Farsa elektorale/ Berisha denoncon skandalin e ‘trenit bullgar’ në Elbasan: Ja provat e gjetura në lokalin e vëzhguesit të PS! Ka vetëm një zgjidhje, krijimi i një qeverie teknike dhe zhvillimi i zgjedhjeve të reja

KONFERENCA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARËT

EKSTRAKT

Konferencën e kësaj të enjteje, kreu i PD, Sali Berisha e nisi me denoncimin e skandalit të ‘Trenit bullgar’ në Qarkun e Elbasanit, që sipas tij është hasur përgjatë procesit zgjedhor të 11 majit. I shoqëruar dhe nga drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Tomorr Alizoti, përmes pamjeve filmike dhe videove, u publikuan provat e gjetura sipas tij, në lokalin e vëzhguesit të PS, ku kishte sasi të konsiderueshme materialesh votimi, fletë votimi, lista votimi dhe narko-euro. Sipas Berishës, ambienti brenda lokalit ka qenë i mbushur me euro dhe karta identiteti, në atë që e cilësoi si tavolinën e krimit elektoral. ‘Kjo është fytyra e vërtetë e Edi Ramës’, u shpreh kryedemokrati teksa tregonte provat përmes pamjeve me video.  

Gjatë deklaratës për mediat, lideri i opozitës Sali Berisha reagoi ashpër ndaj procesit zgjedhor të fundit, duke e cilësuar atë si një farsë të mirëfilltë elektorale. Berisha akuzoi drejtpërdrejt qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për deformim të thellë të vullnetit të qytetarëve shqiptarë, duke përdorur mjete dhe metoda që, sipas tij, shkelin Kushtetutën dhe çdo standard demokratik. Ai theksoi se procesi zgjedhor është shndërruar në një operacion kriminal të organizuar, ku përfshihen edhe drejtues vendorë me precedentë penalë, të cilët veprojnë si mentorë të manipulimeve zgjedhore përmes skemave të njohura si ‘treni bullgar’ dhe metoda të tjera abuzive. Berisha deklaroi se zgjedhjet nuk mund të njihen në asnjë rrethanë, pasi rezultati i tyre është i paracaktuar dhe i prodhuar në mënyrë të paligjshme.

Me pamje dhe prova Partia Demokratike denoncon masakrën elektorale që është bërë në Elbasan. Lokali i kryeplakut të fshatit Pelkisht të Peqinit, funksiononte si bazë patronazhistësh, ku ka dyshime se ndaheshin para -lekë, euro dhe paund – në këmbim të votës. Skandali bëhet edhe më i madh pasi Dervish Beqiri rezulton që ka qenë dhe vëzhgues në zgjedhje. Ka qenë vetë kandidati i PD-së në këtë qark, Blendi Himçi i cili ka kapur ‘mat’ materialet zgjedhore në këtë lokal, mes të tjerave edhe fletë votimi.  

Në një konferencë për median krah liderit të PD-së, Sali Berisha, Bledi Himçi tha se një shumë lekësh është gjetur në banak, 10 fletë votimi. Vetë lideri i PD-së tha se i takon autoriteteve të hetojnë nëse kemi të bëjmë me ‘mbushje kutie’ nga socialistët e Edi Ramës apo me skemën e ‘trenit bullgar’. ‘Ne kemi të dhëna të sigurta që janë përdorur kuti të mbushura nga Lubi Balluku por jo vetëm.. ose pastaj treni bullgar që prodhon të njëjtin efekt. Edhe në trenin bullgar, ai që të jep fletën e palos e të thotë shko hidhe.. këtu duhet ekspertizë për të dalluar nëse ishte treni bullgar apo kutia e Edi Ramës e Lubi Ballukut’ tha Berisha.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar me tone të ashpra zhvillimet e fundit lidhur me hetimet ndërkombëtare dhe ndërhyrjen e strukturave të drejtësisë në çështje të ndjeshme kriminale që lidhen me zgjedhjet në Shqipëri. Gjatë një deklarate, Berisha theksoi rolin kyç të Antimafias Italiane në zbulimin dhe ndalimin e veprimtarive kriminale që, sipas tij, janë mbështetur dhe mbrojtur nga vetë qeveria shqiptare. Ai sulmoi drejtpërdrejt prokurorin Altin Dumani, duke e akuzuar se ka bllokuar qëllimisht një operacion të përbashkët me Antimafian për të mos ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve, dhe se e ka mashtruar palën italiane për të mbrojtur eksponentë të lidhur me pushtetin.

Berisha shtoi se në mungesë të ndërhyrjes së autoriteteve italiane, persona të përfshirë në afera të rënda kriminale do të ishin sot duke festuar në luks së bashku me kryeministrin Rama. Sipas tij, kjo është një tjetër provë e kapjes së drejtësisë dhe e përfshirjes së shtetit në manipulimin e proceseve zgjedhore.

Në vijim të akuzave të forta ndaj procesit zgjedhor të 11-majit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për media, theksoi se opozita disponon të dhëna të sigurta për përdorimin e kutive të mbushura dhe të ashtuquajturit ‘tren bullgar’, si pjesë e një skeme masive manipulimi elektoral. Sipas Berishës, emra konkretë si ministrja Belinda Balluku janë të përfshirë drejtpërdrejt në këtë proces të deformimit të votës së qytetarëve, duke përdorur metoda të paligjshme për të siguruar fitoren e mazhorancës.

Në të njëjtën linjë, përfaqësuesi i opozitës Blendi Himçi ngriti shqetësime serioze mbi mosfunksionimin e skanimit të kutive në 80% të rasteve dhe ndaljen e energjisë elektrike në zona të caktuara të Elbasanit gjatë natës, gjë që, sipas tij, është bërë qëllimisht për të lehtësuar manipulimin dhe shpërndarjen e parave pa u regjistruar nga kamerat e sigurisë. Tomorr Alizoti, një tjetër përfaqësues i PD-së, shtroi pyetje retorike për praninë e fletëve të votimit dhe listave zyrtare të një institucioni shtetëror brenda një lokali privat, duke e cilësuar këtë si dëshmi flagrante të degradimit të procesit demokratik në vend.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me gazetarët bëri akuza të ashpra ndaj institucioneve të drejtësisë, duke vënë në shënjestër konkretisht SPAK-un dhe Policinë e Shtetit. Berisha ironizoi funksionimin e SPAK-ut, duke thënë se ky institucion është shndërruar në një ‘kazan të madh turshish’, ku çdo dosje që lidhet me qeverinë mbyllet pa hetim dhe futet në harresë. Në të njëjtën linjë, Berisha përmendi rastin e largimit të Elvis Doçit, duke e cilësuar si një skandal tjetër që nxjerr zbuluar bashkëpunimin mes strukturave shtetërore dhe elementëve të inkriminuar.

FJALA E PLOTE:

‘Treni bullgar’, që u aplikua gjerësisht në Shqipëri, mbeti në stacionin e Pekishtit.

Doli nga shinat dhe mbeti aty.

Pas një informacioni që deputeti i ardhshëm i Elbasanit, Blendi Himçi mori mbrëmë se në fshatin Pekisht, në bar-kafenë e kryeplakut të fshatit Dervish Beqiri, vëzhgues besnik i PS, ndodhen sasi e konsiderueshme materialesh votimi, fletë votimi, lista votimi dhe narko-euro.

Siç keni parë ju, në rastin e Kasharit, në rastin tek Astiri dhe në raste të tjera, ku paralel me qendrat e votimit ishin ngritur zyrat e ‘trenit bullgar’ nga patronazhistët, kjo pra ishte një praktikë shumë e përhapur.

Sot në mëngjes herë, zoti Himçi shkoi vetë në bar-kafenë e Dervish Beqirit, hyri brenda dhe në vendin ku ishte informuar u gjet i gjithë materiali zgjedhor që do paraqesim tani para jush.

Këto që shihni ju janë fletët e votimit, listat e votimit të gjetura, që kishin kaluar prej disa netësh dhe flinin në bar-kafenë e Dervish Beqirit.

Dervish Beqiri është vëzhgues i PS, bashkia Peqin, KZAZ me numër 45, qendrat e votimit 2292-2293.

Tani e shikoni tavolinën plot me euro, karta identiteti, bollëk i madh.

Kjo është tavolina e krimit elektoral.

Këto janë listat. Janë 117 fletë listash votimi me vula, siç e shihni.

Kjo është fytyra e vërtetë e Edi Ramës.

Krimineli në krye të bashkisë është mentori i kriminelëve të tjera për të realizuar ‘trenin bullgar’ në mënyrën më antiligjore, më antikushtetuese.

Pra kjo është fytyra e vërtetë e Edi Ramës, fytyra e vërtetë e këtyre zgjedhjeve, të cilat kurrë nuk do njihen.

Ata që mendojnë se mund të imponojnë qytetarëve shqiptarë në këtë mënyrë vullnetin e tyre dhe mund të qëndrojnë mbi karrige, gabojnë shumë, shumë rëndë.

Ka vetëm një zgjidhje, zgjidhja është emergjente, krijimi i një qeverie teknike, zhvillimi i zgjedhjeve të reja, shqiptarët votojnë të lirë.

Ky është qëndrimi ynë.

Ne kemi me qindra dokumente të pafundme të shkatërrimit, të shndërrimit të procesit zgjedhor në farsë elektorale.

Pra kjo është farsa e vërtetë elektorale dhe ne duam që shqiptarët të votojnë dhe të mos vuajnë farsën elektorale dhe pasojat e saj.

Ne do qëndrojmë me të gjithë potencialin tonë, fuqinë tonë, që shqiptarët të votojnë si qytetarë të lirë të një vendi dhe jo të përjetojnë farsa të turpshme elektorale që janë të njëjta me ato të Zimbabveve 30 vite më parë.

Besoj se e keni të qartë, e shihni vetë.

Gjithçka janë rezultate të paracaktuara.

Unë mund t’u them ju se do shihni kuti votimi në të cilat 200 fletë njëra pas tjetrës kanë të njëjtën palosje.

Ose është ‘treni bullgar’ që është e njëjta gjë pastaj.

PYETJE PERGJIGJE NGA GAZETARET:

Isa Myzyraj, OraNews: Fletët e votimit që janë transmetuar në pamje. Si bindemi ne që këto janë fletë votimi origjinale të printuara nga KQZ, apo janë fletë siç kanë bërë kandidatët për të ju treguar votuesve të tyre, se si të votojnë.

Bledi Himçi: Kjo i përket pastaj policisë shkencore për të vendosur nëse janë të kopjuara apo jo, por siç e shikoni, qoftë në llojin e materialit të fletës, ngjyrë apo gjithçka tjetër është identike. Qoftë në formatin e letrës është po i njëjtë. Nëse do ishte në formën e mundësisë për ta identifikuar apo për të treguar, mund të ishte një format A4 dhe jo me këtë lloj formati, siç është tipike fleta e votimit. Kjo edhe në qoftë false, mund të jetë situata që vazhdon përsëri bullgar sepse është i paidentifikueshëm.

Sali Berisha: Ai kurs, ai u zhvillua pikërisht për të mbuluar këtë. Se këto nuk ka sy që nuk i sheh që janë reale. Por Partia e krimit, Edi Rama për ti hapur rrugë, shteg trenit bullgar, krijoi disa fake fletë votimi, se gjoja do të mësonte socialistët si të votonin.

Këto ishin thjeshtë për të maskuar këtë akt që kanë bërë. Bashkitë kanë shpërndarë fletët e votimit tek qendrat paralele të krimit ku janë dorëzuar, ose kuti të mbushura, ose treni bullgar, ka disa mënyra realizimi i tij.

Isa Myzyraj, OraNews: Përsa i përket kontestimit që do i bëni rezultatit të zgjedhjeve. Tek diaspora ju keni orientuar numëruesit, anëtarët e KZAZ-së, që në fund të procesverbalit të shkruhet se, komisionerët nuk e njohin këtë rezultat. Ju do ta kontestoni vetëm rezultatin e diasporës, apo në të gjithë KZAZ-të në të gjithë vendin.

Sali Berisha: Tani siç e dini janë dy votime të veçanta. I diasporës është i veçantë dhe çdo votë është vlerësuar dhe do vlerësohet në përputhje me ligjin.

E njëjta gjë do bëhet me procesin e përgjithshëm, por në aspekte të tjera.

Ja për shembull, urdhëro. Çfarë tregon kjo?

Kjo tregon se në dy qendrat ose janë vendosur kuti të mbushura paraprakisht, gjë që nuk mund të jetë pa shenja. Jo, nuk ndodh pa shenja.

Ose pastaj është aplikuar ‘treni bullgar’.

Por fletët e votimit nuk mund të jenë kurrë në këtë formë jashtë qendrës së votimit.

Ato janë dhënë vetëm për këtë përdorim. Ndaj dhe është një damkosje, nuk është problemi këtu…

Është absurde të mendosh se vetëm diaspora. Çfarë do thoni ju për 20 mijë votat e ministrit të ardhshëm të Brendshëm, Arkend Balla? Sa janë vota ato të qytetarëve? A nuk është çdo votë krim aty?

Po Ani Dyrmishi?

Po grupi në Elbasan?

Po grupi në Shkodër, Korçë, Vlorë e kudo?

A nuk janë vota krimi këto?

Çfarë përfaqësojnë këto, vullnetin e qytetarëve apo vullnetin e kriminelëve të mbrojtur nga Edi Rama dhe Altin Dumani? A nuk i denoncuam 30 herë Troplinët dhe Pojën si zotërit e Portit të Durrësit? Kush i mbronte ata?

Vota në krim dhe krimi në votë, ju e dini, Altin Hajri ka marrë leje ndërtimi, personi në ndjekje. Poja disa, jo një. Ka çdo gjë të cilat groposen nga kriminelë të tipit Dumani dhe Edi Rama.

Groposen…

Çfarë mendoni ju se Antimafia Italiane e ka bërë për qëllime elektorale vonimin? Jo, ia ka vonuar Dumani për qëllime elektorale Antimafias Italiane. Ka mashtruar Antimafian Italiane si ordiner. Se kemi operacion tani, se na prish punë tani…

Dhe Poja çau ferrën.

Kush e njoftoi Elvis Doçin dhe të tjerët? Kush i njoftoi?

Këtu janë të gjithë bashkë.

Edhe ato shishet 36 mijë euro me kë i hapte Edi Rama?

Këtu bota e krimit ka kreun e organizatës, ky është Edi Rama.

Por këto janë zgjedhjet.

I them këto fjalë për të gjithë ata lakej që nga mëngjesi gjer në darkë bëjnë avokatinë e turpshme elektorale. Mercenarë të vërtetë të fjalës së lirë dhe moralit njerëzor.

Bëjnë avokatinë e dhunimit të votës.

Urdhëroni, ja ku është, faqezinj që dalin dhe mbushin studiot dhe xhepat për të bërë avokatinë e farsës së zgjedhjeve.

Kjo është farsë, është turp për çdo komb, për çdo vend.

Ermal Rizaj, SYRI TV: Ju z. Himçi telefonuat Policinë e Shtetit. A ka një akt konstatimi se çfarë gjetët në atë lokal dhe çfarë ndodhi mes jush, policisë dhe materialeve zgjedhore të gjetura në tavolinë. E keni patur komunikim me agjentë të BKH-së, apo prokurorin e përcaktuar për krimet elektorale në Elbasan.

Blendi Himçi: Faktikisht, kemi thërritur policinë e shtetit, drejtuesin e prokurorisë së Elbasanit, në lidhje me rastin në fjalë dhe kanë qenë të pranishëm policia e cila ka vepruar konform rregullave dhe kanë konstatuar siç e shikoni edhe lek të gjetura në banak, të cilit ishin lek, euro dhe paund.

Po ta shikoni janë pjesë e krimit elektoral, sepse nuk ka kuptim që të qëndrojnë euro, paundë dhe lek në të njëjtën kohë në barin e një lokali.

Këto janë ditën e sotme të konstatuar nga policia.

Aty ka karta identiteti, patenta dhe dy dokumente të cilat nuk mund të sqaroj më konkretisht se janë pjesë e sekretit hetimor.

Sali Berisha: Njëra është e Edi Ramës dhe tjera është e Arbian Mafiozit, Milioranci.

Ermal Rizaj, SYRI TV: Në komunikimin që keni pasur me zotërinë, si i ka marrë ato fletë votimi?

Bledi Himçi: Në pritshmëritë e personit për të provuar firmosjen, për të mësuar se si votohet, por nuk deklaron nëse janë fletë votimi të vlefshme, të printuara apo false. Nuk jep sqarim.

Mariglen Kume, MCN TV: Do të kërkoni materialin zgjedhor, dokumentin që printohet nga pajisja PEI, për KZAZ-në në fjalë, ku ishte vëzhgues zotëria. Në një farë mënyre për të bërë edhe identifikimin nëse personat që kanë votuar kanë edhe identifikim përmes pajisjes.
Sali Berisha:
Çdo gjë, do të zbatohet ligji. Do bëjmë çdo përpjekje të ligjshme, ligjore. Ky është një mekanizëm që flet vetë. Ose këto kanë tepruar nga mbushja e kutisë, sepse ne kemi të dhëna të sigurta që janë përdorur kuti të mbushura, posaçërisht nga Lubi Balluku, por jo vetëm. Ose pastaj, treni bullgar që prodhon të njëjtin efekt.

Sepse edhe në trenin bullgar, e palos dhe të thotë shko e hidhe në kuti kështu. Është i njëjti efekti dhe këtu pastaj duhet një ekspertizë e hollë për të dalluar nëse ishte treni bullgar, apo kutia e Edi Ramës, Lubi Ballukut.

Mariglen Kume, MCNTV: A keni ju informacione, a përkon numri i fletëve të shkëputura, të dalë me procesverbal me numrin e qytetarëve të cilët kanë votuar. Pasi nëse ato fletë votimit janë të vlefshme dhe janë shkëputur nga procesverbali që merr KZAZ, i bie që numri i fletëvotimeve të tërhequra të jetë më shumë se sa numri u fletëve të gjetur në kutitë e votimit.

Blendi Himçi: Në 80% të rasteve nga KZAZ-të nuk ka arritur dot të bëhet skanimi i kutive. Mjafton ky fakt që nuk është bërë skanimi i kutive, dhe ju të kuptoni se mund të jenë kuti krejt të ndryshe nga ato të paskanuara.

Çfarë ka ndodhur në Elbasan. Në orën 8 të darkës deri në 6 të mëngjesit, për 6 komunat poshtë Shkumbimit që janë pjesë e Bashkisë së Elbasanit, Shirgjan, Gjergjan, Tregtan, Shushicë, Gjinar, Zavalinë janë hequr dritat, ditën e shtunë duke gdhirë e dielë.

Të na shpjegojë, Belinda Balluku, drejtori i OSHEE-së, kush ka qenë shkaku i këtyre i heqjes së dritave, që të livznin fare lirshëm makinat, për ndarjen e lekëve e të mos kishte pamje filmike për to.

Sali Berisha: Pra të grabisim me çdo çmim zgjedhjet, i garantoj se do të mbrojmë me çdo çmim votën.

Tomorr Alizoti: Le të shkojmë pak llogjikë, ç’duan fletët e votimit, lista me vulë e një institucioni shtetëror në një lokal. Ne nuk jemi hetues, ne jemi njerëz që bëjmë politikë. Kjo është për të treguar nivelin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Ju si njerëz, si media që mbani perceptimin e lartë demokratik, bashkë me ne duhet të jeni të shqetësuar, ç’duan fletët e votimit, listat e institucionit shtetëror, në një lokal çfarë duan. Na japin këto rezultate të cilat përngjajnë me kohën e Maos dhe Koresë së Veriut.

Kjo është logjika, çfarë duan këto në një lokal. Dhe këto janë ato që janë kapur sot, po sa mund të jenë në të gjithë Elbasanin, në të gjithë Shqipërinë, të pakapura.

Ermal Rizaj, SYRI TV: Këto fletë votimi kishin vula?

Blendi Himçi: Unë nuk kam parë vula se nuk e kam kthyer nga mbrapa, por më duket se vula nuk kishin.

Anton Kello, ABCNews: Z. Berisha, ditën e djeshme keni përgëzuar antimafian italiane për operacionin ‘Ura’, ndërsa sot ju akuzoni SPAK se ka gënjyer antimafian italiane. Sipas jush, çfarë nuk shkoi tek ai operacion?

Sali Berisha: E kam përgëzuar dhe prapë e përgëzoj sot Antimafian Italiane. Se po të mos qe Antimafia Italiane, Elvis Doçi dhe gjithë ajo kompani do ishin duke pirë verë Romanee Conti me Edi Ramën. Ta keni të qartë këtë.

Sot, po, sepse Altin Doçi, Poja i Skapit, deklaroi dje se e kishim vendosur me Antimafien Italiane që të mos i arrestonim në kohën kur ata kërkuan, çka tregoi se ai ka mashtruar Antimafien vetëm e vetëm që kryekrimineli i Durrësit, Ergys Agasi me bandën e tij nga Edi Rama, të kryenin operacionin elektoral që kryen.

Dje, Altin Doçi zhveshi veten lakuriq para shqiptarëve.

Po në qoftë se ishte qëllimi i Antimafies Italiane shtyrja, nuk nxirrte lajmërimin e gjykatës Antimafia Italiane.

Ai nxori vendimet, ai solli vendimet dhe ky në emër të Edi Ramës i kërkoi leje se meqë kemi një operacion tani… të mos i arrestojmë se na duhen për votat.

Ata natyrisht kanë thënë mbikëqyreni dhe ata u thanë mirupafshim pasi mbaroi misioni.

Nuk ka gjë më të turpshme.

Sot në vend të tij duhet të ishte Altin Dumani.

Duhet të ishte Altin Dumani në vend të Pojës sepse tregoi se ka bllokuar operacionin dhe natyrisht ai do marrë një dekoratë nga Edi Rama për përmbushjen e mirë të misionit që i bëri.

Isa Myzyraj, OraNews: A keni marrë shqetësime nga KZAZ-ja, sepse juve ju takon kryetari apo zv/kryetari?

Blendi Himçi: Këtu është fakti, ju kërkoni gjurmët.

Isa Myzyraj, OraNews: A i keni denoncuar në SPAK këto video, a i keni çuar në strukturën antikorrupsion.

Sali Berisha: Bëjnë shaka. E ka marrë vesh çdo shqiptar, që ata i fusin në turshi. Kanë hapur ca kazanë të mëdhenj që i fusin në turishi. Çdo dosje për qeverinë e fusin aty.

Ngjarja është e sotme, siç e pe. Policinë e thirri, policia erdhi, mbajti procesverbalin. Natyrisht do të ndiqet rruga ligjore. Por kjo është shumë e qartë.

Këtu nuk ka dalim Spaku me bandën dhe banda me Spakun. Gjersa kur Elvis Doçi, iku, e përcollën. U thanë se do e arrestojmë pas nja 3 muajsh se kemi një operacion, kemi ca biseda me të.

Tomor Alizoti: Policia vjen zakonisht pas zgjedhjeve, se gjatë zgjedhjeve nuk ka ardhur.

Sali Berisha: Kishte urdhër nga drejtor Matrixi, drejtori i Përgjithshëm i policisë, Ilir Matrixi.

E dini se çfarë i tha një prokuror italian dje Ilir Matrixit dje në korridor, e morët vesh. Hë tha, ai shoku yt iku, i tha, për Elvis Doçin. Iku tha ai, e dinte që janë miq.

Miq të ngushë me Prodën.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale