Farsa elektorale/ Berisha në Kuvend: Kartelet e vrasësve dhe drogës sjellin në këtë parlament 28 deputetë, më e ndershme do ishte të vinte këtu Xhevdet Troplini e Altin Hajri

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KUVEND

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, këtë të enjte në fjalimin gjatë seancës plenare të Kuvendit, pas zgjedhjeve farsë të 11 majit, akuzoi me tone të ashpra qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për manipulimin e zgjedhjeve dhe përfshirjen e krimit të organizuar në procesin elektoral. Berisha deklaroi se vendi sapo ka kaluar “farsën më të turpshme zgjedhore që nga rënia e komunizmit në Europën Lindore”, duke e cilësuar atë si një krim elektoral me pasoja të rënda për demokracinë.

Lideri opozitar, Sali Berisha tha se, Edi Rama përdori 76 milionë euro fonde publike për të blerë vota dhe fali 200 milionë euro në gjoba e kamata për të siguruar mbështetje elektorale. Berisha akuzoi kryeministrin për mobilizimin e karteleve të drogës nga Europa dhe për përfshirjen e përfaqësuesve të tyre në Kuvend. “28 deputetë janë futur në parlament nga kartelet e drogës,” deklaroi Berisha, duke shtuar se listat e kandidatëve janë diktuar nga grupe kriminale.

Kryetari i PD, Sali Berisha gjithashtu denoncoi manipulimin e votës së diasporës dhe shtypjen e vullnetit të mbi 1.6 milionë shqiptarëve. Ai përmendi disa emra të njohur nga bota e krimit, duke thënë se ata janë “përfaqësuesit realë” të Kuvendit, ndërsa deputetët aktualë janë vetëm “lecka politike” në shërbim të tyre.

Në fund të fjalës së tij, Kryetari i PD, Sali Berisha disa prej figurave të mazhorancës i krahasoi me emra të krimit të organizuar, duke akuzuar direkt kryeministrin për transformimin e shtetit në një “republikë të drogës”.

FJALA E PLOTË

Të nderuar deputetë, kjo seancë mblidhet pas farsës elektorale më të turpshme, pas rënies së Perdes së Hekurt në Europën ish-komuniste.

Kjo seancë mblidhet pasi partia e krimit me në krye Edi Ramën zhvilloi farsën zgjedhore më kriminale që ka njohur ndonjëherë historia e vendit.

Kjo seancë mblidhet pasi në shkelje të të gjitha ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, Edi Rama përdori 76 milionë euro dhuratë për 48 përqind të votuesve.

Pasi fali 200 milionë euro gjoba dhe kamata për të marrë votat.

Pasi mobilizoi kartelet më të rrezikshme të drogës në Europë.

Deputetët e këtyre karteleve u zëvendësojnë ju në këtë parlament, jo se ju nuk ishit mëkatarë, por vetëm njëri prej tyre, Arkendi, që mori 2500 vota në vitin 2021, mori këtë vit nga Troplinët 5 mijë vota më shumë se Edi Rama.

Ju mblidheni këtu pasi klanet e vrasësve, drogës, kartelet e drogës, sjellin në këtë parlament 28 deputetë në lista të mbyllura dhe të hapura.

Ju mblidheni sot këtu pasi për të blerë votat me drogë, kreu juaj firmosi mbjelljen e 28 mijë hektarëve kanabis në mbarë vendin.

Ju mblidheni sot këtu në një kohë kur votën e parë të diasporës shqiptare e manipuluat në mënyrën më të egër.

Kur 1.6 milionë shqiptarëve iu shkelmuat votën.

O botë e krimit, nuk mund të ishit ndryshe ju.

Përfaqësues të klaneve më të egra dhe vrasësve, nuk mund të ishit ndryshe, këta mund të ishit.

Po, po.

Shumë herë më e ndershme do ishte që këtu në parlament të ulej Xhevdet Troplini, Altin Hajri, Elvis Çela, Bahri Bajri, Pëllumb Gjoka, Arben Qimja, Renato Salihi, Orik Shyti dhe të tjerë të cilët u përdorin ju si lecka politike në funksion të perandorive të tyre të krimit.

Të dashur qytetare dhe qytetarë, ai që shihni aty, ai ndërroi mbiemrin.

Ai tani quhet Blendi Xhabafti.

Ai është Blendi Xhabafti, një bandit më i keq, më i rrezikshëm se Robert dhe Alfred Xhabafti.

Ja, ky është!

Ai është njëlloj si ti, se edhe ti erdhe si Spiropali dhe përfundove si Spirogjoka.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale