh ju Arkend milionerin, se edhe ai nga Pojat e Vlorës i kishte milionat.
Këndej ishte me një rrogë pedagogu ai, ishte me dy e ca milionë, apo nuk u bëjnë përshtypje këto.
Pra, narkoshteti i parë dhe i vetëm po kundërmon sot çdo ditë e më shumë në rajon, në Europë dhe në botë.
Autopsia që po i bëhet procesit të farsës elektorale tregon kriminalizimin nga kreu i piramidës tek punonjësi patronazhist i piramidës suaj.
Tregon se zbatuat një piramidë mashtrimi, falsifikimi, trillimi dhe kjo ishte farsa elektorale.
Përdorët metodat më të turpshme që mund të jenë përdorur ndonjëherë në ndonjë vend.
Zhvilluat zgjedhjet si në Zimbvabve 30 vite më parë dhe pastaj të mos quhet Ramaduro.
Në disa aspekte ia kalon edhe Maduros se ai u ankua se mafia shqiptare po më ndërhyn në punët e veta.
Por, u pa gjithashtu se Shqipëria është vendi i shtetit monist, i shtetit elektoral.
Pardje në Strasburg, asambleja parlamentare e Këshillit të Europës kërkon ndarjen e partisë nga shteti, çka nënkupton sundimin e partisë shtet në këtë vend.
Por krahas partisë së krimit, instrumentet e saj janë po kaq kriminelë dhe antikushtetues.
Kam përpara këtu deputetin Qani Xhafa, një deputet i nderuar, një njeri i respektuar në qark dhe kudo.
Dëgjojeni miq, të porositur ushtarët e këtij Hoxhës, e ndalojnë dhe i thonë se je me shpejtësi dhe ke konsum alkool.
Ky ishte krimi i tij.
Kush e heton dhe kush merret me dosjen e tij?
Altin Troplini. A mund të imagjinoni ju, a ndodh në botë që me një çështje civile, me një çështje të pastër civile të një qytetari jashtë detyre, të merret kreu i Skapit?
Të merret njeriu i cili certifikoi krimin antikushtetues, krimni elektoral, si të ligjshëm, si të amnistueshëm.
Unë e kuptoj se ju, një pjesë nuk do jeni më.
E kuptoj, por asnjë prej jush nuk ngrihet dot të mbrojë këto të vërteta.
Si ka mundësi? E keni nga frika? E keni nga pasuria? E keni nga keqbërjet që u rëndojnë?
E ke shndërruar këtë parlament në një neveri të vërtetë me mënyrën se si e drejton si me qenë një sekretare e mjerë.