Dule: Kjo marrëveshje nënshkruhet në kushtet ku në vendin tonë demokracia, shteti i së drejtës, të drejtat dhe liritë janë në intubim.

Dëshiroj edhe unë nga ana ime që të shpreh kënaqësinë e Marrëveshjes me Dr.Berishën dhe PD, dhe për më tej me Opozitën e Bashkuar për zgjedhjet e pushtetit vendor në 14 maj.

Është një bashkëpunim i hershëm me PD, dhe në shumë drejtime i suksseshëm, si në opozitë, ashtu edhe në qeverisje. Do të veçoja bashkëpunimin e vitit 2005-2009 që për këdo ky është objektiv dhe vlerësim. Është një nga qeverisjet 4-vjeçare më të suksseshme në këtë vend. Kjo marrëveshje nënshkruhet në kushtet ku në vendin tonë, dhe askush nuk mund t’i fshihet këtij realiteti ku demokracia, shteti i së drejtës, të drejtat dhe liritë janë në intubim.

Me të gjitha risqet që një gjendje e tillë klinike përfshin në organizimin për shtetin dhe demokracinë në vendin tonë.

Rruga është e gjatë, është e vështirë, por na garanton fitore. Ne me këtë marrëveshje synojmë që komuniteteve lokale t’u sjellim kandidaturat më të denja që do të punojnë për komunitetin dhe që janë zgjedhje e komunitetit. Primaret në këtë drejtim që solli PD ishin një risi dhe një realitet tashmë i pakthyeshëm që do të shënojë aktivitetin e çdo force politike që realisht do të ruajë kontaktin me qytetarin dhe komunitetin.

Së dyti, ne do të sjellim programe konkrete, dhe jo të përgjithshme për cdo komunitet, programe të cilat do të ofrojnë zgjidhje për shqetësimet, problematikat dhe problemet lokale.

Dhe së treti, nuk mund t’i shmanget karakterit referendar zgjedhjet e 2014. Bashkëpunimi ynë, me të gjitha forcat e tjera opozitare, me të gjithë politikanët dhe aktivistët që realisht kërkojnë demokraci dhe të drejta në vendin tonë.

Do të sjellim në 14 maj në çdo derë të shoqërisë së vendit mesazhin se ata mund të ndryshojnë fatin e tyre të jetës së tyre, të ardhmen e familjeve të tyre. Duke qenë të qartë në vizionin tonë dhe duke u drejtuar çdo qytetari të këtij vendi, çdo komuniteti dhe mbarë shoqërisë ne besojmë se mund të arrijmë që të motivojmë të gjitha ato energji që duhen me qëlllim që 14 maji të jetë një pikë e rëndësishme kthese për mbarësi dhe për përparim. Ju faleminderit!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale